FINANCA 5 STANDARD

Kurse për Financa 5 Standard. 

Financa 5 standard është një program i njohur dhe i përdorur gjerësisht, veçanërisht nga profesionistët e kontabilitetit. Ky program është thelbësor për administrimin financiar dhe kontabël të kompanive, duke lehtësuar regjistrimin e të dhënave ekonomike dhe financiare të vazhdueshme të biznesit tuaj.

Trajnimi Im ofron kurse online për Financa 5 standard, të cilat janë të përshtatshme për të gjithë ata që dëshirojnë të fitojnë njohuri mbi këtë program dhe të zhvillojnë aftësi në fushën e kontabilitetit dhe administratës financiare. Ky kurs është një mundësi e shkëlqyer për:

  • a-Studentët që janë në përfundim të studimeve në fushën e ekonomisë, informatikës ekonomike etj.

  • b-Profesionalistët që kërkojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të krijojnë mundësi për një karrierë të suksesshme në tregun e punës.

  • c-Sipërmarrësit që dëshirojne më shumë sukses në biznesin e tyre.

Kurset zhvillohen plotësisht online, duke ofruar qasje të lehtë dhe fleksibile për të mësuar në çdo kohë dhe nga çdo vend. Trajnimi përfshin versionet origjinale të Financa 5 standard, duke siguruar që ju të përfitoni nga një material i pasur dhe praktik.

A-Përfitimet e trajnimit për Financa5 Standard. 

Nëse vendosni të ndiheni të trajnuar në përdorimin e programit Financa 5 Standard, është e rëndësishme të kuptoni përfitimet që lidhen me këtë trajnim.

  1. Njohuri e Thelluar. (Advanced knowledge)
    Trajnimi ynë ofron njohuri të detajuara mbi përdorimin e programit Financa 5 Standard, kontabilitetin dhe çështjet fiskale, duke ju mundësuar të zhvilloni aftësi të plota dhe të aplikoni praktikat më të mira në këtë fushë.

  2. Mundësi Punësimi. (Employment Opportunities)
    Përgatitja në këtë trajnim përgatit individët për të përmbushur kërkesat e tregut të punës, duke rritur mundësitë për t’u selektuar në aplikimet për punë. Kursantët tanë, në varësi të nivelit të tyre të përgatitjes, rekomandohen për pozita të përshtatshme në biznese të ndryshme dhe mbështeten në implementimin e Financa 5 Standard.)

  3. Përmirësimi i të Ardhurave. (Income improvement)
    Ky trajnim ju mundëson të siguroni një pagë të dinjitetshme dhe të përmirësoni vazhdimisht të ardhurat tuaja në tregun e punës, duke iu ofruar mundësi për karrierë të qëndrueshme dhe të suksesshme.

  4. Cilësi e Lartë. (High Quality)
    Me një eksperiencë mbi 27 vjet në trajnime për Financa 5 Standard, kontabilitet, fiskalitete dhe mësimdhënie, ne ofrojmë një standard të lartë cilësor për çdo kursant. Eksperienca jonë është garanci për një trajnim të shkëlqyer dhe të përshtatshëm për nevojat e individëve dhe bizneseve.

  5. Inovacion dhe Risi. (Innovation and Newness)
    Slogan i ynë është: “Në treg ka shumë qendra që ofrojnë kurse për Financa 5, por ne jemi gjithmonë 10 hapa përpara.” Kjo pasqyron angazhimin tonë për të ofruar trajnimet më të avancuara dhe risitë më të fundit në fushën e financës dhe kontabilitetit.

Përmes këtyre përfitimeve, ky trajnim ju mundëson të bëheni një profesionist i avancuar në fushën e financës dhe të përmbushni objektivat tuaja karrierë.

B-Disavantazhet e trajnimit për Financa 5 Standard.

Përpara se të filloni kursin për Financa 5 Standard, është e rëndësishme të njihni disa disavantazhe të mundshme që mund të ndikojnë në përvojën tuaj të trajnimit:

  1. Çmimet
    Për të përfituar çmime më të ulëta, rekomandohet të regjistroheni për kurset në klasa dixhitale (video) dhe, në përfundim, të kërkoni seanca shtesë në kohë reale. Ky opsion mund të jetë një mundësi më e lira, por kërkon angazhim të shtuar nga ana juaj.

  2. Certifikimi
    Në përfundim të kursit, do t’ju lëshohet një certifikatë përkatëse, e cila mund të kërkojë deri në 30 ditë për t’u përgatitur. Certifikata ofrohet falas, por për ata që duan ta marrin atë në një afat më të shkurtër (brenda 3, 7, 15, ose 21 ditëve), do të aplikohet një tarifë shtesë përkatëse.

  3. Testimi Fillestar
    Për ata që dëshirojnë të trajnohen për një nivel mesatar në Financa 5 Standard, do të kërkohet një test paraprak për të vlerësuar nivelin bazë të njohurive. Ky proces mund të kërkojë kohë dhe mund të ndikojë në afatin e trajnimit.

  4. Ofertat dhe Zbritjet
    Çdo individ mund të përfitojë nga zbritjet e ofruara, por për të shfrytëzuar ofertat, është e nevojshme të regjistroheni paraprakisht për trajnim. Rekomandojmë që të informoheni për afatin e përfundimit të ofertave dhe të bëni regjistrimin brenda afatit të paracaktuar për të përfituar nga mundësitë e zbritjeve.

  5. Koha e Trajnimit
    Koha e kursit mund të përshtatet në varësi të individëve dhe grupeve, por ajo nuk mund të jetë më e shkurtër se minimumi i kërkuar për të mbuluar materialin dhe për të siguruar një përgatitje të plotë. Ky kufizim mund të ndikojë në fleksibilitetin e orarit të kursantëve.

Duke pasur parasysh këto disavantazhe, është e rëndësishme të planifikoni dhe të merrni parasysh kërkesat e trajnimit përpara se të regjistroheni.

 

Çertifikim profesional për Financa 5 Standard.(

Pas përfundimit të kursit “Financa 5”, pjesëmarrësit do të mund të fitojnë një certifikatë që vërteton aftësitë dhe njohuritë e tyre në fushën e kontabilitetit dhe administrimit financiar. Ky certifikim është një dëshmi e trajnimit të specializuar dhe mund të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e karrierës suaj.

Çertifikimi mund të jetë i rëndësishëm për përmirësimin e mundësive të punësimit, pasi shumë punëdhënës kërkojnë kandidatë me njohuri të dokumentuara dhe të certifikuara në fushën e financave dhe kontabilitetit. Kjo certifikatë mund t’ju ndihmojë të rrisni mundësitë për të gjetur një punë të re ose të avanconi në pozitat aktuale të punës.

Për të marrë certifikatën, është e nevojshme të përfundoni me sukses të gjitha seancat e kursit dhe të kaloni provimin përfundimtar. Pas përfundimit të suksesshëm, organizatori i kursit do t’ju lëshojë certifikatën përkatëse, e cila do të vërtetojë aftësitë tuaja në këtë fushë.

Suksese në studimet tuaja dhe shpresojmë që të arrini certifikimin që dëshironi!


Programi i Kursit për Financa5 Standard. 

I-Bilanci fillestar dhe sistemet e informacionit kontabël

1.Momente kyce të zhvillimit të kontabilitetit dhe sistemeve kontabël të informacionit.

2.Rëndësia e sistemeve të informacionit për zhvillimin e biznesit.

3.Komponentët e sistemit të informacionit të kontabilitetit_Pjesa1.

4.Komponentët e sistemit të informacionit të kontabilitetit_Pjesa2.

5. Hartimi i bilancit fillestar

  • ✅Identifikimin dhe regjistrimin e aseteve fillestare (paratë në bankë, inventari, makineritë etj.).
  • ✅Regjistrimin e detyrimeve fillestare (kreditë, borxhet ndaj furnitorëve etj.).
  • ✅Llogaritjen e kapitalit fillestar sipas formulës: Kapitali = Asetet – Detyrimet

6. Rregjistrimi i bilancit fillestar ne programin Financa 5 Standard.

  • ✅Çelja e ndërmarrjes në sistem dhe konfigurimi i parametrave fillestarë.
  • ✅Regjistrimi i aseteve dhe detyrimeve sipas vlerave përkatëse.
  • ✅Vendosja e kursit të këmbimit për monedhat e huaja.
  • ✅Gjenerimi i bilancit fillestar dhe kontrolli i përputhshmërisë së tij.

7. Raportet shoqeruese te bilancit fillestar

  • ✅Bilanci i Gjendjes – Pasqyrimi i aseteve, detyrimeve dhe kapitalit në një moment të caktuar.
  • ✅Verifikuesit – Raporte verifikues të arkës,bankës, blerjeve, shitjeve.
  • ✅Gjendja e inventarëve – Inventarët fillestar në magazinë.

II-Niveli Bazë për Financa 5 Standard.

1. Administrimi i Artikujve

✅ Krijimi dhe regjistrimi i artikujve në sistemin kontabël
✅ Kategorizimi i artikujve sipas natyrës dhe funksionit

2. Inventari Fillestar

✅ Regjistrimi i inventarit fillestar të mallrave
✅ Kategorizimi sipas llojit dhe vlerës financiare

3. Administrimi i Llogarive Bankare dhe Arkave

✅ Hapja dhe konfigurimi i llogarive bankare në sistem
✅ Administrimi dhe kontrolli i arkave fizike

4. Regjistrimi i Klientëve dhe Furnitorëve

✅ Krijimi dhe menaxhimi i të dhënave të klientëve dhe furnitorëve
✅ Klasifikimi sipas marrëdhënieve tregtare dhe analizimi i borxheve

5. Kursi i Këmbimit dhe Bilanci Fillestar

✅ Llogaritja dhe aplikimi i kursit të këmbimit për transaksionet valutore
✅ Përcaktimi i bilancit fillestar financiar dhe përgatitja e tij

6. Bilanci Kontabël dhe Raportet Financiare

✅ Përgatitja dhe analizimi i bilancit kontabël
✅ Gjenerimi i raporteve financiare të detajuara

7. Procesimi i Blerjeve në Lek

✅ Regjistrimi i blerjeve të mallrave dhe shërbimeve
✅ Llogaritja e TVSH-së dhe trajtimi i shpenzimeve të tjera

8. Procesimi i Shitjeve në Lek

✅ Regjistrimi i të ardhurave nga shitjet
✅ Llogaritja e TVSH-së dhe përpunimi i faturave të shitjes

9. Regjistrime Bankare në Lek

✅ Regjistrimi i pagesave dhe arkëtimeve përmes bankës
✅ Pajtimi i llogarive bankare me pasqyrat financiare

10. Regjistrime Arkëtare në Lek

✅ Administrimi i transaksioneve me para në dorë
✅ Dokumentimi dhe rregjistrimi i arkëtimeve dhe pagesave nga arka

11. Blerjet dhe Pagesat në Monedha të Huaja

✅ Regjistrimi i blerjeve në valutë të huaj
✅ Aplikimi i kursit të këmbimit dhe ndikimi i tij në financa

12. Shitjet dhe Arkëtimet në Monedha të Huaja

✅ Regjistrimi i shitjeve dhe arkëtimeve në valutë të huaj
✅ Ndikimi i ndryshimeve të kursit të këmbimit dhe raportimi

13. Menaxhimi i Ofertave, Konvertimeve dhe Stornimeve

✅ Krijimi dhe menaxhimi i ofertave tregtare
✅ Stornimi dhe korrigjimi i transaksioneve
✅ Regjistrimi dhe kontrolli i arkëtimeve dhe pagesave

14. Menaxhimi i Porosive dhe Proformave

✅ Procedurat për krijimin e porosive dhe proformave
✅ Konvertimi dhe stornimi i dokumenteve financiare

15. Menaxhimi i Porosive për Furnizim dhe Blerjet

✅ Krijimi dhe administrimi i porosive për furnizim
✅ Trajtimi kontabël i blerjeve dhe pagesave
✅ Rregullimi dhe administrimi i stornimeve financiare


III- NIVELI MESATAR NË  FINANCA5 STANARD.

1. Veprimet Sistemuese për TVSH

  • ✅Rasti kur marrim TVSH: Regjistrimi i TVSH-së së zbritshme për blerjet e bëra nga subjekti.
  • ✅Rasti kur paguajmë TVSH: Llogaritja dhe regjistrimi i TVSH-së së pagueshme për shitjet e kryera.
  • ✅Rasti kompleks: Trajtimi i rasteve me kombinime të ndryshme të TVSH-së.

2. Menaxhimi i Inventarëve në Subjekt

  • ✅Çmimi mesatar: Metoda e llogaritjes së kostos mesatare për inventarin.
  • ✅Metoda FIFO (First-In, First-Out): Parimi i përdorimit të mallrave më të vjetër në stok para atyre më të rinjve.
  • ✅Regjistrimi kontabël dhe ndikimi në pasqyrat financiare.

3. Shitjet nga Makina në Lëvizje dhe Dyqanet

  • ✅Procedurat dhe regjistrimet kontabël për shitjet e kryera në terren.
  • ✅Menaxhimi i stoqeve dhe raportimi i të ardhurave.
  • ✅Kontrolli i faturimit dhe pajisjeve fiskale.

4. Lëvizja e Parave Midis Arkave të Ndryshme dhe Bankave

  • ✅Rasti i personit fizik: Procedurat për transfertat dhe regjistrimet e fondeve personale.
  • ✅Rasti i sh.p.k.: Trajtimi i lëvizjeve të fondeve në një subjekt juridik dhe përputhja me rregullat ligjore.
  • ✅Dokumentimi dhe pasqyrimi në kontabilitet.

5. Veprimet në Monedha të Huaja

  • ✅Regjistrimi i transaksioneve në valutë të huaj.
  • ✅Llogaritja e kursit të këmbimit dhe ndikimi në pasqyrat financiare.
  • ✅Trajtimi i fitimeve dhe humbjeve nga kursi i këmbimit.

6. Blerjet e Tjera

  • ✅Klasifikimi dhe regjistrimi i blerjeve jashtë inventarit.
  • ✅Efekti tatimor dhe trajtimi i TVSH-së për këto blerje.
  • ✅Dokumentimi dhe auditimi i shpenzimeve.

 

7. Recepturat e Produkteve

  • ✅Krijimi dhe menaxhimi i recepturave për prodhimin e mallrave.
  • ✅Llogaritja e kostos për njësi produkti.
  • ✅Trajtimi kontabël i lëndëve të para dhe produkteve përfundimtare.

8. Listëpagesa Mujore dhe Pagesat Përkatëse

  • ✅Përgatitja dhe regjistrimi i listëpagesave.
  • ✅Trajtimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe tatimit mbi pagën.
  • ✅Dokumentimi dhe procedurat ligjore për pagesat e punonjësve.

 

IV – Niveli i Avancuar në  Financa5 Standard

1. Blerjet nga Importi dhe Fleta Doganore

  • ✅Procedurat doganore dhe dokumentacioni i nevojshëm
  • ✅Llogaritja e detyrimeve doganore dhe tatimore
  • ✅Regjistrimi kontabël i importeve

2. Prodhimi i Produkteve

  • ✅Kostot e prodhimit dhe ndarja e tyre
  • ✅Regjistrimi kontabël i lëndëve të para dhe produkteve të gatshme
  • ✅Raportimi financiar në sektorin e prodhimit

3. AAGJ dhe Amortizimet e Tyre

  • ✅Aktivet afatgjata dhe klasifikimi i tyre
  • ✅Metodat e amortizimit dhe llogaritja e tij
  • ✅Efekti i amortizimit në pasqyrat financiare

4. Parapagimet e Tatimit në Burim

  • ✅Çfarë janë parapagimet dhe si llogariten
  • ✅Regjistrimi kontabël i parapagimeve
  • ✅Procedurat për kthimin ose kompensimin e tyre

5. Selfcare dhe Financa 5 Standard

  • ✅Përdorimi i Financa 5 Standard në menaxhimin financiar
  • ✅Funksionalitetet kryesore dhe integrimi i sistemit
  • ✅Monitorimi i gjendjes financiare përmes Selfcare

6. Kodi NACE dhe Financa 5 Standard

  • ✅Çfarë është kodi NACE dhe si aplikohet në biznese
  • ✅Ndikimi i kodit NACE në llogaritjen tatimore
  • ✅Përdorimi i Financa 5 Standard për kategorizimin e aktiviteteve

7. Regjistrimet e Gjobave, Pritje-Përcjellje etj.

  • ✅Klasifikimi dhe regjistrimi kontabël i gjobave
  • ✅Shpenzimet e pritjeve dhe përcjelljeve në kontabilitet
  • ✅Trajtimi tatimor i këtyre shpenzimeve

8. Parapagimet dhe Regjistrimet Përkatëse

  • ✅Llojet e parapagimeve dhe ndikimi i tyre në financa
  • ✅Regjistrimi kontabël i parapagimeve
  • ✅Përputhshmëria me standardet kontabël dhe tatimore

9. Bilanci Final, Fitimi Kontabël dhe Fitimi Fiskal

  • ✅Procesi i përgatitjes së bilancit final
  • ✅Diferenca mes fitimit kontabël dhe fitimit fiskal
  • ✅Rregulloret dhe ligjet mbi fitimin fiskal

 

 

V- Power BI dhe Financa5 standard.

 

Përdorimi i Power BI në kombinim me Financa 5 Standard ofron një mënyrë të fuqishme për të analizuar dhe vizualizuar të dhënat financiare dhe kontabël. Trajnimi përfshin:

✅ Shkarkimi i raporteve nga Financa 5 Standard.
✅ Instalimi dhe konfigurimi i Power BI
✅ Importimi dhe përpunimi i të dhënave nga Financa 5 Standard në Power BI
✅ Krijimi i vizualizimeve të personalizuara për analizën financiare dhe operacionale
✅ Automatizimi dhe përditësimi i të dhënave në Power BI për monitorim të vazhdueshëm

Për të mësuar më shumë rreth përdorimit të Power BI dhe integrimit të tij me sisteme të tjera, mund të ndiqni trajnimin e ofruar nga Trajnimi Im. Ky kurs ofrohet në tri nivele: fillestar, mesatar dhe i avancuar, duke u përshtatur me nevojat dhe nivelin tuaj të njohurive.Trajnimi Im

Për më shumë informacione mbi integrimin e Power BI me platforma të tjera, mund të konsultohemi se bashku, duke  ofruar një zgjidhje të shpejtë dhe efektive për analizën e të dhënave të biznesit.

 

 

VI-Përdorimi i AI dhe Financa 5 standard.

Përparimet në Inteligjencën Artificiale (AI) mundësojnë një analizë më të thelluar të të dhënave financiare dhe operacionale. Ky modul përfshin:

✅ Ekstraktimin dhe përpunimin e të dhënave nga Financa 5 Standard
✅ Aplikimin e AI për analizë të avancuar të të dhënave dhe nxjerrjen e modeleve financiare
✅ Përdorimin e algoritmeve të AI për të identifikuar tendenca dhe për të mbështetur vendimmarrjen strategjike

Integrimi i Inteligjencës Artificiale (AI) në programin Financa 5 Standard mund të sjellë përfitime të konsiderueshme për biznesin tuaj. Ja disa fusha ku AI mund të kontribuojë:​

  1. Automatizimi i proceseve: AI mund të automatizojë detyra rutinë dhe të përsëritura, duke rritur efikasitetin dhe duke reduktuar mundësinë e gabimeve njerëzore.

  2. Analiza e të dhënaveMjetet e AI-së mund të analizojnë sasi të mëdha të dhënash për të identifikuar trende, modele dhe për të parashikuar zhvillime të ardhshme, duke ndihmuar në marrjen e vendimeve strategjike.

  3. Përmirësimi i përvojës së klientitSistemet e AI-së, si chatbot-et, mund të ofrojnë mbështetje 24/7 për klientët, duke u përgjigjur pyetjeve dhe duke zgjidhur probleme në kohë reale.

  4. Menaxhimi i riskutIA mund të identifikojë dhe vlerësojë rreziqet potenciale në operacionet e biznesit, duke ndihmuar në zhvillimin e strategjive për t’i menaxhuar ato.


VII-Çështje specifike për Financa 5 Standard.

  • ✅ Implementim fillestar ne Financa 5 Standard.
  • ✅Aktivet afatgjata, shitje, përmirësime, mirëmbajtje
  • ✅Listëpagesat. Llogaritjet dhe rregjistrimet përkatëse.
  • ✅-Prodhimi i produkteve. Skemat kontabël dhe rregjistrimet përkatëse.
  • ✅Inventarët e bizneseve.
  • ✅Importet e mallrave dhe rregjistrimet e efekteve doganore.
  • ✅Veprimet sistemuese për tvsh-në.
  • ✅Hartimi i pasqyrave financiare.
  • ✅Analiza e raporteve.
  • ✅ Mbyllja e vitit ushtrimor.
  • ✅Deklarata e tatim fitimit.
  • ✅ Eksportet e mallrave dhe rregjistrimet përkatëse në program.
  • ✅Veprimet me kapitalin e ortakëve në program.
  • ✅Kostot e inventarëve. Analizat e ndryshme, llogaritjet dhe rregjistrimet në program.
  • ✅ Tatim taksa. Rregjistrimet dhe pagesat.
  • ✅ Notë debiti, anullime, kthime, notë krediti.
  • ✅ Kredi bankare. Rregjistrimet e kredisë dhe pagesat e kësteve.
  • ✅Overdrafti. Rregjistrimi i overdraftit dhe pagesat e komisioneve.
  • ✅Rivlerësim zërash monetar.
  • ✅ Sektori i ndërtimit nëpërmjet Financa 5.
  • ✅ Importet e shërbimeve. Pagesa e tvsh-së. Tatimi në burim. Rregjistrimet përkatese në kontabilitet, selfcare dhe e-tax.

 

 


 

 

 

Logo F5
1
isd new
Financa 5 Standard Kurse te Dedikuar
Financa 5 Standard Klasa te Vogla
Financa 5 Standard Kurse te Dedikuar
2
Financa 5
Financa 5
BILANCI KONTABEL NE Financa 5
PASH NE Financa 5
Bilanci Material ne Financa5
3
POS FINANCA 5
LEXUES OPTIK
Fiskalizimi
PRINTER
Fature Shitje
ACCOUNTING INFORMATICON
previous arrow
next arrow
Logo F5
1
isd new
Financa 5 Standard Kurse te Dedikuar
Financa 5 Standard Klasa te Vogla
Financa 5 Standard Kurse te Dedikuar
2
Financa 5
Financa 5
BILANCI KONTABEL NE Financa 5
PASH NE Financa 5
Bilanci Material ne Financa5
3
POS FINANCA 5
LEXUES OPTIK
Fiskalizimi
PRINTER
Fature Shitje
ACCOUNTING INFORMATICON
previous arrow
next arrow