VLERËS MINIMALE TË ÇMIMIT TË REFERENCAVE TË QIRAVE

VENDIM
Nr. 469, datë 3.6.2015
PËR PËRCAKTIMIN E VLERËS MINIMALE TË ÇMIMIT TË
REFERENCAVE TË QIRAVE TË NDËRTESAVE PËR QËLLIME
TATIMORE

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ç”, të pikës 1, të
nenit 72, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në
Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të
Financave, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Vlera e dhënies me qira të ndërtesës përcaktohet në kontratën e noterizuar
të qirasë, sipas legjislacionit të fushës. Në kontratë, veç të tjerave, duhet,
detyrimisht, të përcaktohet qartë adresa ku ndodhet ndërtesa, sipërfaqja, në
metër katror, dhe vlera mujore e qirasë së objektit.

Lexo me shume