Skip to content

Bits from ICTStore

Kurse në Financa 5

Kurse në Financa 5

Në Trajnimiim.com ofrojmë kurse online Financa 5 Standard, Enterprise dhe Buxhetor, me shpjegime hap pas hapi dhe ushtrime praktike. Zhvillo aftësi në regjistrimin e veprimeve kontabël, administrimin e inventarëve dhe përgatitjen e raporteve. Zgjidh trajnimin sipas njohurive, profilit profesional dhe aktivitetit ku punon.

Cilin kurs Financa 5 të zgjedh?

1. Financa 5 Standard

Kontabiliteti dhe administrimi financiar i bizneseve.Trajnime praktike për përdorimin e Financa 5 Standard, të përshtatshme për ekonomistë, kontabilistë, studentë dhe profesionistë që punojnë në ndërmarrje tregtare.

Fushat kryesore të trajnimit:

  • Konfigurimi dhe çelja e ndërmarrjes
  • Plani kontabël dhe bilanci fillestar
  • Administrimi i klientëve dhe furnitorëve
  • Blerjet, shitjet dhe fiskalizimi
  • Magazinimi dhe inventarët
  • Arka, banka dhe veprimet financiare
  • Aktivet afatgjata
  • Raportet kontabël dhe pasqyrat financiare

Financa 5 Standard → Shiko programin Financa 5 Standard

 

2. Financa 5 Enterprise

Menaxhimi i integruar i proceseve financiare dhe operacionale.Trajnime për përdorimin e Financa 5 Enterprise, me fokus administrimin e proceseve të biznesit, raportimin dhe analizën e të dhënave.

Fushat kryesore të trajnimit:

  • Konfigurimi dhe administrimi i sistemit
  • Kontabiliteti financiar
  • Menaxhimi i blerjeve dhe shitjeve
  • Inventarët dhe magazinat
  • Administrimi i proceseve operacionale
  • Raportimi financiar dhe menaxherial
  • Eksportimi dhe përpunimi i të dhënave
  • Analiza e raporteve me Excel dhe Power BI

Financa 5 Enterprise → Shiko programin Financa 5 Enterprise

 

3. Financa 5 Buxhetor

Kontabiliteti dhe raportimi financiar në sektorin publik.Trajnime të orientuara drejt përdorimit të Financa 5 Buxhetor në institucionet publike dhe njësitë buxhetore, duke marrë në konsideratë kërkesat e kontabilitetit publik.

Fushat kryesore të trajnimit:

  • Konfigurimi i njësisë buxhetore
  • Plani kontabël i sektorit publik
  • Regjistrimi i veprimeve ekonomike
  • Administrimi i shpenzimeve dhe të ardhurave
  • Evidentimi i aktiveve dhe inventarëve
  • Veprimet me arkën dhe bankën
  • Rakordimet kontabël
  • Raportet dhe pasqyrat financiare të institucioneve publike

 

Financa 5 Buxhetor → Shiko programin Financa 5 Buxhetor

 


Zgjidhni trajnimin që i përshtatet profilit tuaj.

 

 

___________________________________________________________________________________

 

Kujt i rekomandohet kursi?

  • Studentëve dhe të diplomuarve në ekonomi, financë, kontabilitet dhe informatikë ekonomike.
  • Ekonomistëve dhe kontabilistëve të rinj që dëshirojnë të zhvillojnë aftësi praktike dhe të rrisin mundësitë e punësimit.
  • Profesionistëve të financës që kërkojnë të përditësojnë njohuritë nga Financa 5 Standard në Financa 5 Enterprise.
  • Sipërmarrësve dhe administratorëve që dëshirojnë të kuptojnë dhe menaxhojnë më mirë proceset financiare të biznesit.

Përfitimet e trajnimit

  • Njohuri praktike dhe profesionale
  • Përvetësimi i funksionaliteteve të Financa 5 për regjistrimin dhe administrimin e veprimeve kontabël e financiare.
  • Zhvillim i karrierës
  • Përmirësimi i aftësive profesionale dhe rritja e mundësive për punësim në pozicione që kërkojnë njohuri të programeve të kontabilitetit.

Përditësim i njohurive

  • Pjesëmarrësit që kanë njohuri në Financa 5 Standard mund të ndjekin trajnime të përshpejtuara për kalimin në Financa 5 Enterprise, me mundësi tarifash të reduktuara.
  • Eksperiencë dhe mbështetje profesionale
  • Trajnime të mbështetura në përvojën shumëvjeçare në kontabilitet, financë, fiskalitet dhe përdorimin e programeve financiare.

Format e trajnimit

Kurset ofrohen plotësisht online, me mundësi përzgjedhjeje sipas nevojave dhe nivelit të pjesëmarrësve.

  • Live Online Courses: Trajnime në kohë reale me instruktorin, individualisht ose në grupe.
  • Self-Paced Courses: Mësim përmes materialeve dhe videove të regjistruara, me ritëm individual.
  • Trajnime për përditësimin e njohurive: Programe të përqendruara për përdoruesit që kanë përvojë me Financa 5 Standard.

Për pjesëmarrësit që zgjedhin kurset me video, ofrohet mundësia e ndjekjes së seancave shtesë në kohë reale.

Certifikimi

Në përfundim të kursit, pjesëmarrësit pajisen me certifikatë trajnimi nga Trajnimiim.com, që dokumenton përfundimin e programit dhe njohuritë e fituara.

Certifikata standarde ofrohet pa pagesë dhe mund të përgatitet brenda 30 ditëve. Për pajisjen me certifikatë në afate më të shkurtra (3, 7, 15 ose 21 ditë), aplikohen tarifa shtesë.

Rekomandim profesional: Pas përfundimit të trajnimit në Financa 5, rekomandohet vijimi i formimit me kurset për deklarimet tatimore dhe fiskalizimin, për të zhvilluar njohuri më të plota mbi proceset financiare dhe detyrimet fiskale të bizneseve.

Zgjidhni kursin tuaj Financa 5 !

Nga njohuritë kontabël te aftësitë praktike në programet financiare.

Zgjidhni formatin e trajnimit që ju përshtatet dhe investoni në zhvillimin e aftësive tuaja profesionale.

Trajnimiim.com – Njohuri praktike për zhvillimin tuaj profesional.

Financa 5

Software për administrimin e proceseve të kontabilitetit, financës dhe veprimtarisë ekonomike të ndërmarrjeve dhe institucioneve.

Financa 5 Enterprise

Menaxhimi i integruar i proceseve financiare dhe operacionale.Trajnime për përdorimin e Financa 5 Enterprise, me fokus administrimin e proceseve të biznesit, raportimin dhe analizën e të dhënave.

Financa 5 Buxhetor

Kontabiliteti dhe raportimi financiar në sektorin publik.Trajnime të orientuara drejt përdorimit të Financa 5 Buxhetor në institucionet publike dhe njësitë buxhetore, duke marrë në konsideratë kërkesat e kontabilitetit publik.

Financa 5 Standard

Kontabiliteti dhe administrimi financiar i bizneseve.Trajnime praktike për përdorimin e Financa 5 Standard, të përshtatshme për ekonomistë, kontabilistë, studentë dhe profesionistë që punojnë në ndërmarrje tregtare.