Skip to content

Bits from ICTStore

KURSE PER SIPERMARRESIT

KURSE PER SIPERMARRESIT

Trajnim Profesional për Sipërmarrësit

Nga ideja e biznesit te planifikimi, organizimi dhe kontrolli financiar.

Dëshironi të hapni një biznes ose të përmirësoni aktivitetin tuaj ekzistues? Në Trajnimiim.com, ky program ju ndihmon të analizoni idenë, të ndërtoni planin e biznesit dhe të kuptoni proceset financiare e fiskale që shoqërojnë veprimtarinë tuaj.

Trajnimi ndërthur shpjegimet me ushtrime dhe raste praktike, të cilat mund të zhvillohen mbi idenë ose biznesin tuaj.

Programi bazë: 68 orë | 6 muaj
Programi me modulin opsional: 128 orë | 12 muaj
Forma: Online, në grup të vogël ose trajnim individual
Pagesa: Mujore

Për kë rekomandohet?

  • Sipërmarrës të rinj që dëshirojnë të nisin një biznes.

  • Pronarë biznesesh që kërkojnë të përmirësojnë organizimin dhe rezultatet.

  • Studentë dhe fillestarë të interesuar për sipërmarrjen.

  • Individë që dëshirojnë të rishikojnë një ide ose të rifillojnë aktivitetin pas vështirësive të mëparshme.

Çfarë synoni të arrini?

  • Vlerësoni idenë dhe mundësitë e biznesit tuaj.

  • Analizoni klientët, konkurrencën, kostot dhe çmimet.

  • Përgatitni një plan biznesi me parashikime financiare.

  • Kuptoni proceset kryesore të faturimit, fiskalizimit dhe deklarimit.

  • Organizoni bashkëpunimin me ekonomistin ose zyrën e kontabilitetit.

  • Përdorni një program kontabiliteti, nëse zgjidhni modulin opsional.

Struktura e programit

Moduli Përmbajtja Orët Kohëzgjatja
1 Analiza e idesë së biznesit 24 2 muaj
2 Ndërtimi i planit të biznesit 20 2 muaj
3 Njohuri fiskale dhe raportimi financiar 24 2 muaj
Programi bazë Modulet 1–3 68 6 muaj
4 – Opsional Kontabilitet i informatizuar 60 6 muaj shtesë
Programi i plotë Modulet 1–4 128 12 muaj

MODULI 1 – Analiza e idesë së biznesit

24 orë | 2 muaj

Analizoni nëse ideja juaj i përgjigjet një nevoje të tregut dhe cilët faktorë ndikojnë në realizimin e saj.

1. Ideja, produkti dhe klientët

  • Produkti ose shërbimi që do të ofroni.

  • Nevoja që plotëson dhe vlera për klientin.

  • Klientët e synuar dhe tregu gjeografik.

2. Kërkesa, oferta dhe konkurrenca

  • Vlerësimi i kërkesës së mundshme.

  • Konkurrentët dhe produktet alternative.

  • Avantazhi konkurrues dhe pozicionimi në treg.

  • Ndikimi i kërkesës dhe ofertës në çmime.

3. Kostot, çmimet dhe pika kritike

  • Kostot fikse dhe të ndryshueshme.

  • Kostoja për njësi dhe përcaktimi i çmimit.

  • Marzhi i kontributit dhe pika kritike.

  • Kuptimi i çmimit tavan dhe çmimit dysheme.

4. Inventari dhe prodhimi

  • Organizimi i artikujve dhe çmimeve.

  • Ndikimi i çmimeve të blerjes në rezultat.

  • Recepturat, konsumi normativ dhe firot.

  • Metoda e kostos mesatare dhe metoda FIFO.

  • Ndikimi i vlerësimit të inventarit në kosto dhe rezultat.

5. Kuptimi i informacionit financiar

  • Elementet bazë të bilancit.

  • Të ardhurat, shpenzimet dhe rezultati financiar.

  • Dallimi ndërmjet fitimit dhe gjendjes së parave.

  • Roli i regjistrimeve dhe kontrolleve periodike.

Zbatimi praktik: Analiza e një ideje biznesi, me identifikimin e klientëve, konkurrencës, kostove dhe burimeve të nevojshme.

MODULI 2 – Ndërtimi i planit të biznesit

20 orë | 2 muaj

Ktheni analizën e idesë në një plan të strukturuar, që ju ndihmon të përcaktoni objektivat dhe të parashikoni nevojat e biznesit.

1. Struktura e planit të biznesit

  • Qëllimi dhe përdoruesit e planit.

  • Përshkrimi i biznesit dhe modelit të të ardhurave.

  • Përshtatja e planit sipas aktivitetit.

2. Analiza e tregut dhe analiza SWOT

  • Klientët dhe konkurrenca.

  • Pikat e forta dhe të dobëta.

  • Mundësitë dhe kërcënimet.

  • Përcaktimi i objektivave dhe prioriteteve.

3. Plani i shitjeve dhe marketingut

  • Produktet, çmimet dhe kanalet e shitjes.

  • Parashikimi i sasive dhe të ardhurave.

  • Aktivitetet e promovimit dhe buxheti përkatës.

4. Plani operacional dhe financiar

  • Burimet, stafi dhe organizimi i punës.

  • Investimet dhe shpenzimet e parashikuara.

  • Nevojat për financim dhe kapital qarkullues.

  • Parashikimi i rezultatit dhe flukseve monetare.

  • Skenarët e ndryshëm dhe rreziqet kryesore.

5. Ndjekja e zbatimit të planit

  • Krahasimi i rezultateve faktike me parashikimet.

  • Identifikimi i diferencave.

  • Rishikimi i objektivave dhe masave të planifikuara.

Zbatimi praktik: Përgatitja e një plani biznesi për idenë tuaj ose për një rast të simuluar.

MODULI 3 – Njohuri fiskale dhe raportimi financiar

24 orë | 2 muaj

Njihuni me proceset që duhet të ndiqni si sipërmarrës për organizimin e dokumentacionit, kontrollin e të dhënave dhe bashkëpunimin me ekonomistin.

1. Organizimi fiskal i aktivitetit

  • Identifikimi i proceseve sipas llojit të biznesit.

  • Organizimi i mallrave, lëndëve të para dhe produkteve.

  • Përzgjedhja e zgjidhjes së faturimit sipas nevojave të aktivitetit.

2. Faturimi dhe fiskalizimi

  • Dokumentimi i shitjeve dhe blerjeve.

  • Kontrolli i faturave dhe identifikimi i mospërputhjeve.

  • Njohja me SelfCare dhe monitorimi i të dhënave.

3. Deklarimet dhe dokumentacioni

  • Njohja me e-Filing/e-Tax.

  • Organizimi i informacionit për deklarimet.

  • Ndjekja e afateve dhe pagesave sipas përgjegjësive të biznesit.

  • Ruajtja dhe sistemimi i dokumentacionit.

4. Arka, banka dhe inventari

  • Evidentimi i arkëtimeve dhe pagesave.

  • Kontrolli i lëvizjeve të arkës dhe bankës.

  • Ndjekja e klientëve dhe furnitorëve.

  • Rakordimi i inventarit dhe dokumenteve.

5. Bashkëpunimi me ekonomistin

  • Ndarja e detyrave dhe përgjegjësive.

  • Dokumentet dhe informacioni që duhet të shkëmbehen.

  • Elementet kryesore të marrëveshjes së shërbimit.

  • Raportet që kërkohen për monitorimin e biznesit.

6. DIVA dhe të ardhurat personale

  • Qëllimi i deklaratës individuale vjetore të të ardhurave.

  • Dallimi ndërmjet të ardhurave të individit dhe atyre të biznesit.

  • Organizimi i dokumentacionit personal.

  • Shembuj orientues sipas kërkesave në fuqi gjatë trajnimit.

Zbatimi praktik: Organizimi i një dosjeje dokumentesh dhe kontrolli i të dhënave për një biznes të simuluar.

MODULI 4 – Kontabilitet i informatizuar

Modul opsional | 60 orë | 6 muaj shtesë

Zhvilloni aftësi praktike për përdorimin e një programi që ju ndihmon të ndiqni veprimet dhe informacionin financiar të biznesit.

Zgjedhja e programit

Për trajnim zgjidhet një nga programet:

  • Financa 5.

  • Elif.

  • Alpha Web Business.

  • POSPlus.

  • Parid Smart Solution.

  • DevBooks.

Përmbajtja

  • Njohja me ndërfaqen dhe konfigurimet bazë.

  • Organizimi i klientëve, furnitorëve dhe artikujve.

  • Gjendjet fillestare.

  • Regjistrimi i blerjeve dhe shitjeve.

  • Veprimet e arkës dhe bankës.

  • Ndjekja e arkëtimeve, pagesave dhe detyrimeve.

  • Hyrjet, daljet dhe kontrolli i inventarit.

  • Rakordimi i dokumenteve dhe të dhënave.

  • Leximi i raporteve për monitorimin e aktivitetit.

Ushtrimet përshtaten me funksionet dhe versionin e programit të zgjedhur.

Zbatimi praktik: Ndjekja e një cikli veprimesh biznesi, nga regjistrimi i dokumenteve deri te interpretimi i raporteve.

Si zhvillohet trajnimi?

  • Online në kohë reale, në klasa të vogla me 4–10 pjesëmarrës ose në trajnim individual.

  • Seanca zakonisht prej 1,5 orësh, me shpeshtësi sipas kalendarit të modulit.

  • Materiale dhe video për përgatitje dhe përsëritje.

  • Ushtrime dhe detyra për punë të pavarur ndërmjet seancave.

  • Mundësi për të punuar mbi idenë ose aktivitetin tuaj.

  • Pagesë mujore.

Numri i orëve mujore ndryshon sipas modulit. Kalendari dhe orari përcaktohen përpara fillimit të trajnimit.

Vlerësimi dhe certifikimi

Vlerësimi mbështetet në ushtrime, detyra praktike dhe prezantimin e punës së zhvilluar. Pas përfundimit të modulit dhe përmbushjes së kërkesave përkatëse, pjesëmarrësit pajisen me certifikatën e trajnimit.

Planifikoni hapat e sipërmarrjes suaj

Filloni me analizën e idesë, ndërtoni planin dhe mësoni të ndiqni rezultatet e biznesit. Zgjidhni programin bazë ose plotësojeni me praktikën në një program kontabiliteti.

Kërkoni informacion për programin dhe regjistrimin