MASTERCLASS
Ndërtim Plan Biznesi dhe Integrimi me Softwaret Kontabel
Date 20/09/2024
Seancat e trajnimit
- Seanca 1. 20 Shtator 2024, Ora 18.00-21.00. Kliko ketu
- Seanca 2. 21 Shtator 2024, Ora 18.00-21.00. Kliko ketu
- Seanca 3. 27 Shtator 2024, Ora 18.00-21.00. Kliko ketu
- Seanca 4. 28 Shtator 2024, Ora 18.00-21.00. Kliko ketu
- Seanca 5. 4 Tetor 2024, Ora 18.00-21.00. Kliko ketu
- Seanca 6. 5 Tetor 2024 , Ora 18.00-21.00. Prezantimi i detyres finale.
Rendesia e trajntimit.
Planet e Biznesit jane shume te rendesishme si per bizneset e reja per te cilat parashikojne rrugetimin e tyre edhe per bizneset ekzistuese. Krijimi i planeve te biznesit ju jep mundësi të mendoni seriozisht për të ardhmen e biznesit si edhe për shumë detaje si produktet, shitjet, strategjitë, stafet e nevojshme etj që do t’ju çojnë drejt suksesit. Në fund të vitit të parë për të cilin keni ndërtuar një plan biznesi do të mund të krahasoni planin me planifikimin. Kjo ka vlera si për saktësin e parashikimit si edhe për të matur diferencat dhe gjetur shkaqet e ndryshimit. Metodologjia e ndjekur do të përmirësoj strategjitë dhe do të shtoj mundesitë për sukses të biznesit. Në trajnimet online për ndërtimin e planit të biznesit do të përdoret Microsoft Excel. Nëpërmjet trajnimeve në masterclass individet mund të marrin njohuri dhe të jenë pjese e diskutimeve për hartimin e plan biznesit dhe integrimit të tyre me softwarët e tjerë kontabël në subjekte.
Programi i trajnimit:
- 1- Rëndësia e plan bizneseve.
- 2-Modeli i planit të biznesit dhe metodologjia e përgatitjes.
- 3-Analiza SWOT.
- 4-Plani i shitjeve.
- 5-Plani i shpenzimeve.
- 6-Pasqyrat financiare të biznesit (Bilanci,Fitim-Humbja).
- 7-Relacioni midis pasqyrave financiare të biznesit dhe DIVA.
- 8- Ndërtim plan biznesi.