MICROSOFT EXCEL- NIVEL FILLESTAR

Nëpërmjet kurseve në webinar për nivelin fillestar për Microsoft Excel individët mund të mësojnë në mënyrë të pavarur. Webinarët ju mundësojnë përfitime: kohë, parash dhe energjish duke u shoqëruar me detyra në platformën përkatëse.

Webinar 1: Aftësi bazë.

  • 1-Hyrje në Excel
  • 2-Si të nisni një workbook të ri
  • 3-Si të rregjistroni një workbook të ri
  • 4-Formatik dhe paraqitje e të dhënave

    Webinar 2: Formula matematikore dhe statistikore

    • 1-Si të bëni llogaritje (matematikore dhe statistikore bazë) duke:
      • -aplikuar funksione si sum, average, min max (pra, shumatore ose total të rangut të të dhënave, mesataren aritmetike të rangut, vleren minimale dhe maksimale të rangut).
      •  -dhe krijuar formula të thjeshta si pjesëtim dhe mbledhje.
    • 2-Si të përdorni referenca relative dhe absolute.
    • 3-Si të formatoni dhe paraqisni të dhënat.(duke iu referuar këtu formatit të paraqitjes ose lookut të përmbajtjes së qelizave si përqindje).
    • 4-Si të dublikoni  ose kopjoni përmbatjen e një flete punë.

    Webinar 3: Grafikët.

    • 1-Si të krijoni një grafik nga fillimi në fund.
    • 2-Si të krijosh lloje të ndryshme grafikësh.
    • 3-Si dhe të dish  se çfarë të dhënash të duhen për lloje të ndryshme grafikësh.

    Webinar 4: Tabelat.

    • 1-Të dish si të modifikosh/editosh një grafik.
    • 2-Të dish si të printosh grafik.

    Webinar 5: Tabela të avancuara.

    • 1-Tabela të avancuara (listëpagesa)
    • 2-Si të shkrini ose të bashkoni një grup qelizash në një qelize të vetme, kryesisht për të ndërtuar dhe paraqitur me mirë kokën e tabelës së të dhënave.
    • 3-Si të ndërtoni një liste numerike ose numër rendor automatikisht për reshtat me kliko, mbaj, tërhiq dhe lesho .
    • 4-Si të formatoni dhe paraqisni të dhënat në vlere, duke iu referuar formatit të numrit si vlerë dhe jo thjeshtë numër.
    • 5-Si të përdorni funksionin IF, i cili është një nga funksionet me popullore të Excel-it;
    • 6-Do të mësoni si të kopjoni të dhënat dhe lidhjen e tyre me burimin përmes paste special — paste link.
    • 7-Do të rikujtoni krijimin e formulave duke përdorur operatore bazë si: shumëzim *, pjesetim /, mbledhje +, zbritje -,me qeliza me referenca relative si dhe vlera konstante (kujto formulat për llogaritjen  e sigurimeve)
    • 8-Do të rikujtoni  përdorimin e funksioneve sum, min max, etj.

    Webinar 6. Paraqitje e të dhënave dhe grafike.

    • 1-Formatim të personalizuar të paraqitjes së të dhënave (për shembull. nga vije e shprehur me minus – në 0 zero.)
    • 2-Si të dublikoni  ose kopjoni përmbatjen e një flete pune.
    • 3-Si të krijoni një tabele  përmbledhese sintetike prej tabelave të të dhënave bazë.
    • 4-Krijoni grafike të ndryshem dhe të formatuar mirë për analizë të dhënash.
    • 5-Editoni grafikun, titullin e  tij, etiketat e te dhenave,  kategorite e te dhenave, si te zmadhoni siperfaqen e grafikut.
    • 6-Organizoni të dhënat duke renditur ose sortuar të dhënat (ose rangjet) me 1 dhe 2 kritere (pra sipas 1 ose 2 kolonave, në rend alfabetik)
    • 7-Organizoni të dhënat duke i filtruar  në një rang ose tabele bazuar sipas një kriteri të caktuar.
    • 8-Organizoni të dhënat duke përdorur  Conditional Formatting, për të nxjerrë në pah qeliza duke i ndriçuar me ngjyrë dhe theksuar  në funksion të një kriteri.

    Webinar 7. Tabela të mëdha dhe filtrat

    • 1-Ndertimi i tabelave me te medha.
    • 2-Matja e diteve te punes dhe mungesave.
    • 3-Llogaritja e pages mujore.
    • 4-Filtrat dhe perdorimi i tyre.