ZYRA PRODUKTE

KURSE ONLINE DHE  ZYRË

“TRAJNIMI IM”, gjithmonë “agjent i ndryshimit”, me programe të larmishme trajnimesh profesionale online! Një mundësi e mirë për t’u aftësuar për tregun e punës!
Të gjitha paketat e kurseve dhe trajnimeve të ardhshme mund t’i eksploroni tek Trajnimiim.com
Individët interesohen në vazhdimësi për një punë me të ardhura më të larta. Disa të tjerë mendojnë se si të nisim apo manaxhojne një sipërmarrje private.

Ne rekomandojmë që individet të përvetësojnë njohuri për përdorimin e softwarëve për bizneset, njohuri kontabiliteti dhe fiskale.Disa prej softwarëve ju mundësojnë që secili të arrijë të realizoje objektivat e tij.

Qendra zhvillon trajnime online për software për mbajtje kontabiliteti dhe qëllime fiskale.

 

Klientet tanë janë të gjithë fillestarët të cilët dëshirojne njohuri dhe avancim në karrierën e tyre.  Ekonomistet e bizneseve, sipërmarrësit dhe zyrat e kontabilitetit,  janë bashkëpunëtorët dhe klientet tanë më të avancuar.

Programet e trajnimeve janë të ndërtuar për fillestarët dhe synojnë aftësimin e pjesëmarrësve në mbajtjen e kontabilitetit si dhe plotësimin e deklarateve të ndryshme tatimore për bizneset. Mund te realizojmë modifikim të programeve sipas kërkesës së klientëve.

Sipërmarrësit e bizneseve të vogla mund të trajnohen për të përdorur programin për lëshimin e faturave të shitjes, arka dhe mjaft veprimeve të tjera. Njëkohësisht ata mund të realizojnë edhe deklarimet mujore të biznesit të tyre. Për raportime vjetore si deklarata vjetore e të ardhurave ose bilanci mund të bashkëpunojnë me ekonomistët e jashtëm ose kontabilistët.

Trajnimet ndihmojnë pjesëmarrësit që të përshpejtojnë karrierën e tyre dhe të bëjnë një hap përpara për t’u bërë kontabilistë të miratuar ose ekspert fiskal. Praktikantët do të ndihmohen (përgjatë trajnimit) në ngritjen e potencialit të njohurive të kontabilitetit si edhe deklarimeve tatimore  nën drejtimin e pedagogëve me përvojë profesionale.

Kurset ofrohen në disa forma:

Kurse të Dedikuar, Klasa të Vogla, Klasa të Mëdha ose ne Klasa Dixhitale.

Shikoni karakteristikat e çdo kursi dhe realizoni zgjedhjen tuaj.


Kurset japin njohuri praktike dhe teorike në fushën e përdorimit të programeve të manaxhimit finanicar dhe kontabël.

Ato shoqërohen me njohuri kontabël dhe fiskale.

Kursi jep njohuri dhe përgatit kursantët me njohuritë e nevojshme të cilat kërkon tregu i punës.


Perse duhet te implementoni software?


 

CILAT JANE FORMAT E KURSEVE ONLINE?


Dr. Rudina Lipi
FINANCA 5 STANDART
ELIF- KONTABILITET
ELIF DHE KASA
FINANCA 5 ENTERPRISE
ALPHA WEB
FINANCA 5
Parid SS
Trajnimi Im
LOGI POS
ePoint Hoteleri
Trajnimi I
previous arrow
next arrow
Dr. Rudina Lipi
FINANCA 5 STANDART
ELIF- KONTABILITET
ELIF DHE KASA
FINANCA 5 ENTERPRISE
ALPHA WEB
FINANCA 5
Parid SS
Trajnimi Im
LOGI POS
ePoint Hoteleri
Trajnimi I
previous arrow
next arrow