Skip to content

Bits from ICTStore

KURS PER EKONOMISTET

KURS PER EKONOMISTET

Trajnim Profesional per Ekonomistëve

124 orë | 12 muaj | Pagesë mujore

Zhvilloni aftësitë praktike për të punuar si ekonomist: nga analiza e biznesit dhe përpunimi i të dhënave në Excel, te përdorimi i një programi kontabiliteti, deklarimet në shtet dhe fiskalizimi.

Shkolla e Ekonomistëve në Trajnimiim.com ndërthur shpjegimet teorike me ushtrime, raste biznesi dhe detyra praktike. Programi synon t’ju ndihmojë të kuptoni lidhjen ndërmjet aktivitetit të biznesit, dokumentacionit, regjistrimeve kontabël dhe raportimit financiar.

Për kë rekomandohet?

  • Studentë dhe të diplomuar në ekonomi, financë, kontabilitet ose menaxhim.

  • Individë që synojnë të fillojnë punën si ekonomist.

  • Ekonomistë fillestarë që kërkojnë të plotësojnë njohuritë praktike.

  • Profesionistë që dëshirojnë të riorganizojnë dhe përditësojnë aftësitë e tyre.

Struktura e programit

Moduli Përmbajtja Orët Kohëzgjatja
1 Analiza e biznesit 24 2 muaj
2 Microsoft Excel 25 3 muaj
3 Kontabilitet i informatizuar 60 5 muaj
4 Deklarime në shtet dhe fiskalizim 15 2 muaj
Gjithsej   124 12 muaj

MODULI 1 – Analiza e biznesit

24 orë | 2 muaj

Kuptoni si funksionon një biznes dhe si lidhen produktet, tregu, kostot dhe çmimet me rezultatin financiar.

1. Analiza e idesë së biznesit

  • Produkti ose shërbimi që ofron biznesi.

  • Klientët e synuar dhe nevojat e tyre.

  • Tregu gjeografik dhe mundësitë e zhvillimit.

2. Produkti dhe kërkesa në treg

  • Nevoja që plotëson produkti.

  • Faktorët që ndikojnë në vendimin e blerjes.

  • Vlerësimi i kërkesës dhe i shitjeve të mundshme.

3. Oferta dhe konkurrenca

  • Konkurrentët dhe produktet alternative.

  • Avantazhi konkurrues i biznesit.

  • Kapaciteti dhe sasia e ofertës.

4. Ekuilibri ndërmjet kërkesës dhe ofertës

  • Ndikimi i kërkesës dhe ofertës në çmim.

  • Ndryshimet e tregut dhe ndikimi në shitje.

  • Pozicioni dhe pjesa e biznesit në treg.

5. Kostot dhe pika kritike

  • Kostot fikse dhe të ndryshueshme.

  • Kostoja për njësi dhe marzhi i kontributit.

  • Llogaritja e pikës kritike dhe interpretimi i saj.

6. Çmimet dhe mjedisi i biznesit

  • Faktorët që ndikojnë në çmimin e shitjes.

  • Kuptimi i çmimit tavan dhe çmimit dysheme.

  • Ndikimi i politikave publike dhe rregullave të tregut.

7. Analiza e të dhënave për shitjet dhe inventarin

  • Organizimi i listës së artikujve dhe çmimeve.

  • Ndikimi i çmimeve të blerjes në marzhin e shitjes.

  • Luhatjet e kërkesës dhe njohuri hyrëse mbi shpërndarjen normale.

  • Përdorimi i të dhënave për planifikimin e inventarit.

8. Prodhimi, recepturat dhe firot

  • Produkti i gatshëm dhe lëndët e para.

  • Recepturat dhe konsumi normativ.

  • Firot dhe diferencat ndërmjet konsumit normativ dhe faktik.

  • Llogaritja e kostos së prodhimit dhe çmimit të shitjes.

9. Vlerësimi i inventarit

  • Metoda e kostos mesatare.

  • Metoda FIFO.

  • Ushtrime krahasuese dhe ndikimi në koston e shitjeve, inventarin dhe rezultat.

10. Leximi i pasqyrave financiare

  • Bilanci fillestar dhe elementet e tij.

  • Lidhja ndërmjet veprimeve të përditshme dhe pasqyrave financiare.

  • Rregullimet mujore dhe vjetore.

  • Leximi i bilancit përfundimtar dhe pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve.

MODULI 2 – Microsoft Excel

25 orë | 3 muaj

Përdorni Excel për të organizuar dokumentacionin, përpunuar të dhënat dhe përgatitur raporte për nevojat e ekonomistit.

Përmbajtja

  • Organizimi i skedarëve, fletëve dhe tabelave.

  • Futja, formatimi dhe kontrolli i të dhënave.

  • Referencat relative dhe absolute.

  • Formulat dhe funksionet kryesore të llogaritjes.

  • Funksionet logjike, kushtore dhe të kërkimit.

  • Renditja, filtrimi dhe pastrimi i të dhënave.

  • Rakordimi dhe krahasimi i listave.

  • Tabelat përmbledhëse dhe grafikët.

  • Ushtrime me blerjet, shitjet, arkën, bankën dhe inventarin.

Përshtatja sipas nivelit: Në fillim vlerësohen njohuritë e pjesëmarrësve. Temat organizohen sipas nivelit fillestar, mesatar ose të avancuar dhe nevojave të grupit.

Vlerësimi: Dorëzimi i 3 detyrave praktike.

MODULI 3 – Kontabilitet i informatizuar

60 orë | 5 muaj

Zbatoni njohuritë kontabël në një program dhe ndiqni ciklin e veprimeve të një biznesi, nga konfigurimi fillestar deri te raportet.

Zgjedhja e programit

Për qëllime trajnimi zgjidhet një nga programet:

  • Financa 5.

  • Elif Enterprise.

  • Alpha Web Business.

  • POSPlus.

  • Parid Smart Solution.

Përmbajtja

  • Njohja me ndërfaqen dhe konfigurimet bazë.

  • Organizimi i planit kontabël.

  • Çelja e klientëve, furnitorëve dhe artikujve.

  • Regjistrimi i gjendjeve fillestare.

  • Blerjet, shitjet dhe dokumentacioni përkatës.

  • Veprimet e arkës dhe bankës.

  • Arkëtimet, pagesat dhe rakordimet.

  • Hyrjet, daljet dhe kontrolli i magazinës.

  • Regjistrimet kontabël dhe veprimet rregulluese.

  • Kontrolli i saktësisë së regjistrimeve.

  • Përgatitja dhe interpretimi i raporteve.

Përmbajtja praktike përshtatet me funksionet dhe versionin e programit të zgjedhur.

Vlerësimi: Testim dhe dorëzimi i një detyre praktike përmbledhëse.

MODULI 4 – Deklarime në shtet dhe fiskalizim

15 orë | 2 muaj

Lidhni dokumentacionin dhe të dhënat kontabël me procesin e deklarimit dhe fiskalizimit.

Përmbajtja

  • Organizimi i dokumentacionit për deklarimet.

  • Njohja me platformat elektronike përkatëse.

  • Faturat e blerjes dhe shitjes në procesin e fiskalizimit.

  • Kontrolli dhe rakordimi i të dhënave përpara deklarimit.

  • Njohuri praktike mbi deklarimet kryesore, sipas përgjegjësive tatimore të biznesit.

  • Identifikimi i mospërputhjeve dhe gabimeve të zakonshme.

  • Ushtrime me raste të simuluara.

Vlerësimi: Test përfundimtar i modulit.

Si zhvillohet trajnimi?

  • Online, në kohë reale, me shpjegime dhe praktikë të udhëhequr.

  • Ushtrime dhe detyra për punë të pavarur ndërmjet seancave.

  • Raste praktike që lidhin analizën e biznesit, Excel-in, programin kontabël dhe deklarimet.

  • Kohëzgjatje prej 12 muajsh, me orar të përcaktuar sipas modulit dhe kalendarit të trajnimit.

  • Pagesë mujore.

Çfarë synoni të arrini?

Në përfundim të programit, do të jeni në gjendje të organizoni të dhënat e një biznesi, të përdorni Excel në punën e ekonomistit, të regjistroni veprime në programin e zgjedhur dhe të kontrolloni raportet e përgatitura. Gjithashtu, do të kuptoni më mirë lidhjen ndërmjet dokumentacionit, kontabilitetit, fiskalizimit dhe deklarimeve.

Kërkoni informacion për programin dhe regjistrimin