Skip to content

Bits from ICTStore

Rreth nesh

Rreth Nesh

Trajnimi Im – Qendër Trajnimi Profesional. Prej vitit 2005 ofrojmë trajnime praktike në software ERP, kontabilitet, financë, tatime, analizë të dhënash dhe menaxhim biznesi.

Kush Jemi?

Trajnimi Im është një qendër trajnimi profesional online që kombinon eksperiencën akademike me praktikën e biznesit. Programet tona u drejtohen studentëve, ekonomistëve, kontabilistëve, administratorëve dhe profesionistëve që kërkojnë zhvillim të vazhdueshëm.

Shiko Kurset Shërbimet e Konsulencës

Historiku Ynë

Etapat kryesore të zhvillimit të Trajnimi Im.

1999

Fillimi i iniciativës

Lind ideja për zhvillimin e trajnimeve profesionale në ekonomi, kontabilitet dhe teknologji.

2005

Themelimi i qendrës

Nis aktiviteti i organizuar i trajnimeve në kontabilitet, financë dhe software profesional.

2010

Trajnimet online

Zhvillohen trajnimet në distancë, krahas formave tradicionale të mësimdhënies.

2020

Zgjerimi i mësimit online

Zgjerohen trajnimet Live Online dhe përdorimi i platformave digjitale për mësimdhënie.

2022

Krijimi i Klasës Dixhitale

Prezantohet Klasa Dixhitale me video të regjistruara, duke mundësuar mësimin e pavarur sipas kohës dhe ritmit të secilit kursant.

2025

Zgjerimi i programeve

Zhvillohen programe të specializuara në ERP, kontabilitet, fiskalizim, financë, menaxhim dhe Data Analytics.

2026

Modernizimi i platformës

Riorganizohet faqja Trajnimiim.com dhe strukturohen kurset sipas kategorive, niveleve dhe formateve Live Online dhe Self-Paced.

Themeluesit

Eksperienca akademike dhe profesionale në shërbim të zhvillimit të kursantëve.

Dr. Rudina Lipi

Doktore e Shkencave në Financë, me eksperiencë në kontabilitet, financë, software kontabiliteti, analizë të dhënash dhe trajnime profesionale.

Lexo Profilin në Blog

Prof. Assoc. Dr. Ilirjan Lipi

Pedagog dhe studiues në ekonomi, administrim biznesi, menaxhim dhe zhvillim profesional.

Lexo Profilin në Blog

Misioni dhe Vizioni

Misioni Ynë

Të ofrojmë trajnime profesionale cilësore dhe praktike, duke ndihmuar individët dhe bizneset të zhvillojnë kompetenca të kërkuara në tregun e punës.

Vizioni Ynë

Të zhvillojmë një qendër moderne të të nxënit gjatë gjithë jetës, duke integruar teknologjinë, fleksibilitetin dhe cilësinë në edukimin profesional.

Format e Trajnimit

Live Online

Trajnime në kohë reale me pedagogun: Private Training, Semi-Private Training, Small Group Training dhe Group Training.

Klasa Dixhitale – Self-Paced

Mësim me video të regjistruara dhe materiale praktike, sipas kohës dhe ritmit të kursantit.

Fushat e Trajnimit

Zgjidhni fushën që i përshtatet objektivave tuaja profesionale.

Software dhe ERP Tatime dhe Dogana Kontabilitet dhe Financë Data Analytics Biznes dhe Menaxhim International

Zhvilloni Aftësitë Tuaja Profesionale

Eksploroni kurset tona ose na kontaktoni për informacion dhe trajnime të personalizuara.

Eksploro Kurset Na Kontaktoni