PROÇEDURA E SELEKSIONIMIT

NE JEMI TË FOKUSUAR TEK CILËSIA

 

Proçesi i trajnimit të kursantëve është një proçes shumë i rëndësishëm. Kursantët mund të jenë studentët, ekonomistët e sapo diplomuar, ekonomistët në hapat e para,  ekonomistët e punësuar në biznese,  kontabilist, ekspert kontabël dhe administratorët e biznesevë.  Në fillim të gjithë aplikuesit kalojne në proçesin e seleksionimit  për trajnim.

Në këtë mënyrë ne informohemi për individët të cilët do të trajnojmë, përgatisim ofertën financiare dhe fillojmë me shumë përkushtim proçesin e trajnimit.

Hapat e nevojshëm për të filluar kursin:

1- RREGJISTRIMI.

a-Cilët mund të rregjistrohen në kurse?

Kursi mund të zhvillohet prej  fillestarëve, ekonomistëve të firmave, administratoreve, ekonomistëve të institucioneve dhe OJF , kontabilistëve dhe ekspertëve kontabël.

b-Si mund të rregjistrohem për kursin ?

Kursantet ne fillim rregjistrohen per kursin

Shënim: Për shkak të ngarkesave REKOMANDOHET të shkruani në të dy format e mësipërme dhe do të përgjigjemi shumë shpejt

2-PROGRAMI DHE ÇMIMI.

Kursantët në fillim informohen për :

 

3– FORMULARET E TRAJNIMIT.

Individet të cilët zgjedhin të trajnohen duhet të plotësoj Formularët e Trajnimit , kur ai i kërkohet prej specialistit të qendrës..

 

4-TEST PRANIMI. 

Individëve sipas rastit në fillim ju zhvillohet “Test pranimi“. Në testet e pranimit përfshihen : teste informatike, teste numerike, teste emocionale dhe teste kontabiliteti.

Në rastet kur informacioni i grumbulluar nga:

  • a-Formulari i Trajnimit
  • b-Komunikimi direkt me kursantët

sigurojnë informacionin e mjaftueshëm për të njohur kursantin, atëherë testet mund të mos zhvillohen.

Shënim: Ekonomistët e firmave, kontabilistët dhe ekspertet kontabël mund te përjashtohen nga proçesi i testimit.

5-OFERTA FINANCIARE.

Ne rekomandojme që leximi i programit, çmimeve dhe mënyrave të pagesës, rregullores dhe plotësimi i formularit të trajnimit të realizohen me shumë kujdes.  Çdo informacion i plotesuar ka efekt të drejtëpërdrejtë në “Ofertën financiare” e cila do t’ju prezantohet.

6-FORMAT E ZHVILLIMIT  TË  TRAJNIMIT.

Zhvillimi i kursit është një proçes shumë i rëndësishëm për ne. Ju mund të zgjidhni të zhvilloni kursin në njërën prej formave : Kurse të dedikuar, Klasa të vogla,  Klasa të mëdha ose në Webinar.

  1. Konsulenca fillestare per te zgjedhur formen e duhur te trajnimit eshte FALAS.
  2. Ne cdo forme trajnimi ka nje metodologji te caktuar pune e cila garanton suksesin tuaj ne trajnim
  3. Si nje aktivitet formal ne ditet e festave zyrtare ne jemi PUSHIM. Per kerkesa speciale per te punuar ne keto dite, atehere ato shoqerohen me tarife shtese ditore.
  4. Oraret rakordohen dhe konfirmohen rregullisht. Nese individet MUNGOJNE per orare te konfirmuara paraprakisht, atehere aplikohen tarifa shtese mbi planin financiar te rakorduar me perpara.
  5. Nese mungesat vijne nga ana e qendres atehere : 1- Juve do ju dergohen video per te ndjekur ceshtjen perkatese 2- Seanca do te zhvillohet ne periudhe te mepasshme 3- Ju nuk do te tarifoheni shtese
  6. Individet qe humbasin seanca : 1-Mund te ndjekin video qe ju dergojme 2-Mund te rindjekin kursin perseri duke ju bashkuar nje klase tjeter
  7. Rindjekja e kurseve per individet te cilet jane korrekt ne trajnim eshte FALAS, ndersa per individet te cilet kane zhvilluar mungesa shoqerohet me pagese.
  8. Kurset kane periudhe fillimi dhe periudhe mbarimi. Nese individet shkeputen per arsye te ndryshme, do te mund ta rifillojne trajnimin por do ti nenshtrohen nje tarifimi te ri.
  9. Individe te cilet nuk kane njohuri ekonomike do e fillojne trajnimin me video (klase dixhitale). Vetem pasi te kene perfunduar kete rrugetim do te mund te negociojme per nivele te tjera dhe ceshtje te tjera.

 

7-TESTIMI FINAL.

Në përfundim të trajnimit kursantët do të zhvillojnë “Testimi final” i cili shërben si bazë për çertifikimin tuaj.

8. ÇERTIFIKIMI.

Ne perfundim te trajnimit kursantet paisen me certifikaten e trajnimit. Shiko me shume info per certifikimin