SHKOLLA E EKONOMSITEVE
124 ore / 12 muaj
(12 ore/muaj // pagese mujore)
MODULI 1. ANALIZA E BIZNESIT (24 ORË/2 muaj).
1-Analiza e idesë së biznesit. Kursantet do të analizojne dhe foksuohen ne disa ceshtje si: Cili eshte produkti juaj qe do te shisni ne treg? Cilet do te jene klientet tuaj? Cili do te jete gjeografikisht tregu juaj?
2-Produktet tuaja. Ne kete ceshtje do te analizojme produktet e biznesit. Perse te tjeret do e blejne produktin tuaj. Cfare kerkese ploteson produkti juaj ne nevojat e konsumatoreve. Sasia e kerkeses ne treg.
3-Oferta e produktit. Analizimi i konkurences dhe i avantazheve tuaja ne treg jane objekti i analizes ne kete ceshtje. A e ofrojne te tjere ne treg produktin tuaj. Cili eshte avantazhi juaj konkurues. Sasia e ofertes suaj.
4-Ekulibri kerkese-oferte. Analiza e kerkeses dhe analiza e ofertes se tregut jane nje tjeter ceshtje per analize prej sipermarresve te rinj. Ne trajnim do te analizohet ekulibri i tregut. Fokus te vecante per trajtim eshte pesha juaj ne treg.
5-Analiza e pikes kritike. Disa pyetje te cilat kerkojne pergjigje perpara fillimit te nje biznesi te ri jane: Cila eshte kosto e produktit tuaj? Cmimi i produktit? Vlera e shtuar e produktit.
6-Cmimi tavan dhe cmimi dyshme. Ne industri te ndryshme ka rregulla te vecanta. Per sipermarresit e rinj nevojiten njohuri per ceshtje te vecanta si: cmimi tavan, cmimi dysheme. Po keshtu kerkohet nje analize e impakti politik mbi biznesin.
7-Shperndarja normale,produkti dhe cmimi. Sipermarresit e rinj nevojitet te trajnohen edhe per disa njohuri specifike si shperndarja normale. Ne kete menyre do te mund te manaxhojne me sukses inventaret e tyre dhe tju pergjigjen kerkesave fiskale. Disa ceshtje specifike ne kete topics jane si me poshte. Lista e artikujve dhe cmimeve te shitjes. Cmimet e blerjes se produkteve dhe impakti ne listen e shitjeve. Perdorimi i kases fiskale, software apo selfcare ne leshimin e faturave dhe manaxhimin e biznesit.
8-Prodhimi, recepturat dhe firot. Cdo produkt qe prodhohet ka nje recepture. Nevojiten njohuri dhe analiza specifike sepse ne kete menyre mund te shmangni probelemet fiskale si edhe te manaxhoni me sukses biznesin. Produkti qe do te prodhohet. Recepturat e prodhimit. Firot e prodhimit. Vlera e shtuar e produktit dhe percaktimi i cmimit.
9-Cmimi mesatar dhe FIFO. Ne biznesin tuaj mund te perdorni metoda te ndryshme te mbajtjes se inventarit. Disa nga metodat me te perdorura jane: metoda mesatare ose metoda FIFO. Zgjedhja e metodes se inventarit dhe aplikimi i saj eshte shume i rendesishem. Gabime te ndryshme ose vendimarrje te nxituara mund tju detyrojne ligjerisht te ribeni raportet tuaja financiare per periudhat e shkuara.
10-Leximi i bilancit dhe rezultatit financiar te biznesit. Raportet financiare nuk jane vetem nje detyrim fiskal. Ato ndihmojne per te analizuar shendetin financiar te biznesit. Bilanci fillesatar eshte momenti i nisjes. Ndertimi i suksesshem do te ndikoj ne raportet e periudhave qe do te vijne. Zhvillimi i aktivitetit kerkon disa rregjistrime ditore dhe veprime rregulluese mujore. Ne fund pasi te keni realizuar veprimet rregulluese vjetore do te arrini te shihni bilancin final si edhe pasqyra e rezultatit financiar.
Pjesa 2. MICROSOFT EXCEL ( 25 ore, 3 muaj)
Kursi zhvillohet per nivelet fillestar, mesatar dhe te avancuar. Nese individet zoterojne njohuri ato riorganizohen dhe vazhdon trajnimi per njohurite shtese.
Shenim: Ne perfundim te kesaj faze ka 3 detyra per tu dorezuar.
Pjesa 3. SOFTWARE PER KONTABILITETIN E INFORMATIZUAR (60 ore/5 muaj)
Software per kontabilitetin e aplikuar (Financa 5/Elif Enterprise/ Alpha Web Business/ POSPlus / Parid Smart Solution) . Per qellime trajnimi zgjidhet njeri prej softwareve te kontabilitetit te informatizuar.
Shenim: Ne perfundim te kesaj faze ka testim dhe detyre per tu dorezuar.
Pjesa 4. DEKLARIME NE SHTET DHE FISKALIZIM (15 ore/ 2 muaj)
Lexo me shume per programin e kursit…
Shenim: Ne perfundim te kesaj faze ka testim per tu zhvilluar.