NE JEMI TË FOKUSUAR TEK CILËSIA
Proçesi i trajnimit të kursantëve është një proçes shumë i rëndësishëm. Kursantët mund të jenë studentët, ekonomistët e sapo diplomuar, ekonomistët në hapat e para, ekonomistët e punësuar në biznese, kontabilist, ekspert kontabël dhe administratorët e biznesevë. Në fillim të gjithë aplikuesit kalojne në proçesin e seleksionimit për trajnim.
Në këtë mënyrë ne informohemi për individët të cilët do të trajnojmë, përgatisim ofertën financiare dhe fillojmë me shumë përkushtim proçesin e trajnimit.
Hapat e nevojshëm për të filluar kursin:
1- RREGJISTRIMI.
a-Cilët mund të rregjistrohen në kurse?
Kursi mund të zhvillohet prej fillestarëve, ekonomistëve të firmave, administratoreve, ekonomistëve të institucioneve dhe OJF , kontabilistëve dhe ekspertëve kontabël.
b-Si mund të rregjistrohem për kursin ?
Kursantet ne fillim rregjistrohen per kursin
- a) Sekretari Online, kliko ketu
- b) Whatsapp, kliko ketu
Shënim: Për shkak të ngarkesave REKOMANDOHET të shkruani në të dy format e mësipërme dhe do të përgjigjemi shumë shpejt
2-PROGRAMI DHE ÇMIMI.
Kursantët në fillim informohen për :
- a) Programin e kursit,shiko ketu…
- b) Çmimet e trajnimeve. Komunikoni ketu…
- c) Koha plan e fillimit dhe perfundimit te kursit.
3– FORMULARET E TRAJNIMIT.
Individet të cilët zgjedhin të trajnohen duhet të plotësoj Formularët e Trajnimit , kur ai i kërkohet prej specialistit të qendrës..
4-TEST PRANIMI.
Individëve sipas rastit në fillim ju zhvillohet “Test pranimi“. Në testet e pranimit përfshihen : teste informatike, teste numerike, teste emocionale dhe teste kontabiliteti.
Në rastet kur informacioni i grumbulluar nga:
- a-Formulari i Trajnimit
- b-Komunikimi direkt me kursantët
sigurojnë informacionin e mjaftueshëm për të njohur kursantin, atëherë testet mund të mos zhvillohen.
Shënim: Ekonomistët e firmave, kontabilistët dhe ekspertet kontabël mund te përjashtohen nga proçesi i testimit.
5-OFERTA FINANCIARE.
Ne rekomandojme që leximi i programit, çmimeve dhe mënyrave të pagesës, rregullores dhe plotësimi i formularit të trajnimit të realizohen me shumë kujdes. Çdo informacion i plotesuar ka efekt të drejtëpërdrejtë në “Ofertën financiare” e cila do t’ju prezantohet.
6-FORMAT E ZHVILLIMIT TË TRAJNIMIT.
Zhvillimi i kursit është një proçes shumë i rëndësishëm për ne. Ju mund të zgjidhni të zhvilloni kursin në njërën prej formave : Kurse të dedikuar, Klasa të vogla, Klasa të mëdha ose në Webinar.
- Konsulenca fillestare per te zgjedhur formen e duhur te trajnimit eshte FALAS.
- Ne cdo forme trajnimi ka nje metodologji te caktuar pune e cila garanton suksesin tuaj ne trajnim
- Si nje aktivitet formal ne ditet e festave zyrtare ne jemi PUSHIM. Per kerkesa speciale per te punuar ne keto dite, atehere ato shoqerohen me tarife shtese ditore.
- Oraret rakordohen dhe konfirmohen rregullisht. Nese individet MUNGOJNE per orare te konfirmuara paraprakisht, atehere aplikohen tarifa shtese mbi planin financiar te rakorduar me perpara.
- Nese mungesat vijne nga ana e qendres atehere : 1- Juve do ju dergohen video per te ndjekur ceshtjen perkatese 2- Seanca do te zhvillohet ne periudhe te mepasshme 3- Ju nuk do te tarifoheni shtese
- Individet qe humbasin seanca : 1-Mund te ndjekin video qe ju dergojme 2-Mund te rindjekin kursin perseri duke ju bashkuar nje klase tjeter
- Rindjekja e kurseve per individet te cilet jane korrekt ne trajnim eshte FALAS, ndersa per individet te cilet kane zhvilluar mungesa shoqerohet me pagese.
- Kurset kane periudhe fillimi dhe periudhe mbarimi. Nese individet shkeputen per arsye te ndryshme, do te mund ta rifillojne trajnimin por do ti nenshtrohen nje tarifimi te ri.
- Individe te cilet nuk kane njohuri ekonomike do e fillojne trajnimin me video (klase dixhitale). Vetem pasi te kene perfunduar kete rrugetim do te mund te negociojme per nivele te tjera dhe ceshtje te tjera.
7-TESTIMI FINAL.
Në përfundim të trajnimit kursantët do të zhvillojnë “Testimi final” i cili shërben si bazë për çertifikimin tuaj.
8. ÇERTIFIKIMI.
Ne perfundim te trajnimit kursantet paisen me certifikaten e trajnimit. Shiko me shume info per certifikimin