Avantazhet e Kurseve Online
Trajnimiim.com është një platformë online që ofron kurse dhe trajnime profesionale për tema të ndryshme, si financa, kontabiliteti, marketingu, sipërmarrja, etj. Nëse ju jeni të interesuar për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë tuaja në këto fusha, ju mund të përfitoni nga avantazhet e kurseve online në trajnimiim.com, si:
Përfitimet e mësimit online janë të shumta.
1. Në trajnimin online individet kursejnë kohën e vajte-ardhjes si edhe atë të përgatitjes për të shkuar në trajnim. Nuk ka probleme apo shpenzime parkimi, tarifa transporti apo leje për të dale nga shtëpia (në raste kufizimesh). Ju kursejme minimalisht 1 orë kohë për çdo seancë si edhe paratë për të udhëtuar.
2. Individi trajnohet në kushtet e shtëpisë ose të zyrës dhe kjo krijon një ndjesi privatesie dhe relaksimi për kursantët. Komoditeti më i mirë për çdo individ.
3. Komunikimi me pedagogun.A-Kurse të dedikuar (1 individ- 1 pedagog) .B-Kurse në klasa të vogla (2-3 individ- 1 pedagog). C-Kurse në klasa të mëdha ( 4-10 individ- 1 pedagog). D-Kurse në klasa dixhitale (me video) (individi-mëson në mënyre të pavarur)
4. Sistemet. Shumë punë sot po kthehen në ndërveprim me sistemet, ndaj edhe trajnimi online është një prej tyre. Ju përdorni bankën online, e-albania,e-tax, selfcare, e-amail tuaj, google drive etj. Atëherë përse trajnimi juaj të mos jetë online?
5.Oraret. Ju mund të trajnoheni dhe te zgjidhni orare të përshtatshme në intervalin 9.00-21.00 për kurset e dedikuar, klasa të vogla, klasa të mëdha dhe pa pasur nevojë për të udhëtuar për në klasë. Ndërsa klasat dixhitale funksionojnë 24 orë dhe mund të zgjidhni vetë orarin e të mësuarit.
6. Njohuritë. Forma online është një mënyrë shumë e shpejtë për të siguruar shpërndarjen e njohurive.
7. Gjeografika e kursantëve. Ne mund të jemi online në çdo qytet, mjafton të keni linjë interneti. Prej vitit 2010 ne ju shërbejmë ekonomistëve të rinj, kontabilistëve dhe ekspertëve të kontabilitetit në çdo qytet. Prej 1 Janar 2022 ne jemi 100% online në cdo qytet të Shqipërisë.
8.Ndikim në mjedis
a-Ndërsa mesimi online është një mënyrë e të mësuarit pa letër, ai mbron mjedisin në një masë të madhe. Në një studim të bërë në kurse të mesimit online, është zbuluar se programet e mësimit të bazuar në distancë konsumuan rreth 90% më pak energji dhe gjeneruan 85% më pak sasi të emetimeve të CO2 në krahasim me kurset tradicionale arsimore të bazuara në kampus.(Trajnimi, Testimi, Certifikimi, Suporti dhe Konsulenca prej 1 Janar 2022 ofrohen 100% vetem online)
b-Me trajnimet online, nuk ka nevojë për të prerë pemë për të marrë letër. Kështu, trajnimet online janë një mënyrë shumë eko-miqësore e të mësuarit.
9. Koha e trajnimit. Në krahasim me metodën tradicionale të mësimit në klasë, koha për të mësuar është zvogëluar në 25% -60% të asaj që kërkohet në mësimin tradicional.
10- Shpejtësia e të mësuarit. Nëpërmjet kurseve online , kursantët mund të përcaktojnë shpejtësinë e tyre të të mësuarit në vend që të ndjekin shpejtësinë e të gjithë grupit. Kursantët mund të zgjedhin varianin me abonim mujor.
11- Njohuri ndërdisiplinare. Studentët mund të zgjedhin të studiojnë fusha specifike për të cilat nuk është e mundur të trajnohen në vendodhjen e tyre. Nëpërmjet formave online te trajnimeve, ju e mundësoni një gjë të tillë.
12. Sipërmarrësit. Njëkohësisht prej vitit 2021 (me fillimin e fiskalizimit) ka një kërkesë të rritur të sipërmarrësve për njohuri për të manaxhuar në mënyrë më cilësore aktivitetin e tyre.
13. Përgjegjësitë. Kontabilistet dhe Ekspertet në biznese ju ndjekin marrëdhëniet me organet tatimore, por përgjegjës dhe të vetmit që mund të ndjekin disa probleme (psh arka, banka, inventari, shitjet…etj) janë stafet e bizneseve.
14. Krahasimi. Cilat jane dallimet e qendrës së trajnimit profesional nga Universiteti?
Universiteti | Trajnimi Im | |
1 | Diplomoheni si ekonomsit | Mësoni teknika dhe përgatiteni për tregun e punës. |
2 | Ndërtoni koncepte. | Zbatoni koncepte. |
3 | Ju jep një diplom që tregon drejtimin tuaj profesional. | Merrni mësime praktike për drejtimin tuaj profesional. |
4 | I keni përfunduar studimet dhe jeni shkëputur. | Merrni asistence sipas kërkesës suaj.Nëse shkëputeni mund të riktheheni kur të deshironi. |
5 | Onsite në zona te caktuara gjeografike | Online në çdo hapsire gjeografike |
6 | Ju mundëson të menduarit më thelle | Nxiteni drejt profesionalizmit dhe ekspertizes, duke ju dhene pergjigje pyetjeve praktike nje nga nje |
7 | Ushtroheni ti gjeni vetë pergjigjet | Pedagogët ju tregojnë zgjidhjet praktike,pasi ata çdo ditë implementojne software të kontabilitetit të informatizuar n biznese dhe institucione. |
8 | Përgatit për vitet që do të vijne | Përgatiteni per aktualen dhe tendencat |
9 | Dëgjoni zgjidhje teorike të pedagogeve | Trajnoheni nga pedagog ekspert me situata praktike |
10 | Ju merrni njohuri në tema ose lendë të caktuara, nëse ato janë të përfshira ne programin e studimit | Mesoni software te kontabilitetit te aplikuar, te shoqeruar me njohuri kontabile dhe fiskale |
11 | Update në sistemin universitar kërkojne minimumi 1 vit për tu aplikuar. | Update në kohe reale me situatat praktike. |
12 | Ofertat e punësimit janë ngjarje te rralla. | Ofertat e punesimit janë proçes normal. |
13 | Diskutim teorik i problemeve, shoqeruar me raste per te ilustruar seancat perkatese. | Praktikim konkret, orientuar prej kerkesave te tregut te punes. |
14 | Ju japin njohuri të përgjithshme për Fiskalizimin. Nuk janë të përfshirë në proçesin e Fiskalizimit. | Merrni njohuri për Fiskalizimin dhe praktikoheni me situata praktike. Ne çdo dite merremi me implementime të proçesit të Fiskalizimit në biznese.. |
15 | Nuk merrni konsulenc. | Konsulenc financiare, fiskale dhe softwerike |
16 | Në provime ju merrni NOTA dhe ajo është e rëndësishme për të gjithë: Ju, Pedagogun dhe Universitetin. | Testimi në Qendër është një mënyre ndryshe e trajtimit të gjërave. Synon të sistemoj dhe ritheksoj njohurit e marra prej jush. |
17 | Institucioni fokusohet më shumë në respektimin e proçedurave fikse. | Ne interesohemi se si do të realizoni implementimin e njohurive në biznesin / institucionin ku do të punoni. |
18 | Bashkepunimi përfundon në diten kur jepni provimin e fundit | Sapo përfundon trajnimi, ju çertifikoheni qç e keni ndjekuar atç. Prej ketij momenti fillojnë ofertat e punës, këshillimet dhe konsulenca. Nuk ka kufi kohor për perfundimin e tyre. |
19 | Nuk mesojnë dhe nuk suportojnë sipërmarrësit dhe administratoret | Suportojmë sipërmarrësit dhe administratorët prej 20 vitesh. Mundësojmë trajnimin e tyre online në çdo qytet prej vitit 2018. |
20 | Qëllimi final ështe diploma dhe mesatarja | Qellimi final është se si të beni punën. Pra të manaxhoni konkretisht biznesin tuaj, të raportoni në kohë reale në Tatime, të plotesoni detyrat e vendosura nga KLSH per institucionin tuaj. |
21 | Për rezultate të dobta, merrni nota negative ose përjashtoheni nga procesi | Shtojmë seancat per tu ushtruar dhe praktikuar |
22 | Programet jane fikse | Fleksibilitet maksimal.Programet përdoren vetëm për transparenc dhe si udhezues |
23 | Onsite | Online / Onsite |