‘TRAJNIMI IM’ – PIONIER I MËSIMDHËNIES DHE TRAJNIMEVE PROFESIONALE ONLINE

Mësimdhënia Online dhe Përpjekja e Qendrës

‘Trajnimi IM’ për të Transformuar Edukimin Adult.

Dr. Rudina Lipi

 

 

Jemi në fillim të 2024 dhe ‘klasa nuk ka më katër mure’, ‘student nuk është veç ai qe ke përpara’, janë mësimet më të mira që qendra digjitale e formimit të vijuar ‘Trajnimi IM’ mund t’ju jap.

COVID-19 dëshmoi sesi një ngjarje e papritur sfidoi shoqërinë njerëzore në shumë dimensione, përtej kostove njerëzore dhe ekonomike, shumë zhvillime dhe adaptime të tjera detyrimisht ndodhën.

Ndërsa të gjithë institucionet e edukimit u ‘sforcuan’ të pajtoheshin dhe adaptoheshin me mësimdhënien online, ‘Trajnimi IM’ megjithëse një entitet  ‘small-scale’ kishte testuar prej kohësh madje qysh me teknologjinë dial-up mësimdhëninen online në Shqipëri, dhe kishte hedhur hapat e mësimdhënies së përzier, nxitur prej komoditetit të studentit(klientit) si dhe për shumë arsye të tjera që do t’i rendisim në vijim.

Në këtë aspekt qendra ‘Trajnimi IM’ e dëshmon një qasje dhe përvojë të tillë me studentët e saj pavarësisht barrierave qysh prej 2009, duke përdorur mësimdhënien e sinkronizuar dhe a-sinkronizuar online, përmes WizIq, Moodle, klasave digjitale në Google Classroom etj.

Ndaj përtej vështirësive, Covid –19 nuk e gjeti ‘Trajnimi IM’ aspak të papërgatitur për mësimdhënien online, madje gati një vit më parë, qysh më 2019 pati publikuar një cikël ‘free’ edukimi dhe leksionesh në YouTube për të gjithë studentët që kanë nevojë të mësojnë dhe rimësojnë parimet kryesore të teknikaliteteve të llogari-mbajtjes dhe kontabilitetit, për sipërmarrësit, dhe të gjithë ata që synojnë  të bëjnë një ndryshim në anën profesionale dhe do të merren me llogari-mbatjen në biznes. Kështu 2020 e gjeti ‘Trajnimi IM’ me njohuri ‘tacite’ dhe ‘implicite’, si dhe me shumë përvojë përsa i përket mësimdhënies online. Duke qenë gjithashtu krijues i shumë resource-ve multimediale të mësimdhënies, si dhe përdorues i shumë aplikacioneve aktuale për ndërverprimin remote si TeamViewer, AnyDesk, apo edhe të tjera aplikacione si Zoom, Microsoft Teams, Google Meet etj., apo edhe WhatsApp të cilat mundësojnë lidhjen sinkrone online, ‘Trajnimi IM’ mundi të bëj bashkë kursantët (studentët) me instruktorët e tyre. Serverat tanë qenë gati për të vijuar me mësimdhënien online qysh në mars të 2020. E vetmja pengesë që duhej sfiduar ishte mentaliteti i kursantëve, që megjithëse ishin asokohe përdorues të teknologjisë, për vet faktin se në trajnimet tona instruktoheshin dhe aftësoheshin në dhe përmes software-ve analitik, spreadsheet-eve, programeve të kontabilitetit të kompjuterizuar, atyre statistikorë, etj. Pra, e vetmja barrierë ishte të njoftoheshin se pavarësisht se qendra ‘Trajnimi IM’ do të mbyllej fizikisht për shkak të parandalimit të përhapjes së COVID-19, mund të vazhdonim trajnimet duke përdorur lidhjen përmes internetit. Duhet të theksoj se pjesa më e madhe u treguan kurioz dhe entuziast, madje e përdorën këtë mënyrë të re të mësuari për ta, si një mënyrë për të qenë të angazhuar dhe për të shmangur dhe sfiduar edhe ankthin e mbylljes në shtëpi kur cdo gjë pushoi së funksionuari. Gjatë 2020 patëm patjetër obligimin që të drejtonim mësimdhënien online edhe në klasat tona në universitet si edhe ta ngisnim të gjithë aktivitetin e ‘Trajnimi IM’ veçse online, dhe ishte hera e parë që serverat tanë punonin me kapacitetet të plotë veçse për mësimdhënien në distancë.

– Nëse do të pyesnit a kemi hasur sfida?

– Po, dhe pa fund, por mësimi nuk u ndërpre në asnjë moment gjatë gjithë vitit 2020.

Pas rihapjes së institucioneve arsimore në shtator-tetor të 2020, të gjithë u kthyen në klasat dhe auditorët tradicional, por TRAJNIM IM e vijoi në mënyrë edhe më robuste mësimdhënien përmes klasave digjitale, duke vijuar në mënyrë këmbëngulëse me trajnimet online dhe klasat digjitale në distancë, duke aplikuar të gjitha teknikat që i përshtateshin më së miri çdo studenti, historisë, vështirësive dhe mundësive të tij. Madje për të përforcuar teknikën tonë të mësimdhënies në distancë dhe për të lehtësuar transformimin e nxënësit, studentit, kursantit, konsumatorit të njohurive dhe aftësive në studentin digjital të së ardhmes ngritëm edhe ‘Trajnimi IM Learning LAB-in‘, duke krijuar edhe një komunitet dhe njëkohësisht një mjedis të personalizuar për të mësuar aftësi të reja veçanërisht në këtë epokë dhe valë të madhe ndryshimesh.

Tashmë prej 2023 numri më i madh i orëve të leksioneve dhe trajnimeve që ‘Trajnimi IM’ zhvillon janë përmes klasave digjitale, virtuale, në distancë, dhe online.

Përmes aplikacioneve edhe më të standartizuara dhe konsistente tanimë ‘Trajnimi IM’ është në gjendje t’ju kursej studentëve të tij kohën, ata mund të mësojnë dhe t’i ndjekin klasat dhe trajnimet ngado dhe në cdo kohë në mënyrë sinkrone dhe a-sinkrone, pra pa konsumuar kohë, para për transaport dhe akomodim, durim në trafik, apo shkëputur nga përgjegjësitë që ata kanë. Studentët tanë mund të shfrytëzojnë resource-t tona të edukimit në shumë forma, gjithashtu kjo formë instruktimi na jep kohë të mund të ndërtojmë të tjera alternativa dhe programe të shumta trajnimi, t’i përditësojmë ato për t’iu përshtatur kërkesave të tregut shqiptar të punës për aftësi, si dhe nevojave të çdo studenti duke konsideruar karakteristikat shumë të larmishme dhe të  ndryshme demografike që ata kanë, përmes trajnimeve me programe dhe profesorë të personalizuar.

Përmes trajnimeve online studentëve tanë nuk iu mungon socializimi i klasave tradicionale sepse ata janë tashmë adult dhe kanë shumë role dhe ndërveprime sociale, madje kanë përfunduar edhe disa cikle studimi universitare, ndaj ju intereson veç të mund të përvetsojnë aftësitë që kanë ambicie, dhe të mund të  kenë një mundësi sa më të përshtatshme dhe të personalizuar trajnimi, në lidhje me programin e të mësuarit, me kohën, dhe me sfidat dhe barrierat personale të nxënies dhe aftësimit.

Gjithashtu nga përvoja dëshmojmë se skepticizmi popullor në lidhje me edukimin digjital lidhet më teper me aftësitë jo të mjaftueshme digjitale të popullatës në përgjithësi, me mungesën e pajisjeve digjitale ose më saktë mungesën e infrastrukturës hardware-ike dhe software-ike të popullatës, si edhe me mangesitë që një pjesë e pedagogjistëve kanë në lidhje aftësitë e nevojshme për përdorimin e teknologjisë në mësimdhënie për më tepër në disiplina dhe fusha të ndryshme, apo edhe mungesën e mentalitetit digjital. Pikërisht studentët tanë dëshmojnë faktin që kjo alternativë jo-tradicionale mësidhënie nxjerr në pah cilësite e mira që ka  ‘super studenti digjital’, një student i vet-motivuar, i disiplinuar, dhe i aftë për t’u orientuar dhe nxënë përmes këtyre teknikave të mësimdhënies.

Ndaj aftësimi i individëve për ‘shoqërinë e informacionit’ duhet të jete një qasje kombëtare, dhe përtej gjurmëve të lehta të mendimit dhe objektivave që shfaqen tek ‘Strategjia Kombëtare e Arsimit 2021-2026’, duket se infrasktura ligjore nuk e lehtëson këtë alternativë mësidhënie duke ju referuar jo vetëm legjislacionit të arsimit parauniversitar dhe atij të lartë, por edhe legjislacionit të arsimit profesional.

TRAJNIMI IM‘, QENDËR SHQIPTARE EDUKIMI DHE FORMIMI PROFESIONAL PËR STUDENTË SHQIPTAR.

_______

Referenca

  • https://www.trajnimiim.com/historik-trajnimi-im/
  • https://www.youtube.com/playlist?list=PLjq31cqE2M2mva5IX2BfSKeUiSXVe5UZV
  • https://arsimi.gov.al/publikohet-udhezuesi-per-fillimin-e-vitit-shkollor-2020-2021-ministrja-adreson-disa-pyetje-nga-prinderit-dhe-nxenesit/
  • https://www.trajnimiim.com/virtual-learning-lab/
  • https://shendetesia.gov.al/masat-e-reja-per-te-parandaluar-perhapjen-e-covid-19/
  • Ministria e Arsimit dhe Sportit. (2021). Draft Strategjia Kombetare e Arsimit 2021-2026.
  • https://www.trajnimiim.com/