ELIF ENTERPRISE
Elif Enterprise eshte nje Program per Financat dhe Kontabilitetin i 2RMLab i Ceritifikuar nga AKSHI per Fiskalizimin e Shitjeve me para ne dore (B2C) , Shitjeve pa para ne dore (B2B) si edhe per Shitjeve B2G.
Programi i Kursit përElif Enterprise
I-Bilanci fillestar dhe sistemet e informacionit kontabël
1.Momente kyce të zhvillimit të kontabilitetit dhe sistemeve kontabël të informacionit.
2.Rëndësia e sistemeve të informacionit për zhvillimin e biznesit.
3.Komponentët e sistemit të informacionit të kontabilitetit_Pjesa1.
4.Komponentët e sistemit të informacionit të kontabilitetit_Pjesa2.
5. Hartimi i bilancit fillestar
- ✅Identifikimin dhe regjistrimin e aseteve fillestare (paratë në bankë, inventari, makineritë etj.).
- ✅Regjistrimin e detyrimeve fillestare (kreditë, borxhet ndaj furnitorëve etj.).
- ✅Llogaritjen e kapitalit fillestar sipas formulës: Kapitali = Asetet – Detyrimet
6. Rregjistrimi i bilancit fillestar ne programin Financa 5 Standard.
- ✅Çelja e ndërmarrjes në sistem dhe konfigurimi i parametrave fillestarë.
- ✅Regjistrimi i aseteve dhe detyrimeve sipas vlerave përkatëse.
- ✅Vendosja e kursit të këmbimit për monedhat e huaja.
- ✅Gjenerimi i bilancit fillestar dhe kontrolli i përputhshmërisë së tij.
7. Raportet shoqeruese te bilancit fillestar
- ✅Bilanci i Gjendjes – Pasqyrimi i aseteve, detyrimeve dhe kapitalit në një moment të caktuar.
- ✅Verifikuesit – Raporte verifikues të arkës,bankës, blerjeve, shitjeve.
- ✅Gjendja e inventarëve – Inventarët fillestar në magazinë.
II-Niveli Bazë për Elif Enterprise.
1. Administrimi i Artikujve
✅ Krijimi dhe regjistrimi i artikujve në sistemin kontabël
✅ Kategorizimi i artikujve sipas natyrës dhe funksionit
2. Inventari Fillestar
✅ Regjistrimi i inventarit fillestar të mallrave
✅ Kategorizimi sipas llojit dhe vlerës financiare
3. Administrimi i Llogarive Bankare dhe Arkave
✅ Hapja dhe konfigurimi i llogarive bankare në sistem
✅ Administrimi dhe kontrolli i arkave fizike
4. Regjistrimi i Klientëve dhe Furnitorëve
✅ Krijimi dhe menaxhimi i të dhënave të klientëve dhe furnitorëve
✅ Klasifikimi sipas marrëdhënieve tregtare dhe analizimi i borxheve
5. Kursi i Këmbimit dhe Bilanci Fillestar
✅ Llogaritja dhe aplikimi i kursit të këmbimit për transaksionet valutore
✅ Përcaktimi i bilancit fillestar financiar dhe përgatitja e tij
6. Bilanci Kontabël dhe Raportet Financiare
✅ Përgatitja dhe analizimi i bilancit kontabël
✅ Gjenerimi i raporteve financiare të detajuara
7. Procesimi i Blerjeve në Lek
✅ Regjistrimi i blerjeve të mallrave dhe shërbimeve
✅ Llogaritja e TVSH-së dhe trajtimi i shpenzimeve të tjera
8. Procesimi i Shitjeve në Lek
✅ Regjistrimi i të ardhurave nga shitjet
✅ Llogaritja e TVSH-së dhe përpunimi i faturave të shitjes
9. Regjistrime Bankare në Lek
✅ Regjistrimi i pagesave dhe arkëtimeve përmes bankës
✅ Pajtimi i llogarive bankare me pasqyrat financiare
10. Regjistrime Arkëtare në Lek
✅ Administrimi i transaksioneve me para në dorë
✅ Dokumentimi dhe rregjistrimi i arkëtimeve dhe pagesave nga arka
11. Blerjet dhe Pagesat në Monedha të Huaja
✅ Regjistrimi i blerjeve në valutë të huaj
✅ Aplikimi i kursit të këmbimit dhe ndikimi i tij në financa
12. Shitjet dhe Arkëtimet në Monedha të Huaja
✅ Regjistrimi i shitjeve dhe arkëtimeve në valutë të huaj
✅ Ndikimi i ndryshimeve të kursit të këmbimit dhe raportimi
13. Menaxhimi i Ofertave, Konvertimeve dhe Stornimeve
✅ Krijimi dhe menaxhimi i ofertave tregtare
✅ Stornimi dhe korrigjimi i transaksioneve
✅ Regjistrimi dhe kontrolli i arkëtimeve dhe pagesave
14. Menaxhimi i Porosive dhe Proformave
✅ Procedurat për krijimin e porosive dhe proformave
✅ Konvertimi dhe stornimi i dokumenteve financiare
15. Menaxhimi i Porosive për Furnizim dhe Blerjet
✅ Krijimi dhe administrimi i porosive për furnizim
✅ Trajtimi kontabël i blerjeve dhe pagesave
✅ Rregullimi dhe administrimi i stornimeve financiare
III- NIVELI MESATAR NË ELIF ENTERPRISE
.
1. Veprimet Sistemuese për TVSH
- ✅Rasti kur marrim TVSH: Regjistrimi i TVSH-së së zbritshme për blerjet e bëra nga subjekti.
- ✅Rasti kur paguajmë TVSH: Llogaritja dhe regjistrimi i TVSH-së së pagueshme për shitjet e kryera.
- ✅Rasti kompleks: Trajtimi i rasteve me kombinime të ndryshme të TVSH-së.
2. Menaxhimi i Inventarëve në Subjekt
- ✅Çmimi mesatar: Metoda e llogaritjes së kostos mesatare për inventarin.
- ✅Metoda FIFO (First-In, First-Out): Parimi i përdorimit të mallrave më të vjetër në stok para atyre më të rinjve.
- ✅Regjistrimi kontabël dhe ndikimi në pasqyrat financiare.
3. Shitjet nga Makina në Lëvizje dhe Dyqanet
- ✅Procedurat dhe regjistrimet kontabël për shitjet e kryera në terren.
- ✅Menaxhimi i stoqeve dhe raportimi i të ardhurave.
- ✅Kontrolli i faturimit dhe pajisjeve fiskale.
4. Lëvizja e Parave Midis Arkave të Ndryshme dhe Bankave
- ✅Rasti i personit fizik: Procedurat për transfertat dhe regjistrimet e fondeve personale.
- ✅Rasti i sh.p.k.: Trajtimi i lëvizjeve të fondeve në një subjekt juridik dhe përputhja me rregullat ligjore.
- ✅Dokumentimi dhe pasqyrimi në kontabilitet.
5. Veprimet në Monedha të Huaja
- ✅Regjistrimi i transaksioneve në valutë të huaj.
- ✅Llogaritja e kursit të këmbimit dhe ndikimi në pasqyrat financiare.
- ✅Trajtimi i fitimeve dhe humbjeve nga kursi i këmbimit.
6. Blerjet e Tjera
- ✅Klasifikimi dhe regjistrimi i blerjeve jashtë inventarit.
- ✅Efekti tatimor dhe trajtimi i TVSH-së për këto blerje.
- ✅Dokumentimi dhe auditimi i shpenzimeve.
7. Recepturat e Produkteve
- ✅Krijimi dhe menaxhimi i recepturave për prodhimin e mallrave.
- ✅Llogaritja e kostos për njësi produkti.
- ✅Trajtimi kontabël i lëndëve të para dhe produkteve përfundimtare.
8. Listëpagesa Mujore dhe Pagesat Përkatëse
- ✅Përgatitja dhe regjistrimi i listëpagesave.
- ✅Trajtimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe tatimit mbi pagën.
- ✅Dokumentimi dhe procedurat ligjore për pagesat e punonjësve.
IV – Niveli i Avancuar në Elif Enterprise
1. Blerjet nga Importi dhe Fleta Doganore
- ✅Procedurat doganore dhe dokumentacioni i nevojshëm
- ✅Llogaritja e detyrimeve doganore dhe tatimore
- ✅Regjistrimi kontabël i importeve
2. Prodhimi i Produkteve
- ✅Kostot e prodhimit dhe ndarja e tyre
- ✅Regjistrimi kontabël i lëndëve të para dhe produkteve të gatshme
- ✅Raportimi financiar në sektorin e prodhimit
3. AAGJ dhe Amortizimet e Tyre
- ✅Aktivet afatgjata dhe klasifikimi i tyre
- ✅Metodat e amortizimit dhe llogaritja e tij
- ✅Efekti i amortizimit në pasqyrat financiare
4. Parapagimet e Tatimit në Burim
- ✅Çfarë janë parapagimet dhe si llogariten
- ✅Regjistrimi kontabël i parapagimeve
- ✅Procedurat për kthimin ose kompensimin e tyre
5. Selfcare dhe Financa 5 Standard
- ✅Përdorimi i Financa 5 Standard në menaxhimin financiar
- ✅Funksionalitetet kryesore dhe integrimi i sistemit
- ✅Monitorimi i gjendjes financiare përmes Selfcare
6. Kodi NACE dhe Financa 5 Standard
- ✅Çfarë është kodi NACE dhe si aplikohet në biznese
- ✅Ndikimi i kodit NACE në llogaritjen tatimore
- ✅Përdorimi i Financa 5 Standard për kategorizimin e aktiviteteve
7. Regjistrimet e Gjobave, Pritje-Përcjellje etj.
- ✅Klasifikimi dhe regjistrimi kontabël i gjobave
- ✅Shpenzimet e pritjeve dhe përcjelljeve në kontabilitet
- ✅Trajtimi tatimor i këtyre shpenzimeve
8. Parapagimet dhe Regjistrimet Përkatëse
- ✅Llojet e parapagimeve dhe ndikimi i tyre në financa
- ✅Regjistrimi kontabël i parapagimeve
- ✅Përputhshmëria me standardet kontabël dhe tatimore
9. Bilanci Final, Fitimi Kontabël dhe Fitimi Fiskal
- ✅Procesi i përgatitjes së bilancit final
- ✅Diferenca mes fitimit kontabël dhe fitimit fiskal
- ✅Rregulloret dhe ligjet mbi fitimin fiskal
V- Power BI dhe Elif Enterprise
Përdorimi i Power BI në kombinim me Elif Enterprise ofron një mënyrë të fuqishme për të analizuar dhe vizualizuar të dhënat financiare dhe kontabël. Trajnimi përfshin:
Shkarkimi i raporteve nga Elif Enterprise
Instalimi dhe konfigurimi i Power BI
Importimi dhe përpunimi i të dhënave nga Elif Enterprise në Power BI
Krijimi i vizualizimeve të personalizuara për analizën financiare dhe operacionale
Automatizimi dhe përditësimi i të dhënave në Power BI për monitorim të vazhdueshëm
Për të mësuar më shumë rreth përdorimit të Power BI dhe integrimit të tij me sisteme të tjera, mund të ndiqni trajnimin e ofruar nga Trajnimi Im. Ky kurs ofrohet në tri nivele: fillestar, mesatar dhe i avancuar, duke u përshtatur me nevojat dhe nivelin tuaj të njohurive.Trajnimi Im
Për më shumë informacione mbi integrimin e Power BI me platforma të tjera, mund të konsultohemi se bashku, duke ofruar një zgjidhje të shpejtë dhe efektive për analizën e të dhënave të biznesit.
VI-Përdorimi i AI dhe Elif Enterprise
.
Përparimet në Inteligjencën Artificiale (AI) mundësojnë një analizë më të thelluar të të dhënave financiare dhe operacionale. Ky modul përfshin:
Ekstraktimin dhe përpunimin e të dhënave nga Elif Enterprise
Aplikimin e AI për analizë të avancuar të të dhënave dhe nxjerrjen e modeleve financiare
Përdorimin e algoritmeve të AI për të identifikuar tendenca dhe për të mbështetur vendimmarrjen strategjike
Integrimi i Inteligjencës Artificiale (AI) në programin Elif Enterprise mund të sjellë përfitime të konsiderueshme për biznesin tuaj. Ja disa fusha ku AI mund të kontribuojë:
-
Automatizimi i proceseve: AI mund të automatizojë detyra rutinë dhe të përsëritura, duke rritur efikasitetin dhe duke reduktuar mundësinë e gabimeve njerëzore.
-
Analiza e të dhënave: Mjetet e AI-së mund të analizojnë sasi të mëdha të dhënash për të identifikuar trende, modele dhe për të parashikuar zhvillime të ardhshme, duke ndihmuar në marrjen e vendimeve strategjike.
-
Përmirësimi i përvojës së klientit: Sistemet e AI-së, si chatbot-et, mund të ofrojnë mbështetje 24/7 për klientët, duke u përgjigjur pyetjeve dhe duke zgjidhur probleme në kohë reale.
-
Menaxhimi i riskut: IA mund të identifikojë dhe vlerësojë rreziqet potenciale në operacionet e biznesit, duke ndihmuar në zhvillimin e strategjive për t’i menaxhuar ato.
VII-Çështje specifike për Elif Enterprise.
- ✅ Implementim fillestar ne Elif Enterprise.
- ✅Aktivet afatgjata, shitje, përmirësime, mirëmbajtje
- ✅Listëpagesat. Llogaritjet dhe rregjistrimet përkatëse.
- ✅-Prodhimi i produkteve. Skemat kontabël dhe rregjistrimet përkatëse.
- ✅Inventarët e bizneseve.
- ✅Importet e mallrave dhe rregjistrimet e efekteve doganore.
- ✅Veprimet sistemuese për tvsh-në.
- ✅Hartimi i pasqyrave financiare.
- ✅Analiza e raporteve.
- ✅ Mbyllja e vitit ushtrimor.
- ✅Deklarata e tatim fitimit.
- ✅ Eksportet e mallrave dhe rregjistrimet përkatëse në program.
- ✅Veprimet me kapitalin e ortakëve në program.
- ✅Kostot e inventarëve. Analizat e ndryshme, llogaritjet dhe rregjistrimet në program.
- ✅ Tatim taksa. Rregjistrimet dhe pagesat.
- ✅ Notë debiti, anullime, kthime, notë krediti.
- ✅ Kredi bankare. Rregjistrimet e kredisë dhe pagesat e kësteve.
- ✅Overdrafti. Rregjistrimi i overdraftit dhe pagesat e komisioneve.
- ✅Rivlerësim zërash monetar.
- ✅ Sektori i ndërtimit nëpërmjet Elif Enterprise.
- ✅ Importet e shërbimeve. Pagesa e tvsh-së. Tatimi në burim. Rregjistrimet përkatese në kontabilitet, selfcare dhe e-tax.
V-CESHTJE SPECIFIKE PER TRAJNIME.
- 1- IMPLEMENTIMI FILLESTAR
- 2-AKTIVET AFATGJATA, SHITJE; PERMIRESIM, MIREMBAJTJE
- 3-LISTEPAGESAT
- 4-PRODHIMI
- 5-INVENTARET
- 6-IMPORTET DHE RREGJISTRIMET E EFEKTEVE DOGANORE
- 7-VEPRIMET SISTEMUESE TE TVSH
- 8-HARTIM PASQYRA FINANCIARE
- 9-ANALIZE RAPORTESH
- 10- MBYLLJE VITI
- 11-DEKLARATA E TATIM FITIMIT
- 12- EKSPORTET
- 13-VEPRIME ME KAPITALIN E ORTAKEVE
- 14-KOSTO INVENTARESH, MESATARE; FIFO etj
- 15- HARTIMI I PASQYRAVE FINANCIARE DHE DEKLARIMI I TATIM FITIMIT
- 16- TATIM TAKSA; TRAJTIM TATIMOR
- 17- NOTE DEBITI; ANULLIME; KTHIME; NOTE KREDITI
- 18- KREDI BANKARE
- 19-OVERDRAFTI
- 20- RIVLEREISM ZERASH MONETAR