TE REJA- POWER BI ; AI

Module të reja te trajnimeve te shtuar per softwaret kontabel.

Moduli për Power BI është i pesti. Moduli për përdorimin e inteligjences artificiale në softwaret e kontabilitetit është i gjashti.

Në trajnimet online për disa programe të kontabilitetit të informatizuar si Financa 5, Alpha Web, Elif, PosPlus, Parid Smart Solution janë shtuar nivele të reja. Ju pretendoni të rrisni njohuritë tuaja dhe këto nivele janë të kërkuar nga ekonomistët e bizneseve.

Këto nivele janë: niveli për power business inteligence dhe niveli për artifical intelligence. Duke mësuar keto nivele, do të mund të rrisni profesionalizmin tuaj.

Nivelet e shtuar synojne tju ndihmojne ne vizualizimin dhe vendimarrjen. Ne kete menyre raportet tuaja do te hartohen ne nje kohe me te shkurtuar. Nepermjet perdorimit te power bi ju mund te ndertoni personalizime per subjektet tuaja. Ndersa nepermjet perdorimit te artifical intelligence ju do te shkurtoni kohen e perpunimit dhe analizimit te te dhenave tuaja.

 

V-Power BI dhe Financa 5, Alpha web, Elif enterprise, Parid smart solution, Posplus.

  • 1-Shkarkim i raporteve nga Parid Smart Solution.
  • 2-Instalimi i power BI.
  • 3-Importimi i të dhënave ne power BI.
  • 4-Ndërtime të ndryshme vizualizimesh.
  • 5-Update i të dhënave.

Individët të cilët do të trajnohen për këtë modul do të përfitojnë më shumë njohuri se konkurentët e tyre në treg. Ata do të jenë punonjës më të kërkuar nga subjektet. Performaca më e lartë e individëve pas trajnimeve për këtë modul do ju jap mundësi për pagë më të lartë.

VI-Perdorimi i AI dhe Financa 5, Alpha web, Elif enterprise, Parid smart solution, Posplus.

  • 1-Shkarkimi i të dhënave nga programi
  • 2-Analiza e të dhënave nëpërmjet përdorimit të artificial inteligence

Kursantet të cilët do të trajnohen për këtë modul do të përfitojnë njohuri për artifical intelligence. Ata do të mund të shkurtojnë kohën e përpunimit të të dhënave. Njëkohësisht do të rrisin performancën e tyre në punë.