FINANCA5 ENTERPRISE

Kurse për Financa 5 Enterprise

Financa 5 Enterprise është një program i njohur dhe i përdorur gjerësisht, veçanërisht nga profesionistët e kontabilitetit. Versioni më i vjetër i këtij programi është Financa 5 Standard. Ky program është thelbësor për administrimin financiar dhe kontabël të kompanive, duke lehtësuar regjistrimin e të dhënave ekonomike dhe financiare të vazhdueshme të biznesit tuaj.

Trajnimi Im ofron kurse online për Financa 5 Enterprise, të cilat janë të përshtatshme për të gjithë ata që dëshirojnë të fitojnë njohuri mbi këtë program dhe të zhvillojnë aftësi në fushën e kontabilitetit dhe administratës financiare. Ky kurs është një mundësi e shkëlqyer për:

  • a-Studentët që janë në përfundim të studimeve në fushën e ekonomisë, informatikës ekonomike etj.

  • b-Profesionalistët që kërkojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të krijojnë mundësi për një karrierë të suksesshme në tregun e punës.

  • c-Sipërmarrësit që dëshirojne më shumë sukses në biznesin e tyre.

Kurset zhvillohen plotësisht online, duke ofruar qasje të lehtë dhe fleksibile për të mësuar në çdo kohë dhe nga çdo vend. Trajnimi përfshin versionet origjinale të Financa 5 Enterprise, duke siguruar që ju të përfitoni nga një material i pasur dhe praktik.

Certifikimi

Pas përfundimit të kursit, pjesëmarrësit do të pajisen me një certifikatë, e cila konfirmon aftësitë e fituara në përdorimin e Financa 5 Enterprise. Ky dokument është një dëshmi e vlefshme për punëdhënësit dhe klientët, duke ju ndihmuar të rrisni mundësitë profesionale në tregun e punës.

📌 Regjistrohuni tani dhe bëhuni pjesë e një trajnimi që do të bëjë ndryshimin në karrierën tuaj!

A-Përfitimet e trajnimit për Financa 5 Enterprise

Nëse vendosni të ndiheni të trajnuar në përdorimin e programit Financa 5 Standard, është e rëndësishme të kuptoni përfitimet që lidhen me këtë trajnim.

  1. Njohuri e Thelluar
    Trajnimi ynë ofron njohuri të detajuara mbi përdorimin e programit Financa 5 Enterprise, kontabilitetin dhe çështjet fiskale, duke ju mundësuar të zhvilloni aftësi të plota dhe të aplikoni praktikat më të mira në këtë fushë. Nëse jeni trajnuar më parë për Financa 5 Standard, atëhere avancimi juaj do të jetë më i shpejtë në përvetësimin e njohurive për Financa 5 Enterprise.

  2. Mundësi Punësimi
    Përgatitja në këtë trajnim përgatit individët për të përmbushur kërkesat e tregut të punës, duke rritur mundësitë për t’u selektuar në aplikimet për punë. Kursantët tanë, në varësi të nivelit të tyre të përgatitjes, rekomandohen për pozita të përshtatshme në biznese të ndryshme dhe mbështeten në implementimin e Financa 5 Enterprise.

  3. Përmirësimi i Të Ardhurave
    Ky trajnim ju mundëson të siguroni një pagë të dinjitetshme dhe të përmirësoni vazhdimisht të ardhurat tuaja në tregun e punës, duke iu ofruar mundësi për karrierë të qëndrueshme dhe të suksesshme.

  4. Cilësi e Lartë
    Me një eksperiencë mbi 27 vjet në trajnime për Financa 5 Enterprise, kontabilitet, fiskalitete dhe mësimdhënie si edhe bashkëpunim me prodhuesin e programit ISD, ne ofrojmë një standard të lartë cilësor për çdo kursant. Eksperienca jonë është garanci për një trajnim të shkëlqyer dhe të përshtatshëm për nevojat e individëve dhe bizneseve.

  5. Inovacion dhe Risi
    Slogan i ynë është: “Në treg ka shumë qendra që ofrojnë kurse për Financa 5, por ne jemi gjithmonë 10 hapa përpara.” Kjo pasqyron angazhimin tonë për të ofruar trajnimet më të avancuara dhe risitë më të fundit në fushën e financës dhe kontabilitetit.

  6. Update i Njohurive. Nëse jeni trajnuar më parë për Financa 5 Standard , atëherë ju mund të përfitoni update të njohurive për Financa 5 Enterprise në kohë më të shpejtë dhe cmime më të ulta.

Përmes këtyre përfitimeve, ky trajnim ju mundëson të bëheni një profesionist i avancuar në fushën e financës dhe të përmbushni objektivat tuaja karrierë.

B-Disavantazhet e trajnimit për Financa 5 Enterprise

Përpara se të filloni kursin për Financa 5 Standard, është e rëndësishme të njihni disa disavantazhe të mundshme që mund të ndikojnë në përvojën tuaj të trajnimit:

  1. Çmimet
    Për të përfituar çmime më të ulëta, rekomandohet të regjistroheni për kurset në klasa dixhitale (video) dhe, në përfundim, të kërkoni seanca shtesë në kohë reale. Ky opsion mund të jetë një mundësi më e lira, por kërkon angazhim të shtuar nga ana juaj.

  2. Certifikimi
    Në përfundim të kursit, do t’ju lëshohet një certifikatë përkatëse, e cila mund të kërkojë deri në 30 ditë për t’u përgatitur. Certifikata ofrohet falas, por për ata që duan ta marrin atë në një afat më të shkurtër (brenda 3, 7, 15, ose 21 ditëve), do të aplikohet një tarifë shtesë përkatëse.

  3. Testimi Fillestar
    Për ata që dëshirojnë të trajnohen për një nivel mesatar në Financa 5 Enterprise, do të kërkohet një test paraprak për të vlerësuar nivelin bazë të njohurive. Ky proces mund të kërkojë kohë dhe mund të ndikojë në afatin e trajnimit.

  4. Ofertat dhe Zbritjet
    Çdo individ mund të përfitojë nga zbritjet e ofruara, por për të shfrytëzuar ofertat, është e nevojshme të regjistroheni paraprakisht për trajnim. Rekomandojmë që të informoheni për afatin e përfundimit të ofertave dhe të bëni regjistrimin brenda afatit të paracaktuar për të përfituar nga mundësitë e zbritjeve.

  5. Koha e Trajnimit
    Koha e kursit mund të përshtatet në varësi të individëve dhe grupeve, por ajo nuk mund të jetë më e shkurtër se minimumi i kërkuar për të mbuluar materialin dhe për të siguruar një përgatitje të plotë. Ky kufizim mund të ndikojë në fleksibilitetin e orarit të kursantëve.

  6. Version mesimor te programit. Ju mund te trajnoheni nepermjet klasave dixhitale, por per te perdorur versionin demo te Financa 5 Enterprise duhet te perdorni serverin e prodhuesit te programit. Kliko ketu dhe ndiq proceduren per te marr kodin per Financa 5 Enterprise.

Duke pasur parasysh këto disavantazhe, është e rëndësishme të planifikoni dhe të merrni parasysh kërkesat e trajnimit përpara se të regjistroheni.

Programi i Kursit për Financa 5 Enterprise.

I-Bilanci fillestar dhe sistemet e informacionit kontabël

  • 5. Hartimi i bilancit fillestar
    • ✅Identifikimin dhe regjistrimin e aseteve fillestare (paratë në bankë, inventari, makineritë etj.).

    • ✅Regjistrimin e detyrimeve fillestare (kreditë, borxhet ndaj furnitorëve etj.).

    • ✅Llogaritjen e kapitalit fillestar sipas formulës: Kapitali = Asetet – Detyrimet

  • 6. Rregjistrimi i bilancit fillestar ne programin Financa 5 Enterprise.
    • ✅Çelja e ndërmarrjes në sistem dhe konfigurimi i parametrave fillestarë.

    • ✅Regjistrimi i aseteve dhe detyrimeve sipas vlerave përkatëse.

    • ✅Vendosja e kursit të këmbimit për monedhat e huaja.

    • ✅Gjenerimi i bilancit fillestar dhe kontrolli i përputhshmërisë së tij.

  • 7. Raportet shoqeruese te bilancit fillestar
    • ✅Bilanci i Gjendjes – Pasqyrimi i aseteve, detyrimeve dhe kapitalit në një moment të caktuar.

    • ✅Verifikuesit – Raporte verifikues të arkës,bankës, blerjeve, shitjeve.

    • ✅Gjendja e inventarëve – Inventarët fillestar në magazinë.

II-Niveli Bazë për Financa 5 Enterprise.

1. Çelja e Artikujve

  • ✅Krijimi i artikujve në sistemin kontabël.
  • ✅Kategorizimi dhe regjistrimi i tyre në bazën e të dhënave.

2. Inventari Fillestar

  • ✅Regjistrimi i inventarit fillestar të mallrave.
  • ✅Kategorizimi sipas llojit dhe vlerës financiare.

3. Çelja e Bankave dhe Arkave

  • ✅Hapja dhe regjistrimi i llogarive bankare.
  • ✅Administrimi i arkave fizike.

4. Çelja e Klientëve dhe Furnitorëve

  • ✅Regjistrimi i klientëve dhe furnitorëve në sistem.
  • ✅Klasifikimi sipas marrëdhënieve tregtare.

5. Kursi i Këmbimit dhe Bilanci Fillestar

  • ✅Llogaritja e kursit të këmbimit për transaksionet valutore.
  • ✅Përcaktimi i bilancit fillestar financiar.

6. Bilanci Kontabël dhe Raportet

  • ✅Përgatitja e bilancit kontabël.
  • ✅Gjenerimi i raporteve financiare kryesore.

7. Blerjet në Lek

  • ✅Regjistrimi i blerjeve të mallrave dhe shërbimeve.
  • ✅Llogaritja e TVSH-së dhe shpenzimeve të tjera.

8. Shitjet në Lek

  • ✅Regjistrimi i të ardhurave nga shitjet.
  • ✅Llogaritja e TVSH-së dhe përpunimi i faturave.

9. Regjistrime nëpërmjet Bankës në Lek

  • ✅Regjistrimi i pagesave dhe arkëtimeve përmes bankës.
  • ✅Përputhja e llogarive bankare me pasqyrat financiare.

10. Regjistrime nëpërmjet Arkës në Lek

  • ✅Administrimi i transaksioneve me para në dorë.
  • ✅Dokumentimi i arkëtimeve dhe pagesave nga arka.

11. Blerjet dhe Pagesa në Monedha të Huaja

  • ✅Regjistrimi i blerjeve në valutë të huaj.
  • ✅Përdorimi i kursit të këmbimit dhe ndikimi në financa.

12. Shitjet dhe Arketimet në Monedha të Huaja

  • ✅Regjistrimi i shitjeve dhe arkëtimeve në valutë të huaj.
  • ✅Ndikimi i ndryshimeve të kursit të këmbimit.

13. Oferta, Konvertimi, Stornimet dhe Arkëtime/Pagesa

  • ✅Procesi i krijimit të ofertave.
  • ✅Stornimi dhe korrigjimi i transaksioneve.
  • ✅Regjistrimi i pagesave dhe arkëtimeve.

14. Porosi/Proforma, Konvertimi, Stornime dhe Arkëtime/Pagesa

  • ✅Procedurat për krijimin e proformave dhe porosive.
  • ✅Konvertimi dhe stornimi i dokumenteve financiare.

15. Porosi për Furnizim, Blerjet, Stornimet dhe Pagesat

  • ✅Krijimi i porosive për furnizim.
  • ✅Trajtimi kontabël i blerjeve dhe pagesave.
  • ✅Administrimi i stornimeve dhe rregullimeve financiare.

III- Niveli mesatar për Financa 5 Enterprise

  • 1. Veprimet Sistemuese për TVSH
    • ✅Rasti kur marrim TVSH: Regjistrimi i TVSH-së së zbritshme për blerjet e bëra nga subjekti.
    • ✅Rasti kur paguajmë TVSH: Llogaritja dhe regjistrimi i TVSH-së së pagueshme për shitjet e kryera.
    • ✅Rasti kompleks: Trajtimi i rasteve me kombinime të ndryshme të TVSH-së.

    2. Menaxhimi i Inventarëve në Subjekt

    • ✅Çmimi mesatar: Metoda e llogaritjes së kostos mesatare për inventarin.
    • ✅Metoda FIFO (First-In, First-Out): Parimi i përdorimit të mallrave më të vjetër në stok para atyre më të rinjve.
    • ✅Regjistrimi kontabël dhe ndikimi në pasqyrat financiare.

    3. Shitjet nga Makina në Lëvizje dhe Dyqanet

    • ✅Procedurat dhe regjistrimet kontabël për shitjet e kryera në terren.
    • ✅Menaxhimi i stoqeve dhe raportimi i të ardhurave.
    • ✅Kontrolli i faturimit dhe pajisjeve fiskale.

    4. Lëvizja e Parave Midis Arkave të Ndryshme dhe Bankave

    • ✅Rasti i personit fizik: Procedurat për transfertat dhe regjistrimet e fondeve personale.
    • ✅Rasti i sh.p.k.: Trajtimi i lëvizjeve të fondeve në një subjekt juridik dhe përputhja me rregullat ligjore.
    • ✅Dokumentimi dhe pasqyrimi në kontabilitet.

    5. Veprimet në Monedha të Huaja

    • ✅Regjistrimi i transaksioneve në valutë të huaj.
    • ✅Llogaritja e kursit të këmbimit dhe ndikimi në pasqyrat financiare.
    • ✅Trajtimi i fitimeve dhe humbjeve nga kursi i këmbimit.

    6. Blerjet e Tjera

    • ✅Klasifikimi dhe regjistrimi i blerjeve jashtë inventarit.
    • ✅Efekti tatimor dhe trajtimi i TVSH-së për këto blerje.
    • ✅Dokumentimi dhe auditimi i shpenzimeve.

    7. Recepturat e Produkteve

    • ✅Krijimi dhe menaxhimi i recepturave për prodhimin e mallrave.
    • ✅Llogaritja e kostos për njësi produkti.
    • ✅Trajtimi kontabël i lëndëve të para dhe produkteve përfundimtare.

    8. Listëpagesa Mujore dhe Pagesat Përkatëse

    • ✅Përgatitja dhe regjistrimi i listëpagesave.
    • ✅Trajtimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe tatimit mbi pagën.
    • ✅Dokumentimi dhe procedurat ligjore për pagesat e punonjësve.

IV – Niveli i Avancuar në  Financa5 Enterprise

1. Blerjet nga Importi dhe Fleta Doganore

  • ✅Procedurat doganore dhe dokumentacioni i nevojshëm

  • ✅Llogaritja e detyrimeve doganore dhe tatimore

  • ✅Regjistrimi kontabël i importeve

2. Prodhimi i Produkteve

  • ✅Kostot e prodhimit dhe ndarja e tyre

  • ✅Regjistrimi kontabël i lëndëve të para dhe produkteve të gatshme

  • ✅Raportimi financiar në sektorin e prodhimit

3. AAGJ dhe Amortizimet e Tyre

  • ✅Aktivet afatgjata dhe klasifikimi i tyre

  • ✅Metodat e amortizimit dhe llogaritja e tij

  • ✅Efekti i amortizimit në pasqyrat financiare

4. Parapagimet e Tatimit në Burim

  • ✅Çfarë janë parapagimet dhe si llogariten

  • ✅Regjistrimi kontabël i parapagimeve

  • ✅Procedurat për kthimin ose kompensimin e tyre

5. Selfcare dhe Financa 5 Enterprise

  • ✅Përdorimi i Financa 5 Enterprise në menaxhimin financiar

  • ✅Funksionalitetet kryesore dhe integrimi i sistemit

  • ✅Monitorimi i gjendjes financiare përmes Selfcare

6. Kodi NACE dhe Financa 5 Enterprise

  • ✅Çfarë është kodi NACE dhe si aplikohet në biznese

  • ✅Ndikimi i kodit NACE në llogaritjen tatimore

  • ✅Përdorimi i Financa 5 Enterprise për kategorizimin e aktiviteteve

7. Regjistrimet e Gjobave, Pritje-Përcjellje etj.

  • ✅Klasifikimi dhe regjistrimi kontabël i gjobave

  • ✅Shpenzimet e pritjeve dhe përcjelljeve në kontabilitet

  • ✅Trajtimi tatimor i këtyre shpenzimeve

8. Parapagimet dhe Regjistrimet Përkatëse

  • ✅Llojet e parapagimeve dhe ndikimi i tyre në financa

  • ✅Regjistrimi kontabël i parapagimeve

  • ✅Përputhshmëria me standardet kontabël dhe tatimore

9. Bilanci Final, Fitimi Kontabël dhe Fitimi Fiskal

  • ✅Procesi i përgatitjes së bilancit final

  • ✅Diferenca mes fitimit kontabël dhe fitimit fiskal

  • ✅Rregulloret dhe ligjet mbi fitimin fiskal

 

V- Power BI dhe Financa5 Enterprise.

  • ✅Shkarkim i raporteve nga Financa 5 Enterprise. Eksportoni raporte për analizë të thelluar
  • ✅Instalimi i Power BI. Konfiguroni Power BI për krijimin e raporteve dhe grafikëve interaktivë
  • ✅Importimi i të dhënave në Power BI. Integroni të dhënat nga Financa 5 për analizë
  • ✅Ndërtime të ndryshme vizualizimesh. Krijoni vizualizime të personalizuara për analiza financiare dhe operacionale.
  • ✅Update i të dhënave. Siguroni që të dhënat tuaja janë gjithmonë të azhurnuara për vendimmarrje në kohë reale.

 

Për të mësuar më shumë rreth integrimit të Power BI me Financa 5 Enterprise, mund të ndiqni trajnimin e ofruar nga Trajnimi Im. Ky kurs është i përshtatshëm për profesionistët financiarë dhe menaxherët që dëshirojnë të rrisin efikasitetin e analizave financiare dhe operacionale.

 

VI-Përdorimi i AI dhe Financa 5 Enterprise.

  • ✅Shkarkimi i të dhënave nga programi.
  • ✅Analiza e të dhënave nëpërmjet përdorimit të Artificial Inteligence.

Integrimi i Inteligjencës Artificiale (AI) në programin Financa 5 Enterprise (version i update-uar i Financa 5 Standard) mund të sjellë përfitime të konsiderueshme për biznesin tuaj. Ja disa fusha ku AI mund të kontribuojë:​

  1. Automatizimi i proceseve: AI mund të automatizojë detyra rutinë dhe të përsëritura, duke rritur efikasitetin dhe duke reduktuar mundësinë e gabimeve njerëzore.

  2. Analiza e të dhënaveMjetet e AI-së mund të analizojnë sasi të mëdha të dhënash për të identifikuar trende, modele dhe për të parashikuar zhvillime të ardhshme, duke ndihmuar në marrjen e vendimeve strategjike.

  3. Përmirësimi i përvojës së klientitSistemet e AI-së, si chatbot-et, mund të ofrojnë mbështetje 24/7 për klientët, duke u përgjigjur pyetjeve dhe duke zgjidhur probleme në kohë reale.

  4. Menaxhimi i riskutIA mund të identifikojë dhe vlerësojë rreziqet potenciale në operacionet e biznesit, duke ndihmuar në zhvillimin e strategjive për t’i menaxhuar ato.

VII-Çështje specifike në Financa 5 Enteprise.

  • ✅ Implementim fillestar në Financa 5 Enterprise.
  • ✅Aktivet afatgjata, shitje, përmirësime, mirëmbajtje
  • ✅Listëpagesat. Llogaritjet dhe rregjistrimet përkatëse.
  • ✅Prodhimi i produkteve. Skemat kontabël dhe rregjistrimet përkatëse.
  • ✅Inventarët e bizneseve.
  • ✅Importet e mallrave dhe rregjistrimet e efekteve doganore.
  • ✅Veprimet sistemuese për tvsh-në.
  • ✅Hartimi i pasqyrave financiare.
  • ✅Analiza e raporteve.
  • ✅ Mbyllja e vitit ushtrimor.
  • ✅Deklarata e tatim fitimit.
  • ✅Eksportet e mallrave dhe rregjistrimet përkatëse në program.
  • ✅Veprimet me kapitalin e ortakëve në program.
  • ✅Kostot e inventarëve. Analizat, llogaritjet dhe rregjistrimet në program.
  • ✅ Tatim taksa. Rregjistrimet dhe pagesat.
  • ✅ Notë debiti, anullime, kthime, notë krediti
  • ✅ Kredi bankare. Rregjistrimet e kredisë dhe pagesat e kësteve.
  • ✅Overdrafti. Rregjistrimi i overdraftit dhe pagesat e komisioneve.
  • ✅ Rivlerësim zerash monetar.
  • ✅Sektori i ndërtimit nëpërmjet Financa 5.
  • ✅ Importet e shërbimeve. Pagesa e tvsh-së. Tatimi në burim. Rregjistrimet përkatese në kontabilitet, selfcare dhe e-tax.

 


 


 

 

4
3
3
3
3
Financa 5 Enterprise Webinar
Program per menaxhimin financiar
FATURE SHITJE F5E
Raporte shitje
Financa 5
Financa 5
Financa 5
ALPHA WEB
Financa Enterprise
Financa Enterprise
Fiskalizimi
ALPHA WEB BUXHETOR
ALPHA WEB BUXHETOR
ALPHA WEB BUXHETOR
ALPHA WEB BUXHETOR
Fature Shitje
ACCOUNTING INFORMATICON
previous arrow
next arrow
4
3
3
3
3
Financa 5 Enterprise Webinar
Program per menaxhimin financiar
FATURE SHITJE F5E
Raporte shitje
Financa 5
Financa 5
Financa 5
ALPHA WEB
Financa Enterprise
Financa Enterprise
Fiskalizimi
ALPHA WEB BUXHETOR
ALPHA WEB BUXHETOR
ALPHA WEB BUXHETOR
ALPHA WEB BUXHETOR
Fature Shitje
ACCOUNTING INFORMATICON
previous arrow
next arrow