Qendra ‘Trajnimi Im’ prej Shtator 2023 behet anetare e AECA ( Albanian E-Comerce Association) .
AECA është shoqata e parë në Shqipëri e fokusuar tek shitjet online. Ne jemi krijuar me një qëllim të qartë për të përmirësuar ambjentin e tregtisë elektronike në Shqipëri në mënyrë që të kemi shitje online mbi 20% të totalit të shitjeve. Situata aktuale është shumë mbrapa objektivit tonë, prandaj ne kemi shumë punë për të bërë dhe kemi nevojë për të qënë të bashkuar në këtë sfidë të përbashkët që kemi.
Ideja e krijimit të shoqatës u mbështet edhe nga donatorë dhe partnerë të ndryshëm, të cilët janë aktivë në zhvillimin e tregtisë së lirë në nivel kombëtar dhe rajonal, siç janë GIZ, USAID, ABSL Albania, Aladini dhe Vigan Group.