Ne epoken e e-commerce nje subjekt vendos qe edhe ai te implementoj shitjet online. Per kete qellim biznesi vendos te prezantohet online nepermjet nje faqe interneti. Ne kete proces kujdeset qe te implementoj elementet e nevojshem te SEO per tu bere sa me prezent neper motoret e kerkimit. Njekohesisht linkut te faqes i behet reklam edhe neper media sociale.
Hapi tjeter i rradhes eshte instalimi i e-commerce ne faqen e internetit. Ne kete moment ajo qe merr rendesi eshte siguria SSL e faqes suaj e cila do ju prezantoj online.
Ne kete menyre subjekti ka vendosur te mos perdori nje platforme e cila eshte gati por te krijoj dhe menaxhoj platformen e personalizuar.
Prej ketij momenti firma fillon te krijoj dhe pershkruaj produktet e saj duke vendosur te gjithe informacionin e nevojshem.
Deri ne kete moment eshte realizuar prezantimi i subjektit tek klienti.
Pyetja qe lind eshte se si do te realizohet pagesa dhe se si parate do te shkojne nga klienti tek biznesi?
Ne fillim duhet te klasifikojme shitjet ne dy lloje:
1-Shitje jashte vendit. Ne kete rast pavaresisht se ne eksportet shqiptare tvsh eshte 0%, duhet te jemi te kujdesshem per skemen e aplikimit nderkombetarisht te tvsh per mallrat dhe sherbimet.
2-Shitje brenda vendit. Ne varesi te pergjegjesise tatimore mbi tvsh, subjektet do te aplikojne ose jo tvsh per mallrat dhe sherbimet.
Ne shitjet brenda vendit rekomandohet nje analize e kujdesshme e procesit te shitjes.
Ne fillim klienti shikon produktin ne SHOP Online qe subjekti aplikon ne faqen e tij dhe menjehere mund te beje porosine perkatese.
Per menyren e pageses paraqiten disa raste:
a- Parapagim. Ne Shop online klientit i shfaqet porosia ku zgjedh ta paguaj me banke nepermejt formes parapagim. Ne kete menyre klienti mund te paguaj ne banke fizikisht ose nepermjet e-banking, nderkohe qe subjekti ka marre menjehere porosine per mallrat ose sherbimet e porositura. Ne kete rast subjekti duhet te leshoj fature parapagimi per pagesen e derguar ne banke. Ndersa ne momentin e dergimit te mallit ose ofrimit te sherbimit do te dergoj perseri nje fature te fiskalizuar ne vleren zero (0).
b- Sistemi i pagesave elekronike.
I- Subjekti mund te vendosi te perdori menyra pagesa nepermjet: MoneyGram, Wester Union etj. Ne kete rast online klienti do te beje porosine online, ndersa pagesa do te realizohet nepermjet njeres prej ketyre menyrave. Arketimi i parave do te konsiderohet si shitje me para ne dore. Ne kete me marrjen e porosise kemi dy nen raste. Se pari. Mund te leshohet fature shitje e fiskalizuar me para ne dore
Se dyti. Mund te leshohet fature shitje e fiskalizuar si parapagim me para ne dore. Ne nje moment tjeter te furnizimit me mall ose sherbim mund te leshohet fatura tjeter me vlere 0.
II-Kartat e debitit dhe te kreditit. Ne kete rast klienti do te beje online porosine dhe po ne te njejten menyre do te beje pagesen. Pagesa me karte do te vleresohet si shitje me para ne dore per subjektin shites.
III-Ndermjetesuesit e transfertave te parave. Mund te evidentojme paysera, easypay etj. Keto luajne rolin e ndermjetesve financiar duke u prezantuar si banka ne formatin online.
Ne kete rast klienti pasi bene porosine dhe ka celur me perpara nje llogari personale ne paysera mund te paguaj direkt subjektin ku blen ne llogarine perkatese ne paysera.
Ne kete rast subjekti shites mund te veproje ne dy menyra: Rasti1. Leshon fature te fiskalizuar ne vleren e produktit ose sherbimit te shitur Rasti2. Ne fillim nje fature parapagimi te fiskalizuar ne vleren perkatese te shitjes dhe pas nje fature tjeter te fiskalizuar ne vlere 0.
Ne proces