📅  Dita 3-Workshop 

Tema3 : Qarkullimi financiar i përditshëm: Blerje, Shitje, Arka dhe Banka

📌Rregjistrimi: Kliko këtu 

📌Programi

  • 1. Dita 1. Prezantimi i programit Parid SS – Rëndësia dhe përdorimet në praktikën e përditshme të hotelit
  • 2.Dita 2. Bilanci Fillestar dhe Regjistrimet Themelore
  • 3.Dita 3. Qarkullimi financiar i përditshëm: Blerje, Shitje, Arka dhe Banka
  • 4.Dita 4. Menaxhimi i Njësive të Shërbimit: Hoteli, Bar dhe Restoranti

 


 

Dita e tretë i kushtohet proceseve të përditshme financiare që ndodhin në çdo strukturë hotelerie, duke përfshirë blerjet nga furnitorët, shitjet te klientët, si dhe menaxhimin e arkës dhe bankës. Kjo është një nga ditët më praktike të workshop-it, ku pjesëmarrësit do të përvetësojnë mënyrën se si të regjistrojnë dhe ndjekin çdo fluks financiar.

🔹 Çfarë do të përfshihet?

  • Regjistrimi i blerjeve me dhe pa fature

  • Regjistrimi i shitjeve të shërbimeve (akomodim, bar, restorant)

  • Dokumentimi i pagesave me para në dorë dhe përmes bankës

  • Menaxhimi i arkës hoteliere dhe lidhja me faturimin e klientëve

  • Regjistrimi i pagesave të avansuara, kthimeve apo transaksioneve të përziera

🔹 Pjesa praktike:

  • Hedhja e një cikli të plotë transaksionesh ditore në sistem

  • Lidhja e veprimeve me llogaritë kontabël për pasqyrimin korrekt në bilanc

  • Gjenerimi i librave të arkës dhe bankës

🔹 Objektivi i ditës:

  • Të krijojmë aftësinë për të menaxhuar qarkullimin e plotë financiar të një hoteli brenda sistemit Parid SS, me korrektësi kontabël dhe përputhshmëri fiskale.

 

00
days
00
hours
00
minutes
00
seconds

Details

Topic: Workshop-Dita 3
Hosted By: Trajnimi Im
Start: 05/17/2025 10:00 AM
Category: Workshop
Duration: 2 hours 30 minutes
Current Timezone: Europe/Rome

Note: Countdown time is shown based on your local timezone.