KONTAKTE

 

RUDINA LIPI (TRAJNIMI IM)


RRETH NESH

“Trajnimi Im” është një qendër trajnimesh e specializuar në ofrimin e kurseve profesionale në formatin online ashtu edhe në ambientet tona fizike (nuk ofrohen prej vitit 2020).  Fokusi ynë kryesor është zhvillimi i aftësive në:
Softuerët e kontabilitetit
Fiskalizimi dhe deklarimet e biznesit

Nisma për krijimin e qendrës daton në vitin 1999 dhe u konkretizua me sukses në vitin 2005 nga dy pedagogë të shquar në fushën e ekonomisë. Me kalimin e viteve, “Trajnimi Im” është konsoliduar si një institucion i besuar, duke zgjeruar shërbimet e tij me konsulencë profesionale për individët dhe bizneset.

Qendra ka ofruar trajnime në zyrë që nga viti 2005 dhe trajnime online prej vitit 2018, duke integruar praktika reale dhe metoda të avancuara mësimore. Kurset zhvillohen nga pedagogë dhe ekspertë me përvojë të gjatë në fushën e financave dhe kontabilitetit.

Kush përfiton nga trajnimet tona?
Programet tona janë të përshtatura për:
📌 Studentë dhe ekonomistë të rinj që dëshirojnë të përmirësojnë njohuritë dhe të certifikohen për tregun e punës.
📌 Administratorë dhe pronarë biznesesh që synojnë të menaxhojnë më mirë financat dhe fiskalizimin.
📌 Kontabilistë dhe specialistë financiarë që kërkojnë të avancojnë aftësitë profesionale.

Disponueshmëria e Trajnimeve
Kursantët mund t’i ndjekin trajnimet nga çdo qytet i Shqipërisë apo jashtë saj , duke përfituar nga fleksibiliteti i platformave tona online.

Formatet e Kurseve
🔹 Kurse të dedikuara – Cilësi e lartë, program fleksibël, orare të përshtatura.
🔹 Kurse në grupe të vogla – Mësim cilësor, tarifa të arsyeshme, program i përshtatur për grupin.
🔹 Kurse në grupe të mëdha – Orare fikse, kosto të ulëta, metodologji të standardizuar.
🔹 Klasa dixhitale (webinar) – Mësim i pavarur, akses 24/7, çmime ekonomike.

Ekspertiza dhe Angazhimi Ynë
Pedagogët dhe ekspertët tanë janë profesionistë aktivë në institucione publike dhe kompani private, duke sjellë në trajnimet tona përvojën dhe njohuritë më të fundit të tregut. Besojmë se përgatitja cilësore për tregun e punës nuk vjen vetëm nga teoritë akademike, por nga kombinimi i njohurive shkollore me përvojën praktike.

MISIONI

Trajnime për individët dhe sipërmarrësit për  software financiare dhe kontabël , konsulence financiare, këshillim tatimor, shërbime të implementimit dhe  asistencës per bizneset dhe institucionet .

Të nderuar klientë,

Jemi të kënaqur t’ju prezantojmë gamën tonë të trajnimeve profesionale në fushën e ekonomisë dhe kontabilitetit, të përshtatura për nevojat e ndryshme të profesionistëve dhe bizneseve.

1. Fillestarët:

  • Studentë, jo-ekonomistë dhe ekonomistë të rinj që synojnë të fitojnë njohuri të thella, çertifikim dhe mundësi punësimi në sektorin ekonomik.

2. Stafet e bizneseve:

  • Shitës dhe magazinierë që dëshirojnë të mësojnë proçesin e fiskalizimit dhe menaxhimin e inventarit.

  • Ekonomistë dhe kontabilistë të firmave që synojnë të implementojnë fiskalizimin dhe të mbajnë kontabilitetin në përputhje me standardet më të fundit.

3. Stafet e institucioneve dhe OJF-ve:

  • Financierë të institucioneve dhe organizatave jofitimprurëse që kërkojnë të zbatojnë procesin e fiskalizimit dhe të menaxhojnë kontabilitetin në mënyrë efikase.

4. Ekspertët e pavarur:

  • Kontabilistë të miratuar dhe ekspertë kontabël që ofrojnë shërbime për firma të ndryshme dhe dëshirojnë të implementojnë fiskalizimin për klientët e tyre.

5. Bizneset private:

  • Ndërmarrje që synojnë të implementojnë software të kontabilitetit për të fiskalizuar operacionet dhe për të menaxhuar financat në mënyrë të strukturuar.

6. Administratorët dhe pronarët e bizneseve:

  • Drejtues biznesesh që dëshirojnë të mësojnë përdorimin e software-it të kontabilitetit për të implementuar fiskalizimin dhe për të menaxhuar aktivitetin e tyre në mënyrë autonome.

Trajnimet tona janë të dizajnuara për të ofruar njohuri praktike dhe teorike, duke ju pajisur me aftësitë e nevojshme për të përballuar sfidat e tregut dhe për të përmbushur kërkesat ligjore në fushën e fiskalizimit dhe kontabilitetit.

📩 Na kontaktoni për më shumë informacion mbi trajnimet dhe çertifikimet tona.

 


 

I-SEKRETARI ONLINE.

Për t’u lidhur me ne, ju lutemi përdorni një nga opsionet e mëposhtme:

  • Sekretari Online: Klikoni këtu për të komunikuar drejtpërdrejt me sekretarinë tonë online.

  • WhatsApp: Klikoni këtu për të na kontaktuar nëpërmjet WhatsApp në numrin +355 68 486 8595.

  • Skype: Klikoni këtu për të nisur një bisedë në Skype me përdoruesin “qendertrajnimi”.

  • Telefon: Na telefononi në numrat +355 69 662 2260 ose +355 68 486 8595.

  • Email: Dërgoni një email në adresat tona: kurseinfo@gmail.com ose info@trajnimiim.com.

  • Regjistrimi Juaj: Klikoni këtu për të plotësuar formularin e regjistrimit online.

Mesazhi juaj do të lexohet në kohë reale dhe stafi ynë do t’ju kontaktojë sa më shpejt të jetë e mundur

 


 

II-ORARE. 

a-Trajnimet zhvillohen online.

b- Oraret e kurseve : 9.00-21.00 ; Hënë-Shtunë.


 

III-ADRESA.

    • ‘Trajnimi Im’,  Lagjia ” Pavarësia”,Vlorë.

 

IV- PASAPORTA E LEHTËSUESIT

V- ANËTAR NË AECA ( ALBANIAN E-COMMERCE ASSOCIATION)

(prej 2023)

 


© 2024 Trajnimi Im. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Sipas Nenit 17 të Ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, e drejta e autorit mbrohet automatikisht pa asnjë formalitet, që nga momenti i krijimit të veprës.