BANKA ONLINE-KURSE

Në këtë epokë dixhitale rekomandojmë të përfitoni nga avantazhet e përdorimit të teknollogjisë. Ju mund të shmangni qëndrimin në radhë përpara bankës suaj, duke mos harxhuar kohë për të shkuar dhe ardhur nga banka, për të mos kryer transaksione atje dhe për të mos paguar komisione në bankë. Ne nuk përfaqësojmë asnjë banke, por rekomandojmë të përdorni elementet dixhital të bankës me të cilën ju punoni aktualisht. Rekomandojmë të veproni brenda kushteve të sigurisë të rekomanduar nga banka juaj.

Arkëtimet dhe Pagesat Online

 

 

    • 1-Arka Online. Menaxhoni arkën e biznesit tuaj duke shmangur krijimn e shumave të tepërta në biznes. Përdorni  bankomatin e biznesit tuaj për të depozituar paratë në llogarinë tuaj bankare.

    • 2-Banka Online.
      • Rekomandojmë të shmangni radhët në dyert e bankave për derdhur para në llogarinë tuaj bankare. Ne kohë shumë të shkurtër ne ju konsultojmë për proçedurën se si duhet të veproni për të shmangur radhën në bank.
      • Në lidhje me arkëtimet tuaja do i kategorizonim në dy grupe:
        • Së pari. Para që derdhen në arkën tuaj. Ne ju konsultojmë se si të shmangni radhën për ti derdhur paratë në bank. Kjo mund të realizohet (siç tregohet në arka online) duke bashkëpunuar me përfaqësuesin e bankës përkatëse në hyrje të saj. (rekomandojmë të mos bashkepunoni me të tjerë, pasi mund të mashtroheni).
        • Së dyti. Para që derdhen në llogarinë tuaj bankare. Ju mund të përdorni bankën tuaj online, duke respektuar elementet e sigurisë dhe duke bashkëpunuar me bankën përkatëse me të cilën punoni. (në asnjë rast mos ju përgjigjni të tjerëve të cilët mund të prezantohen si përfaqësues të bankës.)
          • 1-Pagesë e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
          • 2-Pagesë e TAP.
          • 3-Pagesë e internetit dhe telefonit.
          • 4-Pagesë e faturave të ndryshme.
          • 5-Pagesë e qerasë.

 

Në pak seanca trajnimi të cilat shoqërohen me Webinar ju mund të rregjistroni pagesat e tatimeve, sigurimeve, furnitorëve si edhe të kontrolloni arkëtimet prej klientëve tuaj. Rikujtojmë që keni detyrimin tatimor për të lëshuar faturë për të gjitha parapagimet të cilat bëhen në llogarinë tuaj bankare.