Skip to content

Bits from ICTStore

DEKLARIME DHE FISKALIZIM

DEKLARIME DHE FISKALIZIM

DEKLARIMET NË SHTET DHE FISKALIZIM


Kursi ofron formim praktik mbi deklarimet e biznesit në institucionet shtetërore dhe përdorimin e sistemeve të fiskalizimit. Programi organizohet në tri module, duke kaluar nga njohuritë bazë te deklarimet periodike dhe zbatimi i tyre përmes rasteve studimore.
Rekomandohet për studentë, ekonomistë të rinj, të sapodiplomuar dhe individë që dëshirojnë të zhvillojnë aftësi në administrimin e dokumentacionit dhe deklarimeve të biznesit. Përvoja e mëparshme e punës përbën një avantazh gjatë trajnimit.
Njohuritë paraprake:
Për të përfituar sa më shumë nga kursi, rekomandohen:
- Njohuri fillestare në Microsoft Excel.
- Njohuri bazë në kontabilitet.
- Njohja ose ndjekja paraprake e një trajnimi për një program kontabiliteti.


Format e zhvillimit dhe materialet:
- Live Online Courses: leksione në kohë reale nëpërmjet Zoom.
- Self-Paced Courses: mësim në klasën dixhitale, me video të regjistruara.




MODULI 1 – NIVEL BAZË

Moduli 1
Kohëzgjatja: 5 orë
Qëllimi: Njohja me regjistrimin e biznesit, konfigurimin fillestar të fiskalizimit dhe deklarimet bazë.
Programi
1. Regjistrimi dhe identifikimi i biznesit
- Regjistrimi në QKB dhe pajisja me NIPT.
- Identifikimi i aktivitetit dhe kodi NACE.
- Njohja me platformat që përdoren për administrimin e biznesit.
2. Hyrje në fiskalizim
- Konceptet dhe çështjet kryesore të fiskalizimit.
- Konfigurimi dhe përdorimi fillestar i SelfCare.
- Aplikimi për certifikatën elektronike dhe nënshkrimin elektronik.
3. Deklarimet e punonjësve
- Regjistrimi i punonjësve për herë të parë.
- Deklarimi i pagës për një muaj të pjesshëm.
- Ndryshimi i pagës dhe përditësimi i të dhënave të punonjësve.
- Deklarimi i largimit nga puna.
4. Deklarime dhe detyrime të tjera
- Deklarimi i tatimit në burim.
- Deklarimi i kontratës së qirasë.
- Taksat vendore: lindja e detyrimit dhe afatet e pagesës.
5. Organizimi i të dhënave të biznesit
- Administrimi i arkave dhe llogarive bankare.
- Njohuri bazë për menaxhimin e inventarit.
- Ndërveprimi ndërmjet programit të kontabilitetit, SelfCare, e-Tax, QKB-së dhe sistemeve doganore.


MODULI 2 – NIVEL MESATAR

Moduli 2
Kohëzgjatja: 5 orë
Qëllimi: Zhvillimi i aftësive për deklarimet periodike, kontrollin e të dhënave dhe integrimin e fiskalizimit me kontabilitetin.
Rekomandohet për pjesëmarrësit që kanë përfunduar Modulin 1 ose zotërojnë njohuri të barasvlershme.
Programi
1. Programet e fiskalizimit dhe integrimi i sistemeve
- Kriteret për zgjedhjen e një programi fiskalizimi.
- Konfigurimi i fiskalizimit sipas nevojave të biznesit.
- Roli i ekonomistit të jashtëm dhe bashkëpunimi me biznesin.
- Integrimi i programit të fiskalizimit me sistemin kontabël.
2. Librat e blerjes, shitjes dhe TVSH-ja
- Lidhja ndërmjet faturave të fiskalizuara dhe librave të blerjes e shitjes.
- Shqyrtimi dhe konfirmimi i librave në SelfCare.
- Përgatitja e deklarimit mujor të TVSH-së.
- Korrigjimi i deklaratave të TVSH-së për periudhat e mëparshme.
- Kontrolli i përputhjes së të dhënave ndërmjet sistemeve.
3. Deklarimet vjetore dhe pasqyrat financiare
- Deklarata vjetore e biznesit.
- Deklarata e Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin, sipas zbatueshmërisë.
- Deklarata e Tatimit mbi Fitimin.
- Deklarimi i pasqyrave financiare.
- Njohja me ligjin nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat” dhe ndryshimet përkatëse.
4. Procedura të tjera institucionale
- Procedurat dhe dokumentacioni për lejet e lindjes.
- Regjistrimi dhe përditësimi i pronarëve përfitues.
- Dokumentacioni dhe komunikimi me Inspektoratin Shtetëror të Punës.


MODULI 3 – NIVEL I AVANCUAR: PRAKTIKË E INTEGRUAR

Modul 3


Kohëzgjatja: 10 orë
Qëllimi: Zbatimi i njohurive të moduleve të mëparshme përmes rasteve të plota të biznesit, detyrave dhe testeve.
Rekomandohet për pjesëmarrësit që kanë përfunduar dy modulet e para ose kanë njohuri praktike të barasvlershme. Studentët dhe të sapodiplomuarit ushtrohen në një mjedis të strukturuar, me udhëzime dhe detyra konkrete.
Programi praktik

  • 1-Raste studimi
  • 2-Detyra klase
    • raste studimi
    • teste
  • 3-Detyra shtëpie
    • raste studimi
    • teste
  • 4-Teste kontrolli
  • 5-Klasë dixhitale të dedikuar

Shënim:

Ky modul ështe për fillestarët, studentët, të sapo diplomuarit si edhe ata që duan ti trajtojnë këto cështje praktike si në klasë reale (pra në kushtet e një universiteti).

Programi i modulit

  1. Fiskalizimi i subjekteve. Cështje të rëndësishme të fiskalizimit.
  2. Deklarimi i tatimit ne burim
  3. Çelja e punonjësve për herë të parë
  4. Deklarimi i kontratës së qerasë.
  5. Selfcare. Konfigurimi dhe përdorimi i tij.
  6. E-tax. Rëndësia dhe përdorimi nga ekonomistët e bizneseve.
  7. Ndërveprimi midis softwarëve të kontabilitetit, selfacare, e-tax, qkb dhe doganës.
  8. Certifikata elektronike. Nënshkrimin elektronik .
  9. Menaxhimi i arkave të biznesit.
  10. Lejet e lindjes, procedurat dhe aplikimet përkatëse.
  11.  Inspektoriati Shtetëror i Punës.