Trajnime për Menaxhimin e Biznesit Tuaj
I- PAKETA RESTART
Paketa RISTART synon ti përgatis kursantët për tregun e punës duke ju siguruar atyre mundësi punësimi dhe avantazhe në tregun e punës.
II. SI TË RRISNI SHITJET TUAJA
Ky modul synon të evidentoj rëndësin e shitjeve për biznesin dhe t’ju mësoj se si të punoni per rritjen e shitjeve.
III- HYRJE NË EKONOMI
Individet të cilët duan njohuri fillestare në ekonomi si edhe gjimnazistët të cilët do të ndjekin studimet në fushën e ekonomisë mund të ndjekin një trajnim të tillë.
IV-PLANET E BIZNESIT.
Planet e biznesit janë shumë të rëndësishme si për bizneset e reja për të cilat parashikojnë rrugëtimin e tyre edhe për bizneset ekzistuese. Krijimi i planeve të biznesit ju jep mundësi të mendoni seriozisht për të ardhmen e biznesit. Analiza dhe fokusimi juaj në shumë detaje si produktet, shitjet, strategjit, stafet e nevojshme etj që do t’ju çojnë drejt suksesit. Në fund të vitit të parë për të cilin keni ndërtuar një plan biznesi do të mund të krahasoni planin me planifikimin. Kjo ka vlera si për saktesin e parashikimit si edhe për të matur diferencat dhe gjetur shkaqet e ndryshimit. Metodologjia e ndjekur do të përmirësoj strategjit dhe do të shtoj mundësi për sukses të biznesit. Në trajnimet online për ndërtimin e planit të biznesit do të përdoret Microsoft Excel.
V- BANKA ONLINE – KURSE
Në këtë epokë dixhitale rekomandojmë të përfitoni nga avantazhet e përdorimit të teknollogjisë. Ju mund të shmangni qëndrimin në radhë përpara bankës suaj, duke mos harxhuar kohë për të shkuar dhe ardhur nga banka, për të mos kryer transaksione atje dhe për të mos paguar komisione në bankë. Ne nuk përfaqësojmë asnjë bank, por rekomandojmë të përdorni elementët dixhital të bankës me të cilën ju punoni aktualisht brenda kushteve të siguris të rekomanduar nga banka juaj.
VI-DIVA – DEKLARATA INDIVIDUALE VJETORE E TË ARDHURAVE
Individët nevojitet të kenë njohuri për DIVA, Deklarata Invidividuale Vjetore e të Ardhurave. Si individë ata janë të detyruar për plotesimin e saj për rastet kur e kërkon ligji. Njëkohësisht në të gjitha rastet kur ata nisin një sipërmarrje ose e kanë nisur atë nevojitet detyrimisht të njohin DIVA dhe të respektojnë elementet ligjor të cilët prekin direkt ose indirekt ata si individ.
VII- PLAN MARKETING
Arsyet për krijimin e një plani marketingu dhe një plani biznesi janë shpesh të ngjashme, por jo identike. Më shpesh, pronarët e bizneseve i krijojnë të dyja për të siguruar financim. Bankat dhe investitorët shpesh kërkojnë plane biznesi dhe marketingu përpara se të pranojnë të huazojnë para ose të investojnë në kompani.Një plan marketingu është një pjesë e një plani biznesi. Kjo është mënyra më e lehtë për të kujtuar ndryshimin midis të dyjave
VIII- SELFCARE
Bizneset e reja kanë nevojë për konsulencë, suport dhe trajnime për përdorimin e selfcare , ndaj ju ofrojmë mundësinë për të mësuar dhe përdorur me profesionalizëm platformën. Njëkohësisht edhe bizneset ekzistuese në fazën e post implementimit të fiskalizimit kanë nevoj për trajnime të stafeve të tyre për Selfcare.
IX- MARKETING DIXHITAL
Njohuri për fillestarët për marketingun dixhital. Synohet të ndihmohen individët dhe stafet e kompanive për marketingun e sipërmarrjeve të reja dhe ekzistuese.
X – BURIMET NJERËZORE
Planifikimi i burimeve njerëzore dhe i performancës së tyre. Rekomandohet për bizneset e mëdha të cilat për të arritur objektivat e tyre kërkojnë të planfikojnë stafet e dëshiruara sipas kualifikimeve përkatëse.
XI- PASURITË E PALUAJTSHME
Qëllimi i këtij kursi është të mundësojë njohjen e parimeve bazë dhe aspekteve financiare të pasurive të paluajtshme dhe rëndësisë së tyre në ekonomi. Gjatë këtij kursi theksi do jetë tek financat e pasurive të paluajtshme duke iu referuar më së shumti bazave të vlerësimit të tyre, si edhe në aspektet praktike të tregjeve.