
📅 Dita 3-Workshop
Tema3 : Qarkullimi financiar i përditshëm: Blerje, Shitje, Arka dhe Banka
Rregjistrimi: Kliko këtu
Programi
- 1. Dita 1. Prezantimi i programit Parid SS – Rëndësia dhe përdorimet në praktikën e përditshme të hotelit
- 2.Dita 2. Bilanci Fillestar dhe Regjistrimet Themelore
- 3.Dita 3. Qarkullimi financiar i përditshëm: Blerje, Shitje, Arka dhe Banka
- 4.Dita 4. Menaxhimi i Njësive të Shërbimit: Hoteli, Bar dhe Restoranti
Dita e tretë i kushtohet proceseve të përditshme financiare që ndodhin në çdo strukturë hotelerie, duke përfshirë blerjet nga furnitorët, shitjet te klientët, si dhe menaxhimin e arkës dhe bankës. Kjo është një nga ditët më praktike të workshop-it, ku pjesëmarrësit do të përvetësojnë mënyrën se si të regjistrojnë dhe ndjekin çdo fluks financiar.
🔹 Çfarë do të përfshihet?
-
Regjistrimi i blerjeve me dhe pa fature
-
Regjistrimi i shitjeve të shërbimeve (akomodim, bar, restorant)
-
Dokumentimi i pagesave me para në dorë dhe përmes bankës
-
Menaxhimi i arkës hoteliere dhe lidhja me faturimin e klientëve
-
Regjistrimi i pagesave të avansuara, kthimeve apo transaksioneve të përziera
🔹 Pjesa praktike:
-
Hedhja e një cikli të plotë transaksionesh ditore në sistem
-
Lidhja e veprimeve me llogaritë kontabël për pasqyrimin korrekt në bilanc
-
Gjenerimi i librave të arkës dhe bankës
🔹 Objektivi i ditës:
-
Të krijojmë aftësinë për të menaxhuar qarkullimin e plotë financiar të një hoteli brenda sistemit Parid SS, me korrektësi kontabël dhe përputhshmëri fiskale.