KONTAKTE

 

RUDINA LIPI

TRAJNIMI IM


Rreth nesh

‘Trajnimi Im’ është qendër trajnimesh e fokusuar në trajnime online dhe në zyrë. Kurset fokusohen në fushën e: Softwarëve për Mbajtje të Kontabiliteti, Fiskalizim dhe Deklarimet e biznesit. Inisiativa për krijimin e qendrës fillon në vitin 1999 dhe arrin të realizohet në vitin 2005. Ajo është një inisiative e suksesshme e dy pedagogeve në fushën e ekonomisë. Ata ndër vite e konsoliduan qendrën duke shtuar edhe shërbime si implementimi dhe konsulenca për individët dhe bizneset.

Qendra zhvillon trajnime në zyrë prej 2005 dhe trajnime online prej vitit 2018 plotësisht me situata praktike. Ato drejtohen nga pedagogë me eksperiencë.

Kurset ndiqen prej fillestarëve dhe specailistëve që duan të rrisin njohuritë e tyre. Kursantët janë: studentët, ekonomistët e rinj,ekonomistet, administratoret, pronaret e bizneseve dhe kontabilistët. Ata mund t’i frekuentojnë online, duke përfituar nga komoditeti i shtëpisë tyre.

Kurset online ofrohen në të gjitha qytetet e Shqipërisë ose jashtë saj.( Gjermani, Itali, Greqi, USA,Angli…etj)

 Format e kurseve të ofruara janë:

a-Kurse të dedikuar. Cilësi e lartë në trajnime, orare fleksibël , program fleksibël.

b-Kurse në klasa të vogla. Cilesi e larte ne trajnime, çmime më të ulëta, Programi sipas grupit.

c-Kurse në klasa të mëdha. Orare fikse, çmime më të ulëta, cilësi trajnimi.

d-Kurse në klase dixhitale (webinar). Mësim në mënyre të pavarur, 24 orë mundësi mësimi, çmime shumë të ulëta.

Ekspertët dhe pedagogët e qendrës punojnë në institucione dhe kompani (private dhe publike) dhe e përcjellin ekspertizën e tyre tek kursantët.
Ne besojmë që përgatitja për tregun e punës dhe vetëbesimi fitohet duke i shtuar njohurive të marra në shkollë edhe njohuri të mësuara në praktikë.

Misioni

Trajnime për individet dhe sipërmarrësit për  software financiare dhe kontabël , konsulence financiare, këshillim tatimor, shërbime të implementimit dhe  asistencës per bizneset dhe institucionet .

 

Klientët

1-Të gjithë fillestarët  si: studentët, jo ekonomistet dhe ekonomistët e rinj të cilët dëshirojnë njohuri, çertifikim dhe oferta pune në fushën e ekonomisë .

2-Stafet e bizneseve. Shitësit dhe Magazinierët në biznese, Ekonomistët dhe Kontabilistët e firmave të cilet dëshirojnë të fiskalizojnë shitjet e bizneseve dhe të mbajnë kontabilitetin.

3-Stafet e institucioneve dhe OJF si:  Financierët e Institucioneve dhe OJF të cilat duan të fiskalizohen dhe të mbajnë kontabilitetin.

4-Ekspertët e pavarur si : Kontabilistët e Miratuar, Ekspertët Kontabël të cilët mbajnë kontabilitetin e firma dhe duan të fiskalizojnë shitjet tek bizneset.

5-Bizneset private të cilat implementojnë software të kontabilitetit të aplikuar për të fiskalizuar biznesin dhe menaxhuar financat e tyre.

6-Administratorët dhe pronarët e bizneseve të cilët dëshirojnë të mësojnë software të kontabilitetit për të fiskalizuar dhe menaxhuar aktivitetin e tyre.

 

 


 

I-SEKRETARI ONLINE.

Ju mund të komunikoni në njërën prej mënyrave.

Shkruani siç tregohet më sipër dhe mesazhi juaj do të lexohet në kohë reale. Shumë shpejt do të kontaktoheni prej stafit.

 

[Skype-Button id=”1″]


 

II-ORARET. 

a-Trajnimet zhvillohen online.

b- Oraret e kurseve : 9.00-21.00 ; Hënë-Shtunë.


 

III-ADRESA.

    • ‘Trajnimi Im’,  Lagjia ” Pavarësia”,Vlorë.

 

IV- PASAPORTA E LEHTESUESIT

V- ANETAR NE AECA ( ALBANIAN E-COMMERCE ASSOCIATION)

 

 


© Copyright 2024 ,Trajnimi Im, Trajnimiim.com

Ligji për të drejtën e autorit. Neni 17. Mbrojtja automatike, pa asnjë formalitet, e së drejtës së autorit.

Autorët gëzojnë të drejtën e autorit mbi veprat e tyre, sipas parashikimeve të këtij ligji,për faktin e vetëm të realizimit të krijimit. Për ekzistencën dhe zbatimin e së drejtës së autorit nuk kërkohet asnjë regjistrim i veprës ose formalitete të tjera.