Përfitimet e mësimit online janë të shumta.
1. Në trajnimin online individët kursejnë kohën e vajte-ardhjes si edhe të pergatitjes për të shkuar në trajnim. Nuk ka probleme apo shpenzime parkimi dhe tarifa transporti.
2. Individi operon në kushtet e shtëpisë ose të zyrës së tij dhe kjo krijon një ndjesi relaksuese për trajnimin
3. Komunikimi me pedagogun.
- Kurse të dedikuar 1 individ- 1 pedagog
Kursanti praktikon , shikon ekranin e kompjuterit të pedagogut dhe komunikon me zë në çdo kohë.
- Kurse në klasa të vogla 2-3 individ- 1 pedagog
Kursanti shikon ekranin e kompjuterit të pedagogut,praktikohet dhe komunikon me zë në çdo kohe.
- Kurse në klasa të mëdha 4-10 individ- 1 pedagog
Kursanti shikon ekranin e kompjuterit te pedagogut dhe komunikoni me ze ne cdo kohë. Kursanti praktikohet në mënyrë të pavarur.
- Kurse në webinar 1 individ-mëson në mënyrë të pavarur
Kursantët mësojnë në mënyrë të pavarur. Leksionet mund ti ndiqni edhe nga telefoni juaj.
4. Sistemet. Shumë punë sot po kthehen në ndërveprim me sistemet, ndaj edhe trajnimi online është një prej tyre. Ju përdorni bankën online, sistemin e tatimeve, e-albania, e-amail tuaj, google drive tuaj etj. Atëherë përse trajnimi juaj të mos jetë online?
5.Oraret. Ju mund të trajnoheni dhe te zgjidhni orare të përshtatshme në intervalin 9-21.00 për kurset e dedikuar, klasa të vogla, klasa të mëdha dhe pa pasur nevojë për të udhëtuar për në klasë.
6.Forma online është një mënyrë shumë e shpejtë për të siguruar shpërndarjen e njohurive.
7. Ne mund të jemi online në çdo qytet, mjafton të keni linj interneti. Prej vitit 2010 ju shërbejmë ekonomistëve të rinj, kontabilistëve dhe ekspertëve të kontabilitetit në çdo qytet.
8.Ndikim në mjedis
a-Ndërsa mësimi online është një mënyrë e të mësuarit pa letër, ai mbron mjedisin në një masë të madhe. Në një studim të bërë në kurse të mesimit online, është zbuluar se programet e mësimit të bazuar në distancë konsumuan rreth 90% më pak energji dhe gjeneruan 85% më pak sasi të emëtimeve të CO2 në krahasim me kurset tradicionale arsimore të bazuara në kampus.
b-Me trajnimet online, nuk ka nevojë për të prerë pemë për të marrë letër. Kështu, trajnimet online janë një mënyrë shumë eko-miqësore e të mësuarit.
9. Koha e trajnimit. Në krahasim me metodën tradicionale të mësimit në klasë, koha për të mësuar është zvogëluar në 25% -60% të asaj që kërkohet në mësimin tradicional.
10-Nëpërmjet kurseve online , kursantët mund të përcaktojnë shpejtësinë e tyre të të mësuarit në vend që të ndjekin shpejtësinë e të gjithë grupit.
11-Studentët mund të zgjedhin të studiojnë fusha specifike për të cilat nuk është e mundur të trajnohen në vendodhjen e tyre. Nëpërmjet formave online të trajnimeve, ju e mundësoni një gjë të tillë.