📅  Dita 4-Workshop 

Tema4 : Menaxhimi i Njësive të Shërbimit: Hoteli, Bar dhe Restoranti

📌Rregjistrimi: Kliko këtu 

📌Programi

  • 1. Dita 1. Prezantimi i programit Parid SS – Rëndësia dhe përdorimet në praktikën e përditshme të hotelit
  • 2.Dita 2. Bilanci Fillestar dhe Regjistrimet Themelore
  • 3.Dita 3. Qarkullimi financiar i përditshëm: Blerje, Shitje, Arka dhe Banka
  • 4.Dita 4. Menaxhimi i Njësive të Shërbimit: Hoteli, Bar dhe Restoranti

 


Në këtë ditë, pjesëmarrësit do të trajtojnë mënyrën e menaxhimit të njësive kryesore të një strukture hoteliere: akomodimi (dhomat), shërbimet e barit dhe restorantit. Përdorimi i drejtë i moduleve përkatëse në Parid SS është kyç për kontrollin financiar, operativ dhe fiskal të çdo hoteli.

🔹 Çfarë përfshihet në këtë ditë?

  • Menaxhimi i dhomave: regjistrimi i rezervimeve, akomodimeve, çmimeve dhe shërbimeve shtesë

  • Bar dhe Restorant: shitje të produkteve, lidhja me magazinat dhe kontrolli i qarkullimit

  • Integrimi i shërbimeve të ndryshme në një sistem të vetëm

🔹 Raportet përkatëse që do të gjenerohen dhe analizohen:

  • Raporti ditor i dhomave dhe i qarkullimit të klientëve

  • Shitjet në bar/restorant sipas artikujve dhe kategorive

  • Stoku dhe konsumi i produkteve

  • Raporte të përgjithshme dhe të detajuara për menaxhim të brendshëm

🔹 Seanca praktike:

  • Simulimi i një dite pune në një hotel: check-in, konsumim në restorant/bar, check-out dhe përllogaritje finale

  • Gjenerimi dhe interpretimi i raporteve për administratën dhe për kontabilitetin

🔹 Qëllimi i ditës:

  • Të pajisim pjesëmarrësit me aftësinë për të ndjekur në kohë reale të gjithë aktivitetin e hotelit dhe njësive të tij ndihmëse përmes moduleve të dedikuara në Parid SS.

00
days
00
hours
00
minutes
00
seconds

Details

Topic: Workshop- Dita 4
Hosted By: Trajnimi Im
Start: 05/24/2025 10:00 AM
Category: Workshop
Duration: 2 hours 30 minutes
Current Timezone: Europe/Rome

Note: Countdown time is shown based on your local timezone.