Kurse per FinHotel
Mësoni të përdorni FinHotel për të administruar rezervimet, faturimin, arkëtimet dhe informacionin financiar të hotelit. Trajnimi ndërthur veprimet e recepsionit me kontabilitetin dhe raportimin, përmes rasteve praktike.
Kujt i rekomandohet?
Studentëve të ekonomisë, ekonomistëve të rinj, punonjësve të recepsionit, menaxherëve dhe administratorëve të hoteleve. Fillestarët e nisin me konfigurimin dhe veprimet bazë, ndërsa temat e avancuara zhvillohen sipas nevojave.
MODULI I – Konfigurimi i hotelit dhe bilanci fillestar
- Njohja me programet e menaxhimit hotelier dhe lidhjen e tyre me kontabilitetin.
- Çelja e ndërmarrjes dhe përcaktimi i të dhënave të hotelit.
- Organizimi i dhomave, kategorive, shërbimeve dhe çmimeve.
- Çelja e kartelave të klientëve, kompanive, agjencive dhe furnitorëve.
- Konfigurimi i arkave, bankave dhe monedhave.
- Përshtatja e planit kontabël për aktivitetin hotelier.
- Regjistrimi i bilancit dhe inventarëve fillestarë.
- Organizimi i përdoruesve dhe përgjegjësive të tyre.
MODULI II – Rezervimet dhe administrimi i qëndrimit
- Kontrolli i disponueshmërisë dhe planifikimi i dhomave.
- Regjistrimi i rezervimeve individuale, në grup dhe për kompani.
- Rezervimet direkte, me telefon, online dhe përmes agjencive.
- Përcaktimi i datave, numrit të personave, tarifave dhe paketave.
- Konfirmimi i rezervimit dhe evidentimi i parapagimit.
- Ndryshimi, anulimi dhe mosparaqitja e klientit.
- Regjistrimi i mbërritjes dhe largimit: check-in dhe check-out.
- Ndryshimi i dhomës, zgjatja dhe shkurtimi i qëndrimit.
- Evidentimi i konsumit dhe shërbimeve shtesë gjatë qëndrimit.
- Kontrolli i llogarisë së klientit dhe detyrimeve të pashlyera.
MODULI III – Fiskalizimi, faturimi dhe pagesat
- Të dhënat dhe konfigurimet e nevojshme për fiskalizimin.
- Certifikata e fiskalizimit dhe nënshkrimi elektronik: roli, aplikimi dhe përdorimi.
- Lëshimi i faturës së fiskalizuar për akomodimin dhe shërbimet shtesë.
- Faturimi për individë, kompani dhe agjenci.
- Fatura e parapagimit dhe lidhja me faturën përfundimtare.
- Pagesat në vend, online, me transfertë dhe me kartë bankare.
- Pagesat e pjesshme, të kombinuara dhe shlyerja e detyrimit.
- Korrigjimet, anulimet dhe rimbursimet.
- Trajtimi tatimor i shërbimeve dhe parapagimeve sipas legjislacionit në fuqi.
- Kontrolli i faturave dhe rakordimi me arkëtimet.
MODULI IV – Integrimi me barin dhe restorantin
- Organizimi i pikave të shërbimit dhe artikujve.
- Regjistrimi i konsumit në bar dhe restorant.
- Kalimi i konsumit në llogarinë e dhomës, sipas konfigurimit të integrimit.
- Pagesa e menjëhershme ose përfshirja në faturimin e qëndrimit.
- Trajtimi i mëngjesit dhe paketave me ushqim.
- Furnizimi i magazinave dhe transferimi i artikujve.
- Recepturat dhe kontrolli i konsumit.
- Rakordimi i shitjeve, arkëtimeve dhe inventarit ndërmjet njësive.
MODULI V – Kontabiliteti dhe kontrolli financiar
- Regjistrimi i blerjeve dhe detyrimeve ndaj furnitorëve.
- Pasqyrimi i të ardhurave nga dhomat dhe shërbimet.
- Ndjekja kontabël e parapagimeve dhe llogarive të klientëve.
- Rakordimi i arkës, bankës dhe pagesave me POS.
- Evidentimi i komisioneve të bankave, agjencive dhe platformave.
- Veprimet në monedha të huaja.
- Inventarizimi dhe kontrolli i diferencave.
- Ndarja e të ardhurave dhe shpenzimeve sipas departamenteve.
MODULI VI – Veprime të avancuara dhe mbyllja e periudhës
- Regjistrimi i pajisjeve, mobilimit dhe investimeve të hotelit.
- Amortizimi, mirëmbajtja dhe përmirësimet.
- Pagat dhe detyrimet ndaj personelit.
- Shpenzimet që lidhen me disa periudha.
- Kontrolli i detyrimeve tatimore dhe sistemimeve.
- Rakordimi i rezervimeve, qëndrimeve, faturave dhe arkëtimeve.
- Përgatitja e rezultatit financiar dhe mbyllja e periudhës.
MODULI VII – Raportet, Power BI dhe AI
- Raportet e rezervimeve, mbërritjeve dhe largimeve.
- Analiza e zënies së dhomave dhe të ardhurave nga akomodimi.
- Raportet për klientët, kompanitë dhe agjencitë.
- Analiza e shitjeve dhe kostove të barit e restorantit.
- Monitorimi i detyrimeve dhe flukseve monetare.
- Eksportimi dhe përpunimi i të dhënave në Excel dhe Power BI.
- Përdorimi i AI për interpretimin e raporteve, me verifikim të rezultateve dhe mbrojtje të të dhënave.
MODULI VIII – Rast praktik i integruar
Administrimi i një hoteli nga rezervimi deri te raporti financiar:
- Çelja e hotelit dhe regjistrimi i gjendjeve fillestare.
- Rezervim me parapagim dhe akomodim i klientit.
- Konsum në bar, restorant dhe shërbime shtesë.
- Faturim përfundimtar dhe pagesë e kombinuar.
- Regjistrime kontabël dhe rakordime.
- Përgatitja dhe interpretimi i raporteve mujore.
