DEKLARIMET NE SHTET DHE FISKALIZIM

Rekomandohet që individët të cilët do të trajnohen për fiskalizim dhe deklarime të kenë një formim fillestar. Kërkohen njohuri  në Microsoft Excel ose një software të kontabilitetit të aplikuar. Njohuri për Financa 5, Elif Kontabilitet, Parid Smart Solution, PosPlus Al ose Alpha Web rekomandohen në nivel fillestar dhe mesatar. Pas kësaj të avancohet me trajnimin për qëllime Financiare dhe Tatimore. Në këtë mënyrë do të kompletoheshin njohuritë tuaja dhe do të ishit profesionist të suksesshëm në tregun e punës. Përvoja aktuale e punës,mgjs në fillime do të ishte një avantazh në proçesin e trajnimit.

 


DEKLARIMET NË SHTET DHE FISKALIZIM

 

Rreth kursit.

1- Leksionet janë online në kohe reale.

2- Materiale shoqëruese në video,ppt,pdf të cilat mund të aksesohen online.

3- Rekomandohet që të keni njohuri fillestare në Microsoft Excel.

4-Rekomandohet të jeni trajnuar për një software të kontabilitetit të aplikuar.

5- Masterclass-at për deklarimet në shtet dhe fiskalizim.

6- Sipermarrësit ose individ të ndryshem mund të kërkojnë trajnime të dedikuara.

7-Oraret e kurseve. Shiko këtu


 

Programi i kursit:

MODULI 1

MODULI 1

1.Çelja e NIPT në QKB

2.Kodi Nace Rev2

3.Deklarimi i tatimit ne burim

4.Çelja e punonjësve për herë të parë

5.Deklarimi i pagesës për disa ditë. Rasti i punonjësve të punësuar për herë të parë.

6.Ndryshimi i pagës së punonjesve.

7.Ndryshimet e kartelave të punonjësve. Rasti i largimit të punonjësve nga puna.

8.Deklarimi i kontratës së qerasë.

9.Selfcare. Konfigurimi dhe përdorimi i tij.

10.Taksat vendore. Lindja e detyrimit dhe afatet e pagesave.

11.Ndërveprimi midis softwarëve të kontabilitetit, selfacare, e-tax, qkb dhe doganës.

12.Si të aplikoni pranë AKSHI, për çertifikatën elektronike.

13.Si të aplikoni pranë AKSHI, për nënshkrimin elektronik .

14.Menaxhimi i arkave të biznesit.

15.Menaxhimi i llogarive bankare të biznesit.

16.Menaxhimi i inventarit në biznesin tuaj.

17. Ligji i tatimit mbi te ardhurat, Nr 29, 2023

18. Deklarimi i Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin.

 


 

MODULI 2

1.Zgjedhja e softwarëve për fiskalizim.

2.Programi i fiskalizimit dhe librat e blerjes, librat e shitjes.

3.Librat e blerjes, shitjeve dhe deklarimi mujor në selfcare.

4.Deklarimi mujor i tvsh-së.Shqyrtimi dhe konfirmimi i librave të shitjes dhe të blerjes.

5. Ndryshimet e deklaratave të tvsh për periudhat e shkuara.

6.Deklarata vjetore e biznesit. Deklarata e Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin. Deklarimi i Pasqyrave Financiare.

7.Pasqyrat financiare të biznesit. Dorëzimi i tyre.

8.Analizë e biznesit tuaj për qëllime të fiskalizimit.

9. Konfigurimi i fiskalizimit në biznesin tuaj. Ekonomisti i jashtëm dhe integrimi i sistemeve.

10. Ligji i tatimit mbi të ardhurat, Nr 29, 2023

11. Procedurat për lejet e lindjes.

12. Pronarët përfitues.

13.Inspektoriati Shtetëror i Punës.