Avantazhet dhe disavantazhet e kurseve online

Përgjigje.

I.Avantazhet e kurseve online.Përfitimet e mësimit online janë  të shumta.

1. Në trajnimin online individët kursejnë kohën e vajte-ardhjes si edhe atë të përgatitjes për të shkuar në trajnim. Nuk ka probleme apo shpenzime parkimi, tarifa transporti apo leje për të dalë nga shtepia. Ju kursejme minimalisht 1 orë kohë për çdo seancë si edhe paratë për të udhëtuar. 

2. Individi trajnohet në kushtet e shtëpisë ose të zyrës së tij dhe kjo krijon një ndjesi relaksuese për trajnimin. Komoditeti më i mirë për çdo individë.

3. Komunikimi me pedagogun.

A-Kurse të dedikuar . 1 individ me 1 pedagog.

Kursanti punon në kohe reale,praktikon, shikon ekranin e kompjuterit të pedagogut dhe komunikon me zë në çdo kohë.

B-Kurse në klasa të vogla .2-3 individ me 1 pedagog.

Kursanti punon në kohë reale,praktikon, shikon ekranin e kompjuterit të pedagogut,praktikohet dhe komunikon me zë në çdo kohë.

C-Kurse në klasa të mëdha.  4-10 individ me 1 pedagog.

Kursanti shikon ekranin e kompjuterit të pedagogut dhe komunikoni me zë në çdo kohë. Kursanti praktikohet në mënyrë të pavarur në kompjuterin e tij ku instalohet versioni mësimor.

D-Kurse në Webinar .1 individ i cili mëson në mënyre të pavarur.

Kursantët shikojnë Webinar ku tregohen punë konkrete të specifikuara dhe mësojnë në mënyre të pavarur. Leksionet mund ti ndiqni edhe nga telefoni juaj.

4Sistemet. Shumë punë sot po kthehen në ndërveprim me sistemet, ndaj edhe trajnimi online është një prej tyre. Ju përdorni banken online, sistemin e tatimeve, e-albania, e-amail tuaj, google drive tuaj etj. Atëherë përse trajnimi juaj të mos jetë online?

5.Oraret. Ju mund të trajnoheni  dhe të zgjidhni orare të pershtatshme për ju në intervalin 9.00-21.00 për kurset e dedikuar, klasa të vogla, klasa të mëdha. Pra nuk keni  arsye për të udhëtuar për në klasë.(Shikoni oraret e specifikuara sipas vendodhjes…)

6. Njohuritë. Forma online është një mënyrë shumë e shpejtë për të siguruar shpërndarjen e njohurive.

7.  Gjeografika e kursantëve. Ne mund të jemi online në çdo qytet, mjafton të keni linj interneti. Prej vitit 2010 ju shërbejmë ekonomistëve të rinj, kontabilistëve dhe ekspertëve të kontabilitetit në çdo qytet. Në periudhën 2020-2021 kemi funksionuar 99% online në çdo qytet.. Prej 1 Janar 2022 (pas nje testimi 5 vjecar) kurset online ofrohen edhe ne Europe dhe USA.

8.Ndikim në mjedis

a-Ndërsa mesimi online është një mënyrë e të mësuarit pa letër, ai mbron mjedisin në një masë të madhe. Në një studim të bërë në kurse të mesimit online, është zbuluar se programet e mësimit të bazuar në distancë konsumuan rreth 90% më pak energji dhe gjeneruan 85% më pak sasi të emetimeve të CO2 në krahasim me kurset tradicionale arsimore të bazuara në kampus.(Trajnimi, Testimi, Certifikimi, Suporti dhe Konsulenca prej 1 Janar 2022 ofrohen 100% vetem online)

b-Me trajnimet online, nuk ka nevojë për të prerë pemë për të marrë letër. Kështu, trajnimet online janë një mënyrë shumë eko-miqësore e të mësuarit.

9Koha e trajnimit. Në krahasim me metodën tradicionale të mësimit në klasë, koha për të mësuar është zvogëluar në 25% -60% të asaj që kërkohet në mësimin tradicional.

10- Shpejtesia e të mësuarit. Nëpërmjet kurseve online , kursantëmund të përcaktojnë shpejtësinë e tyre të të mësuarit në vend që të ndjekin shpejtësinë e të gjithë grupit.

11-  Njohuri ndërdisiplinare. Studentët mund të zgjedhin të studiojnë fusha specifike për të cilat nuk është e mundur të trajnohen në vendodhjen e tyre. Nëpërmjet formave online te trajnimeve, ju e mundësoni një gjë të tillë.

12. Sipërmarrësit. Njëkohësisht prej vitit 2021 (me fillimin e fiskalizimit) ka një kërkesë të rritur të sipërmarrësve për njohuri për të manaxhuar në mënyrë me cilësore.

13. Përgjegjësitë. Kontabilistet dhe Ekspertet në biznese ju ndjekin marrëdhëniet me organet tatimore, por përgjegjës dhe të vetmit që mund të ndjekin disa probleme (psh arka, banka, inventari, shitjet…etj) janë stafet e bizneseve.

II.Disavantazhet e kurseve online.

Kurset online kanë edhe disavantazhet e tyre.

  1. Distanca fizike. Në kurset online ju keni një distancim gjeografike me pedagogun. Kjo nuk ekziston në rastin e kurseve në zyrë.
  2. Salla e kursit. Trajnimet e zyrave, ju mundësojnë të keni një salle fizikisht së bashku me paisjet përkatë. Kurset online mundësojnë klasa virtuale . Duhet të keni kompjuter në zyrë ose shtëpi dhe të punoni me versionet mësimore ose live të cilat ju vendosen në dispozicion.