Skip to content

Bits from ICTStore

ALPHA WEB BUSINESS

ALPHA WEB BUSINESS

Kursi Alpha Web Business

Si regjistrohet një faturë blerjeje? Si kontrolloni gjendjen e artikujve në magazinë ose detyrimet ndaj furnitorëve? Në kursin Alpha Web Business të Trajnimiim.com, do t’i praktikoni këto veprime përmes ushtrimeve që pasqyrojnë punën e përditshme të një biznesi.

Do të filloni me krijimin e kartelave të artikujve, klientëve dhe furnitorëve. Më pas do të regjistroni blerjet, shitjet, arkëtimet dhe pagesat. Për çdo veprim do të shihni edhe rezultatin në raportet përkatëse, që të kuptoni si lidhen faturat me gjendjen e magazinës dhe me saldot e klientëve e të furnitorëve.

Kursi u drejtohet studentëve të ekonomisë, kontabilistëve fillestarë dhe punonjësve që merren me faturimin, magazinën ose financën. Nëse po e përdorni Alpha Web Business për herë të parë, ushtrimet ju udhëheqin hap pas hapi, nga regjistrimi i dokumentit deri te kontrolli i tij në raport.

Shihni programin e kursit dhe zgjidhni formatin e trajnimit që ju përshtatet.

 

PROGRAMI I TRAJNIMIT – ALPHA WEB BUSINESS

Kontabilitet Financiar, Menaxhim Biznesi dhe Analizë e të Dhënave

NIVELI I – Implementimi dhe Bilanci Fillestar

  1. Bazat e sistemeve të informacionit kontabël dhe konfigurimi i ndërmarrjes.
  2. Hyrje në sistemet e informacionit kontabël dhe Alpha Web Business
  3. Çelja e ndërmarrjes dhe konfigurimi i parametrave fillestarë
  4. Plani kontabël dhe organizimi i llogarive
  5. Çelja e klientëve, furnitorëve dhe gjendjeve fillestare
  6. Çelja e artikujve, magazinave dhe inventarit fillestar
  7. Çelja e arkave, bankave dhe monedhave
  8.  Hartimi dhe regjistrimi i bilancit fillestar
  9. Kontrolli i bilancit fillestar dhe raportet verifikuese

 

NIVELI II – Niveli Baze

  1. Regjistrimi dhe administrimi i transaksioneve tregtare dhe financiare.
  2. Blerjet e mallrave dhe shërbimeve në lekë
  3. Shitjet, faturimi dhe arkëtimet
  4. Veprimet me arkën dhe bankën
  5. Blerjet dhe pagesat në monedha të huaja
  6. Shitjet dhe arkëtimet në monedha të huaja
  7. Ofertat, porositë dhe faturat proforma
  8. Porositë e furnizimit dhe administrimi i blerjeve
  9. Kthimet, anulimet, stornimet
  10. Verifikimi i transaksioneve dhe raportet kontabël

 

NIVELI III – Niveli Mesatar

  1. Administrimi i proceseve kontabël, inventarëve dhe detyrimeve.
  2.  Veprimet sistemuese për TVSH-në
  3. Menaxhimi i inventarëve dhe metodat e kostos (FIFO dhe kosto mesatare)
  4. Lëvizjet e inventarëve ndërmjet magazinave
  5. Shitjet nga dyqanet dhe makinat në lëvizje
  6. Lëvizja e mjeteve monetare ndërmjet arkave dhe bankave
  7. Diferencat e kursit të këmbimit dhe rivlerësimi i zërave monetarë
  8. Blerjet e tjera dhe klasifikimi i shpenzimeve
  9. Listëpagesat, kontributet dhe regjistrimet kontabël
  10. Tatimet, taksat dhe pagesat përkatëse

NIVELI IV – Nivel I Avancuar

  1. Trajtimi i operacioneve komplekse dhe sektorëve të veçantë.
  2. Importet e mallrave dhe dokumentacioni doganor
  3. Importet e shërbimeve, TVSH-ja dhe tatimi në burim
  4. Eksportet e mallrave dhe regjistrimet përkatëse
  5. Prodhimi, recepturat dhe llogaritja e kostos së produkteve
  6. Aktivet afatgjata, amortizimi, përmirësimet dhe shitjet
  7. Parapagimet dhe regjistrimet përkatëse
  8. Kreditë bankare, këstet dhe overdrafti
  9. Veprimet me kapitalin e ortakëve
  10. Kontabiliteti i sektorit të ndërtimit
  11. Shpenzimet specifike, gjobat dhe trajtimi tatimor
  12. Qendrat e Kostos.Regjistrimi dhe shpërndarja e shpenzimeve sipas qendrave të kostos
  13. Hartimi i pasqyrave financiare
  14. Fitimi kontabël dhe fitimi fiscal
  15. Deklarata e tatimit mbi fitimin
  16. Mbyllja e vitit ushtrimor dhe çelja e vitit pasardhës

 

NIVELI V – Business Intelligence dhe Analiza e të Dhënave

  1. Përdorimi i Power BI dhe Inteligjencës Artificiale për analizën financiare.
  2. Eksportimi dhe strukturimi i të dhënave nga Alpha Web
  3. Importimi dhe transformimi i të dhënave në Power BI
  4. Modelimi i të dhënave financiare dhe kontabël
  5. Krijimi i treguesve financiarë dhe KPI-ve
  6. Ndërtimi i raporteve dhe dashboard-eve interaktive
  7. Analiza e kostove, shitjeve, inventarëve dhe rentabilitetit

 

NIVELI VI. Përdorimi i Inteligjencës Artificiale (AI) në Alpha Web

Përparimet në Inteligjencën Artificiale (AI) mundësojnë një analizë më të thelluar të të dhënave financiare dhe operacionale. Ky modul përfshin:

 

  1. Ekstraktimin dhe përpunimin e të dhënave nga Alpha Web
  2. Aplikimin e AI për analizë të avancuar të të dhënave dhe nxjerrjen e modeleve financiare
  3. Përdorimin e algoritmeve të AI për të identifikuar tendenca dhe për të mbështetur vendimmarrjen strategjike

        NIVELI VII-Çështje specifike në Alpha Web.

  1. Implementim fillestar në Alpha Web.
  2. Aktivet afatgjata, shitje, përmirësime, mirëmbajtje
  3. Listëpagesat. Llogaritjet dhe rregjistrimet përkatëse.
  4. Prodhimi i produkteve. Skemat kontabël dhe rregjistrimet përkatëse.
  5. Inventarët e bizneseve.
  6. Importet e mallrave dhe rregjistrimet e efekteve doganore.
  7. Veprimet sistemuese për tvsh-në.
  8. Hartimi i pasqyrave financiare.
  9. Analiza e raporteve.
  10. Mbyllja e vitit ushtrimor.
  11. Deklarata e tatim fitimit.
  12. Eksportet e mallrave dhe rregjistrimet përkatëse në program.
  13. Veprimet me kapitalin e ortakëve në program.
  14. Kostot e inventarëve. Analizat, llogaritjet dhe rregjistrimet në program.
  15. Tatim taksa. Rregjistrimet dhe pagesat.
  16. Notë debiti, anullime, kthime, notë krediti
  17. Kredi bankare. Rregjistrimet e kredisë dhe pagesat e kësteve.
  18. Overdrafti. Rregjistrimi i overdraftit dhe pagesat e komisioneve.
  19. Rivlerësim zerash monetar.
  20. Sektori i ndërtimit nëpërmjet Alpha Web.
  21. Importet e shërbimeve. Pagesa e tvsh-së. Tatimi në burim. Rregjistrimet përkatese në kontabilitet, selfcare dhe e-tax.
  22. Qendrat e kostos.