Skip to content

Bits from ICTStore

Konsulencë Profesionale

Konsulencë Profesionale

Konsulencë Profesionale

Mbështetje praktike për biznesin dhe punën tuaj.

Trajnimiim.com ofron konsulencë për individë, ekonomistë dhe biznese në përdorimin e programeve, kontabilitet, tatime, analizë të dhënash, kërkim dhe marketing.

Shërbimi përshtatet me nevojën tuaj konkrete dhe rezultatin që dëshironi të arrini.

Fushat e konsulencës

Nga organizimi i regjistrimeve deri te analiza e rezultateve, zgjidhni mbështetjen që i përshtatet punës suaj.

Programe Kontabël dhe ERP

Asistencë praktike për Financa 5, Alpha Web, Elif, Parid Smart Solution, EasyBooks, POSPlus, QuickBooks dhe Odoo, sipas programit dhe moduleve që përdorni.

  • Organizimi fillestar: konfigurimet dhe përshtatja e planit kontabël.
  • Gjendjet e çeljes: regjistrimi dhe kontrolli i bilancit fillestar.
  • Veprimet e përditshme: blerjet, shitjet, arka, banka dhe magazina.
  • Inventarët dhe prodhimi: organizimi i të dhënave dhe ndjekja e kostove.
  • Kontrolli dhe raportimi: evidentimi i problematikave dhe nxjerrja e raporteve.

Për të kërkuar asistencë: na tregoni emrin e programit, versionin dhe vështirësinë që po hasni.

Kontabilitet dhe Raportim Financiar

Mbështetje për organizimin e kontabilitetit dhe përgatitjen e informacionit financiar të biznesit.

  • Sistemimi i regjistrimeve dhe rakordimi i llogarive.
  • Trajtimi i inventarëve, aktiveve, të ardhurave dhe shpenzimeve.
  • Asistencë për mbylljet periodike dhe pasqyrat financiare.
  • Analiza e kostove, rezultatit dhe fluksit të parasë.

Konsulenca përshtatet për tregtinë, shërbimet, hotelerinë, ndërtimin dhe prodhimin.

Tatime dhe Fiskalizim

Orientim praktik për dokumentacionin, deklarimet dhe proceset tatimore që lidhen me aktivitetin tuaj.

  • Asistencë për përdorimin e e-Filing dhe SelfCare.
  • Mbështetje për deklarimet tatimore.
  • Trajtimi i rasteve praktike të faturimit dhe fiskalizimit.
  • Rakordimi i të dhënave kontabël me deklarimet tatimore.

Excel, Power BI dhe Analizë të Dhënash

Përpunoni të dhënat dhe ndërtoni raporte të dobishme për punën dhe vendimmarrjen.

  • Excel: tabela, formula dhe modele pune.
  • Power Query: pastrimi, transformimi dhe bashkimi i të dhënave.
  • Power BI: raporte interaktive dhe tregues të performancës.
  • Kontrolli i të dhënave: organizimi dhe përgatitja për analiza.

Kërkim dhe Analiza Statistikore

Konsulencë metodologjike për studentë, studiues dhe profesionistë gjatë planifikimit dhe realizimit të studimeve.

  • Përcaktimi i objektivave dhe pyetjeve kërkimore.
  • Orientimi për hartimin e pyetësorëve.
  • Organizimi dhe përpunimi i të dhënave në SPSS.
  • Përzgjedhja e analizave dhe interpretimi i rezultateve.

Marketing dhe Komunikim

Mbështetje për prezantimin e shërbimeve dhe përmirësimin e komunikimit me klientët.

  • Përcaktimi i audiencës dhe mesazheve kryesore.
  • Organizimi i përmbajtjes për faqe web.
  • Përgatitja e përshkrimeve të shërbimeve dhe ofertave.
  • Orientimi për komunikimin dhe promovimin dixhital.

Si zhvillohet konsulenca?

Online: konsulencë në distancë në të gjithë Shqipërinë.

Me prezencë fizike: takime sipas marrëveshjes dhe disponueshmërisë.

Përmes partnerëve: për nevoja të caktuara, bashkëpunojmë me zyra kontabiliteti dhe ekonomistë të pavarur.

Hapat e bashkëpunimit

1. Na tregoni nevojën tuaj

Përshkruani problemin, programin që përdorni dhe rezultatin që kërkoni.

2. Përcaktojmë shërbimin dhe tarifën

Pas shqyrtimit paraprak, dakordësojmë punën që do të kryhet, afatin dhe koston.

3. Planifikojmë konsulencën

Caktojmë orarin, mënyrën e zhvillimit dhe materialet që nevojiten.

Kërkoni konsulencë

Keni një çështje për të diskutuar? Na dërgoni një përshkrim të shkurtër të kërkesës suaj.

Nëse kërkesa lidhet me një program, përfshini emrin, versionin dhe vështirësinë që po hasni.

Telefon: +355 68 486 8595
Email: kurseinfo@gmail.com