
📅 Dita 4-Workshop
Tema4 : Menaxhimi i Njësive të Shërbimit: Hoteli, Bar dhe Restoranti
Rregjistrimi: Kliko këtu
Programi
- 1. Dita 1. Prezantimi i programit Parid SS – Rëndësia dhe përdorimet në praktikën e përditshme të hotelit
- 2.Dita 2. Bilanci Fillestar dhe Regjistrimet Themelore
- 3.Dita 3. Qarkullimi financiar i përditshëm: Blerje, Shitje, Arka dhe Banka
- 4.Dita 4. Menaxhimi i Njësive të Shërbimit: Hoteli, Bar dhe Restoranti
Në këtë ditë, pjesëmarrësit do të trajtojnë mënyrën e menaxhimit të njësive kryesore të një strukture hoteliere: akomodimi (dhomat), shërbimet e barit dhe restorantit. Përdorimi i drejtë i moduleve përkatëse në Parid SS është kyç për kontrollin financiar, operativ dhe fiskal të çdo hoteli.
🔹 Çfarë përfshihet në këtë ditë?
-
Menaxhimi i dhomave: regjistrimi i rezervimeve, akomodimeve, çmimeve dhe shërbimeve shtesë
-
Bar dhe Restorant: shitje të produkteve, lidhja me magazinat dhe kontrolli i qarkullimit
-
Integrimi i shërbimeve të ndryshme në një sistem të vetëm
🔹 Raportet përkatëse që do të gjenerohen dhe analizohen:
-
Raporti ditor i dhomave dhe i qarkullimit të klientëve
-
Shitjet në bar/restorant sipas artikujve dhe kategorive
-
Stoku dhe konsumi i produkteve
-
Raporte të përgjithshme dhe të detajuara për menaxhim të brendshëm
🔹 Seanca praktike:
-
Simulimi i një dite pune në një hotel: check-in, konsumim në restorant/bar, check-out dhe përllogaritje finale
-
Gjenerimi dhe interpretimi i raporteve për administratën dhe për kontabilitetin
🔹 Qëllimi i ditës:
-
Të pajisim pjesëmarrësit me aftësinë për të ndjekur në kohë reale të gjithë aktivitetin e hotelit dhe njësive të tij ndihmëse përmes moduleve të dedikuara në Parid SS.