Microsoft Excel,Webinar- Nivel Bazë

8000 L

Pagesa: 

OTP Bank ose Paysera.

______________

Përmbajtja:

  • 1. Aftësi bazë.
  • 2. Formula matematikore dhe statistikore
  • 3. Grafikët.
  • 4. Tabelat.
  • 5. Tabela të avancuara.
  • 6. Paraqitje e të dhënave dhe grafike.
  • 7. Tabela të mëdha dhe filtrat

Koha: 307 minuta / 5.13 ore

Description

Roli i ekonomistit, kontabilistit, financierit, po ndryshon shumë shpejt dhe përtej fushës tradicionale.Gjithmonë dhe më tepër ekonomistit i nevojiten aftësi në përpunimin dhe analizën e të dhënave.
Ndaj edhe njohja dhe përdorimi i Microsoft Excel-it mbetet një aftësi themelore për të gjithë ekonomistët e rinj.

Të interesuarit e fushës së ekonomisë mund të plotësojnë nivelin e njohurive duke u trajnuar për Microsoft Excel dhe duke rritur profesionalizmin e tyre.

Trajnimet ofrohen për fillestarët dhe të gjithë individet të cilet duan të hedhin një hap tjetër i cili është një plus në njohuritë e tyre.

Kurset në Microsoft Excel ofrohen edhe në Webinar për të cilat  ofrohen cmime më të ulëta se kurset e tjerë.

Në përfundim të këtij niveli do të arrini të merrni aftësi bazë për përdorimin e Microsoft Excel si edhe të filloni të aplikoni përdorimin e formulave matematikore. Individët do të arrijnë të ndërtojnë tabela dhe grafikë nga më të thjeshtat deri tek më të avancuarat. Njëkohësisht do të mund të aplikoni renditjen e të dhënave në tabela të mëdha si edhe të mund të filtroni sipas kërkesave të caktuara të problemeve konkrete.

Additional information

Excel, Webinar-Nivel Baze

Nëpërmjet kurseve në klasa dixhitale për nivelin fillestar për Microsoft Excel individët mund të mësojnë në mënyrë të pavarur. Webinarët ju mundësojnë përfitime: kohë, parash dhe energjish duke u shoqëruar me detyra në platformën përkatëse.

I-Webinar 1: Aftësi bazë.
1-Hyrje në Excel
2-Si të nisni një workbook të ri
3-Si të rregjistroni një workbook të ri
4-Formatik dhe paraqitje e të dhënave

II- Webinar 2: Formula matematikore dhe statistikore
1-Si të bëni llogaritje (matematikore dhe statistikore bazë) duke:
a-aplikuar funksione si sum, average, min max (pra, shumatore ose total të rangut të të
dhënave, mesataren aritmetike të rangut, vleren minimale dhe maksimale të rangut).
  b-dhe krijuar formula të thjeshta si pjesëtim dhe mbledhje.
2-Si të përdorni referenca relative dhe absolute.
3-Si të formatoni dhe paraqisni të dhënat.(duke iu referuar këtu formatit të paraqitjes ose
lookut të përmbajtjes së qelizave si përqindje).
4-Si të dublikoni  ose kopjoni përmbatjen e një flete punë.

III-Webinar 3: Grafikët.
1-Si të krijoni një grafik nga fillimi në fund.
2-Si të krijosh lloje të ndryshme grafikësh.
3-Si dhe të dish  se çfarë të dhënash të duhen për lloje të ndryshme grafikësh.

IV-Webinar 4: Tabelat.
1-Të dish si të modifikosh/editosh një grafik.
2-Të dish si të printosh grafik.

V-Webinar 5: Tabela të avancuara.
1-Tabela të avancuara (listëpagesa)
2-Si të shkrini ose të bashkoni një grup qelizash në një qelize të vetme, kryesisht për të
ndërtuar dhe paraqitur me mirë kokën e tabelës së të dhënave.
3-Si të ndërtoni një liste numerike ose numër rendor automatikisht për reshtat me kliko,
mbaj, tërhiq dhe lesho .
4-Si të formatoni dhe paraqisni të dhënat në vlere, duke iu referuar formatit të numrit si vlerë
dhe jo thjeshtë numër.
5-Si të përdorni funksionin IF, i cili është një nga funksionet me popullore të Excel-it;
6-Do të mësoni si të kopjoni të dhënat dhe lidhjen e tyre me burimin përmes paste special —
paste link.
7-Do të rikujtoni krijimin e formulave duke përdorur operatore bazë si: shumëzim *, pjesetim
/, mbledhje +, zbritje -,me qeliza me referenca relative si dhe vlera konstante (kujto formulat
për llogaritjen  e sigurimeve)
8-Do të rikujtoni  përdorimin e funksioneve sum, min max, etj.

VI-Webinar 6. Paraqitje e të dhënave dhe grafike.
1-Formatim të personalizuar të paraqitjes së të dhënave (për shembull. nga vije e shprehur
me minus – në 0 zero.)
2-Si të dublikoni  ose kopjoni përmbatjen e një flete pune.
3-Si të krijoni një tabele  përmbledhese sintetike prej tabelave të të dhënave bazë.
4-Krijoni grafike të ndryshem dhe të formatuar mirë për analizë të dhënash.
5-Editoni grafikun, titullin e  tij, etiketat e te dhenave,  kategorite e te dhenave, si te zmadhoni
siperfaqen e grafikut.
6-Organizoni të dhënat duke renditur ose sortuar të dhënat (ose rangjet) me 1 dhe 2 kritere
(pra sipas 1 ose 2 kolonave, në rend alfabetik)
7-Organizoni të dhënat duke i filtruar  në një rang ose tabele bazuar sipas një kriteri të
caktuar.
8-Organizoni të dhënat duke përdorur  Conditional Formatting, për të nxjerrë në pah qeliza
duke i ndriçuar me ngjyrë dhe theksuar  në funksion të një kriteri.

VII-Webinar 7. Tabela të mëdha dhe filtrat
1-Ndertimi i tabelave me te medha.
2-Matja e diteve te punes dhe mungesave.
3-Llogaritja e pages mujore.
4-Filtrat dhe perdorimi i tyre.