KONSULENCE

Shërbime Konsulence për Individë dhe Biznese

Ne ofrojmë shërbime konsulence për individë dhe biznese, si online ashtu edhe me prezencë fizike në zyrë. Në të gjithë territorin e Shqipërisë, konsulenca është e disponueshme në distancë, ndërsa në disa qytete ne kemi ndërtuar një rrjet bashkëpunimi me partnerë të besueshëm.

Partnerët tanë përfshijnë zyra kontabiliteti dhe ekonomistë të pavarur, të cilët ofrojnë shërbime profesionale për bizneset në këto qytete. Bashkëpunimi mund të zhvillohet drejtpërdrejt me ta ose përmes një modeli të kombinuar, duke përfshirë edhe asistencën tonë për të siguruar një zgjidhje sa më efektive për nevojat tuaja.

.

1- TATIME DHE KONTABILITET

2- RESEARCH

3- MARKETING


 

 

Fiskalizimi i Biznesit
BIZNES-SHTET
FISKALIZIMI ME PARA NE DORE
FATURA BIZNES ME BIZNES
FATURE TATIMORE SHITJE
KONSULENCE PER SOFTWARE,BIZNESE DHE INDIVIDE
Software+Kontabilitet+Fiskalitete
INDIVIDE BIZNESE INSTITUCIONE
previous arrow
next arrow
Fiskalizimi i Biznesit
BIZNES-SHTET
FISKALIZIMI ME PARA NE DORE
FATURA BIZNES ME BIZNES
FATURE TATIMORE SHITJE
KONSULENCE PER SOFTWARE,BIZNESE DHE INDIVIDE
Software+Kontabilitet+Fiskalitete
INDIVIDE BIZNESE INSTITUCIONE
previous arrow
next arrow

Konsulencë për Softuerët e Kontabilitetit

Ne ofrojmë konsulencë profesionale për bizneset dhe profesionistët e fushës financiare në zgjedhjen, konfigurimin dhe përdorimin e softuerëve të kontabilitetit. Qëllimi ynë është t’ju ndihmojmë të optimizoni proceset financiare, të përmirësoni efikasitetin dhe të siguroheni që biznesi juaj të funksionojë në përputhje me kërkesat ligjore dhe fiskale.

Shërbimet tona përfshijnë:
Zgjedhjen e softuerit të përshtatshëm – Analizojmë nevojat tuaja dhe ju ndihmojmë të zgjidhni platformën më të mirë për biznesin tuaj.
Instalimin dhe konfigurimin – Sigurojmë instalim dhe përshtatje sipas kërkesave specifike të biznesit tuaj.
Trajnime dhe suport teknik – Ofrimi i trajnimeve për stafin tuaj mbi përdorimin e softuerit dhe asistencë të vazhdueshme.
Integrimin me sisteme të tjera – Përshtatja dhe lidhja e softuerit të kontabilitetit me aplikacione të tjera të biznesit.
Mbështetje për përditësime dhe përshtatje ligjore – Sigurojmë që softueri juaj të jetë gjithmonë i përditësuar me ndryshimet e legjislacionit fiskal dhe kontabël.

Me përvojën dhe ekspertizën tonë, ju ndihmojmë të zgjedhni zgjidhjen më të mirë teknologjike për menaxhimin e financave të biznesit tuaj. Na kontaktoni për një konsultim të personalizuar!

Shërbime Konsulence  Financiare

Ne ofrojmë shërbime profesionale konsulence dhe asistence për bizneset dhe individët në fushën e financave, kontabilitetit dhe fiskalizimit. Ekspertiza jonë mbulon një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë mbylljen e bilancit, auditimin financiar, këshillimin tatimor dhe implementimin e software-ve kontabël në përputhje me rregulloret fiskale.

Shërbimet tona kryesore përfshijnë:

1. Konsulencë dhe Auditim Financiar.

Mbyllja e bilancit në softuerë kontabël si Financa 5 Standart, Elif-Kontabilitet, Alpha Web, Financa 5 Enterprise.
Auditim vjetor i bilancit dhe analiza e raporteve financiare.
Këshillim financiar për përmirësimin e menaxhimit të financave të biznesit.
Konsulencë tatimore për të siguruar përputhjen me ligjin dhe optimizimin e taksave.
Hartimi i planeve të biznesit për startupe dhe biznese ekzistuese.

2. Implementimi i Fiskalizimit dhe Certifikimi Elektronik.

✔ Aplikimi në AKSHI për çertifikatë elektronike.
✔ Konfigurimi dhe aplikimi i programeve për fiskalizim.
✔ Menaxhimi i arkës dhe bankës në softuerë kontabël.
✔ Përdorimi dhe asistenca për platformat elektronike: e-Albania, SelfCare, e-Tax

3. Deklarime Tatimore dhe Raportime Ligjore.

✔ Deklarimi i Tatimit në Burim.
✔ Deklarimi i pagave dhe kontributeve.
✔ Përgatitja dhe dorëzimi i deklaratave vjetore për të ardhurat dhe shpenzimet.
✔ Deklarimi i librave të shitjeve dhe blerjeve.

4. Organizimi i Procesit të Punës dhe Menaxhimi Financiar.

✔ Organizimi i proceseve të punës për biznese dhe institucione.
✔ Bashkëpunimi me Kontabilistë të Miratuar dhe Ekspertë Kontabël.
✔ Rekomandime për kontabilistë dhe ekspertë për bashkëpunim.
✔ Menaxhimi i inventarit dhe cash flow-it (arka + banka).

5. Implementimi dhe Asistenca për Softuerët Kontabël.

✔ Implementimi i softuerëve kontabël sipas rregullave të fiskalizimit.
✔ Konsulencë dhe asistencë për softuerët: Financa 5 Standart, Alpha Web, Elif-Kontabilitet, Financa 5 Enterprise, Bilanc
✔ Asistencë  dhe trajnime online live për përdorimin e programeve kontabël.

6. Deklarata Individuale 

✔ Deklarata e të ardhurave individuale – DIVA (konsulencë dhe këshillim).
✔ Asistencë për aplikimin dhe pajisjen me Certifikatën e Rezidencës.