VIRTUAL LEARNING LAB

 

LAB – ‘Trajnimi Im’

ju ofron mundësi përfitimi prej Smart Learning

 

Qëllimi i këtij LAB-i Virtual Edukimi është të mbështesi  intensifikimin e të mësuarit dhe zhvillimin e aftësive. Ky projekt është një inisiativ private, me qëllim intensifikimin e njohurive dhe aftësive të nevojshme për të punuar si ekonomist dhe jo vetëm.

Të nderuar vizitorë të faqes, këtë hapësirë virtuale e kemi dizenjuar për t’ia dedikuar mundësive për të mësuar rreth çështjeve të ndryshme të sipërmarrjes, ekonomisë, biznesit, teknologjisë, legjislacionit tatimor dhe kontabël, financës, sistemeve të informacionit, marketingut dhe shumë fushave dhe disiplinave të tjera me karakter profesional dhe jo vetëm, që do t’ju mundësojnë zhvillimin e aftësive jo vetëm të rinjve, studentëve, sipërmarrësve të bizneseve, por edhe të gjithë atyre që pregatiten të punojnë si stafe në njësi të ndryshme (subjekte private/ institucione), apo kujtdo që është duke kërkuar punë, po ndërron pune, ose kërkon të aftësohet edhe më tej.

Duke qënë se pandemia e Covid-19 i detyroi të gjitha entitetetet e edukimit të kalonin në klasat e tyre online, tashmë të gjithë instruktorët, pedagogët, mësuesit dhe studentët janë mësuar me aplikacionet, mjediset dhe instrumentat e klasave digitale.

Kliko këtu

dhe 

hyni në LAB-‘Trajnimi Im’ 

Ndaj edhe ky lab, do të jetë pikërisht një projekt virtual formimi për zhvillimin e aftësive, realizuar përmes aktiviteteve virtuale.


 

MËSONI NË MËNYRË TË PAVARUR – PËRSËRISNI NJOHURITË TUAJA – PRAKTIKOHUNI ME KOSTO MINIMALE

 

Audienca .

LAB i dedikohet të rinjve, studentëve, të diplomuarve, sipërmarrësve, stafeve të biznesve dhe institucioneve, të githa grupeve të interesuara dhe të etura për zhvillimin e aftësive në fushën e ekonomisë, biznesit, kontabilitetit, financës, sistemeve të informacionit, aftësive dixhitale, etj.

Objektivat.

Të ndihmojë të rinjtë, studentët, sipërmarrësit dhe stafet e tyre dhe jo vetëm të zhvillojnë në mënyrë të vazhduar aftësitë e tyre për një treg pune gjithmonë e në zhvillim, duke mësuar metoda, teknika, aftësi, instrumenta etj. për të qënë gjithmonë koherent me të rejat dhe zhvillimet e fundit.

Struktura.

LAB do të jetë i organizuar me seksione video leksionesh (free dhe me pagesë), si dhe në fund të çdo leksioni do të jepet mundësia për pyetje dhe përgjigje. Gjithashtu ju mund të ndiqni video webinarësh ose edhe webinar live.

Gjuha: shqip.

Një çertificatë do t’i jepet kujtdo që ndjek deri në 80% të seksioneve, leksioneve dhe resourceve të lab-it.

Organizatorët.

Resourcet janë të hartuara nga pedagoge të ekonomisë dhe në to është kondensuar gjithë përvoja, njohuria dhe ekspertiza e shumë viteve punë dhe studimeve të vazhduara. Mëso më shumë rreth tyre këtu.

Tarifa.

LAB dhe resource e tij, do të aksesohen free  si dhe me pagesë, duke qënë se inisiativa  është 100% private, dhe kërkon patjeter financim për mbështetjen e saj.

Regjistrohu për të marrë informacionet e fundit për temat e reja të trajnimeve free.

VIRTUAL LEARNING LAB – TRAJNIMI IM