Deklarimet ne shtet dhe fiskalizim- Klasa 29 Gusht 2024

Deklarimet ne shtet dhe fiskalizimi-Klasa 29 Gusht 2024

Trajnim online për ‘Deklarimet në shtet dhe fiskalizimin’,  do të zhvillohet në datat  29 Gusht, 5 Shtator, 12 Shtator, 19 Shtator, 26 Shtator 2024, nëpërmjet Zoom .
Ky trajnim është për fillestarët ose ata që kanë njohuri paraprake, por dëshirojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre në këtë fushë.
Pedagogu i kursit është Prof. Assoc.Dr. Ilirjan Lipi, një ekspert i njohur në fushën e tatimeve dhe kontabilitetit.
Trajnim online për ‘Deklarimet në shtet dhe fiskalizimin’:
  • Seanca 1:        29 Gusht 2024, Ora 19.00-21.30.
  • Seanca 2:        5  Shtator 2024, Ora 19.00-21.30.
  • Seanca 3:        12 Shtator 2024, Ora 19.00-21.30.
  • Seanca 4:        19 Shtator 2024, Ora 19.00-21.30.
  • Seanca 5 :       26 Shtator 2024, Ora 19.00-21.30.
Nëse ju jeni të interesuar për të marrë pjesë në këtë trajnim, ju mund të regjistroheni  online .

REGJISTROHUNI KETU

Ju do të gjeni të gjitha detajet e nevojshme për trajnimin, si kushtet, çmimin, oraret, programin, metodologjinë, etj. Ju gjithashtu do të merrni një certifikatë pas përfundimit të trajnimit.

Trajnim është një mundësi e mirë për të zhvilluar një karrierë të suksesshme në fushën e tatimeve dhe kontabilitetit, si dhe për të përmbushur obligimet ligjore si biznes. Ju do të përfitoni njohuri dhe praktikë të dobishme, si dhe do të bashkoheni me një komunitet të profesionistëve të kësaj fushe.

Ky trajnim ju mundëson të mësoni rregullat dhe procedurat e deklarimit të tatimeve në shtet, si dhe procesin e fiskalizimit, i cili ka si qëllim të zvogëlojë evazionin fiskal dhe të rrisë transparencën e transaksioneve. Ju do të mësoni si të përdorni softuerët e kontabilitetit, si të aplikoni për certifikatë elektronike dhe nënshkrim elektronik, si të menaxhoni arkat dhe llogaritë bankare të biznesit tuaj, si të verifikoni faturat dhe të bëni raportime në Administratën Tatimore, etj.

Në fund të trajnimit, ju do të merrni një certifikatë për ndjekjen e trajnimit, e cila do të jetë e vlefshme për të treguar kualifikimin tuaj të vazhdueshëm profesional.

Nëse keni ndonjë pyetje tjetër, ju lutem më shkruani(kurseinfo@gmail.com). Unë do të jem i gatshëm t’ju përgjigjem.


Programi i kursit:

  • 1.Celja e NIPT në QKB
  • 2.Kodi Nace Rev2
  • 3.Deklarimi i tatimit ne burim
  • 4.Celja e punonjësve për herë të parë
  • 5.Deklarimi i pagesës për disa ditë. Rasti i punonjësve të punësuar për herë të pare.
  • 6.Ndryshimi i pagës së punonjesve.
  • 7.Ndryshimet e kartelave të punonjësve. Rasti i largimit të punonjesve nga puna.
  • 8.Deklarimi i kontratës së qerasë.
  • 9.Selfcare
  • 10.Taksat vendore. Lindja e detyrimit dhe afatet e pagesave.
  • 11.Nderveprimi midis softwarëve të kontabilitetit, selfacare, e-tax, qkb dhe doganës.
  • 12.Deklarimi mujor i tvsh-së.Shqyrtimi dhe konfirmimi i librave të shitjes dhe te blerjes.
  • 13. Ndryshimet e deklaratave te tvsh per periudhat e shkuara
  • 14.Deklarata vjetore e biznesit. Dorëzimi i tyre
  • 15.Analizë e biznesit tuaj për qëllime te fiskalizimit.
  • 16.Zgjedhja e softwareve për fiskalizim
  • 17.Si të aplikoni pranë AKSHI, për certifikatë elektronike.
  • 18.Si të aplikoni pranë AKSHI, për nënshkrimin elektronik .
  • 19.Menaxhimi i arkave te biznesit.
  • 20.Menaxhimi i llogarive bankare te biznesit.
  • 21.Menaxhimi i inventarit në biznesin tuaj.
  • 22. Konfigurimi i fiskalizimit në biznesin tuaj. Ekonomisti i jashtem dhe integrimi i sistemeve.
  • 23. Ligji i tatimit mbi te ardhurat, Nr 29, 2023
  • 24. Procedurat per lejet e lindjes