PLANE BIZNESI

PLANE BIZNESI

Planet e Biznesit jane shume te rendesishme si per bizneset e reja per te cilat parashikojne rrugetimin e tyre  edhe per bizneset ekzistuese. Krijimi i planeve te biznesit ju jep mundësi të mendoni seriozisht për të ardhmen e biznesit si edhe për shumë detaje si produktet, shitjet, strategjitë, stafet e nevojshme etj që do t’ju çojnë drejt suksesit. Në fund të vitit të parë për të cilin keni ndërtuar një plan biznesi do të mund të krahasoni planin me planifikimin. Kjo ka vlera si për saktësin e parashikimit si edhe për të matur diferencat  dhe gjetur shkaqet e ndryshimit. Metodologjia e ndjekur do të përmirësoj strategjitë dhe do të shtoj mundesitë për sukses të biznesit. Në trajnimet online për ndërtimin e planit të biznesit do të përdoret Microsoft Excel.

 


 

MASTERCLASS – Ndërtim Plan Biznesi.

Date 20/09/2024

 

Seancat e trajnimit

  • Seanca 1. 20 Shtator 2024, Ora 18.00-21.00. Kliko ketu
  • Seanca 2.  21 Shtator 2024, Ora 18.00-21.00. Kliko ketu
  • Seanca 3.  27 Shtator 2024, Ora 18.00-21.00. Kliko ketu
  • Seanca 4. 28 Shtator 2024, Ora 18.00-21.00. Kliko ketu
  • Seanca 5.  4 Tetor 2024, Ora 18.00-21.00. Kliko ketu
  • Seanca 6.  5 Tetor 2024 , Ora 18.00-21.00. Prezantimi i detyres finale.

 


 

 

Planifikoni  biznesin tuaj dhe suksesi është i garantuar

LIBER PLAN BIZNESI

Lexo këtu…

 

Kurset per plane biznesi ofrohen ne disa forma: kurse te dedikuar, klasa te vogla, klasa te medha ose ne klasa dixhitale. Informohuni per programin e trajnimit dhe diskutoni per menyren e trajnimit te cilen do te zgjidhni.

1-PROGRAMI I KURSIT

  • A-Moduli1. Ndërtim plan biznesi. (14 ore, 5 javë)

    • 1-Çfarë është plan biznesi.
    • 2-Modeli i planit të biznesit dhe metodologjia e përgatitjes.
    • 3-Analiza SWOT.
    • 4-Plani i shitjeve.
    • 5-Plani i shpenzimeve.
    • 6-Pasqyrat financiare të biznesit (Bilanci,Fitim-Humbja).
    • 7-Relacioni midis pasqyrave financiare të biznesit dhe DIVA.
    • 8- Ndërtim plan biznesi.

Shikoni në mënyrë të detajuar programin e kursit për Moduli 1

 

  • B-Moduli 2. Ndërtim dhe analiza plan biznesi.(10 orë, 3 javë)

    • 9-Ndërtimi i planit të biznesit.
      • a-Model plani.
      • b-Ushtrim praktik.
    • 10-Analiza e planit të biznesit.
      • 1-Çelja e një biznesi të ri.
      • 2-QKB, Selfcare, E-Tax.
      • 3-Software per Fiskalizim.
      • 4-Analiza e DIVA.
      • 5-Kodi Nace Rev 2.
      • 6-Nomeklatura e mallrave.
      • 7-Analiza e vlerës së shtuar.
      • 8-Analiza e pikës kritike.
      • 9-Strategjite e çmimeve.

 

  • C-Moduli 3. Power BI dhe planet e biznesit (6 orë, 2 javë)

    • 11-Njohuri për Power BI
    • 12-Ndërtimi i grafikëve dhe tabela në power BI
    • 13-Krijimi i dashboard
    • 14-Sharing prej jush i dashboard-it

 

Shikoni në mënyrë të detajuar programin e kursit për Moduli 3

 

2-FORMA E KURSIT: ONLINE.

3-KERKESA PARAPRAKE. Njohuri mesatare për Microsoft Excel.

 

 

Kursantet do të arrijnë të ndërtojnë planin e biznesit në Excel. Në këtë mënyrë ata do të mund të parashikojnë evoluimin e biznesit të tyre për një periudhë 1-3 vite. Përgjatë përdorimit të softwarëve financiar dhe kontabël ju mund të krahasoni në kohë reale situatat e planifikuara në planin e biznesit (ndërtuar në excel)  me situatat reale në software. Power BI do t’ju mundësoj të shikoni parashikimet tuaja në një mënyrë më të thjeshtë dhe do të lehtësoj proçesin e krahasimit.