Fjala përshëndetëse.
Tungjatjeta, të dashur miq!
Unë jam Rudina, bashkëthemeluese e ‘Trajnimi im”.
“Trajnimi Im” prej gati 20 vjetësh, është një entitetet i fokusuar në fushën e shërbimeve, konkretisht ofron
trajnime dhe konsulencë për individë dhe biznese në fushën e kontabilitetit dhe sistemeve ERP, menaxhimit financiar, analizës së të dhënave, fiskalizimit, tatimeve dhe taksave etj.
Megjithëse drejtoj një biznes të vogël shpresojmë që sipas standareve tona të vijojmë të rritemi :).
Gjithsesi jam shumë shumë e lumtur që kemi arritur të përmbushim kriteret për të marre vulën e ‘TRUSTMARK’.
Mund te dukem idealiste por mendoj se besimi është një element shumë i rëndësishëm në biznes, politikë dhe në çdo aspekt të jetës sonë.
Siç edhe një shprehje thotë: “TRUST IS THE BEST SIGN OF LOVE’.