Skip to content

Bits from ICTStore

DEVBOOKS

Mësoni si të përdorni DevBooks për punën e përditshme në kontabilitet. Në këtë kurs online do të punoni me shembuj praktikë, nga regjistrimi i një fature blerjeje ose shitjeje deri te ndjekja e pagesave ndaj furnitorëve dhe e arkëtimeve nga klientët. Do të shihni gjithashtu si pasqyrohen këto veprime në raportet kontabël të programit.

Kursi u drejtohet studentëve të ekonomisë, asistentëve të kontabilitetit dhe profesionistëve që duan të fillojnë të punojnë me DevBooks.

Programi i Kursit 

MODULI I – Bilanci Fillestar dhe Konfigurimi i Ndërmarrjes

Qëllimi: Njohja me sistemet e informacionit kontabël dhe përgatitja e të dhënave fillestare të ndërmarrjes.

Temat kryesore:

  1. Zhvillimi i kontabilitetit dhe sistemeve kontabël të informacionit.
  2. Rëndësia e sistemeve të informacionit për biznesin.
  3. Komponentët e sistemeve të informacionit kontabël.
  4. Hartimi i bilancit fillestar: aktivet, detyrimet dhe kapitali.
  5. Çelja e ndërmarrjes dhe konfigurimi i parametrave fillestarë në Financa 5 Standard.
  6. Regjistrimi i bilancit fillestar dhe kursit të këmbimit.
  7. Gjenerimi dhe kontrolli i raporteve fillestare: bilanci, verifikuesit dhe inventarët.

MODULI II – Niveli Bazë

Qëllimi: Përvetësimi i funksionaliteteve kryesore të programit dhe regjistrimi i veprimeve të përditshme ekonomike dhe financiare.

Temat kryesore:

  1. Administrimi dhe kategorizimi i artikujve.
  2. Regjistrimi i inventarit fillestar.
  3. Administrimi i llogarive bankare dhe arkave.
  4. Regjistrimi i klientëve dhe furnitorëve.
  5. Kursi i këmbimit dhe bilanci fillestar.
  6. Bilanci kontabël dhe raportet financiare.
  7. Regjistrimi i blerjeve në lek.
  8. Regjistrimi i shitjeve në lek.
  9. Arkëtimet dhe pagesat nëpërmjet bankës.
  10. Arkëtimet dhe pagesat nëpërmjet arkës.
  11. Blerjet dhe pagesat në monedha të huaja.
  12. Shitjet dhe arkëtimet në monedha të huaja.
  13. Ofertat, konvertimet, stornimet dhe pagesat.
  14. Porositë, proformat dhe konvertimi i dokumenteve.
  15. Porositë për furnizim, blerjet dhe regjistrimet përkatëse.

 

MODULI III – Niveli Mesatar

Qëllimi: Zhvillimi i aftësive për administrimin e inventarëve, trajtimin e TVSH-së dhe regjistrimin e veprimeve kontabël më të specializuara.

Temat kryesore:

  1. Veprimet sistemuese të TVSH-së dhe regjistrimet përkatëse.
  2. Menaxhimi dhe vlerësimi i inventarëve: metoda FIFO dhe kostoja mesatare.
  3. Shitjet nga makinat në lëvizje dhe njësitë tregtare.
  4. Lëvizja e fondeve ndërmjet arkave dhe bankave për persona fizikë dhe shoqëri tregtare.
  5. Veprimet në monedha të huaja dhe diferencat nga kursi i këmbimit.
  6. Blerjet e tjera dhe trajtimi i tyre kontabël e tatimor.
  7. Recepturat e produkteve dhe llogaritja e kostos.
  8. Listëpagesat mujore, kontributet dhe regjistrimet kontabël.

 

MODULI IV – Niveli i Avancuar

Qëllimi: Trajtimi i proceseve komplekse kontabël, importeve, prodhimit, aktiveve afatgjata dhe përgatitjes së pasqyrave financiare.

Temat kryesore:

  1. Blerjet nga importi, fleta doganore dhe regjistrimet kontabël.
  2. Prodhimi i produkteve dhe llogaritja e kostove.
  3. Aktivet afatgjata dhe amortizimi i tyre.
  4. Parapagimet e tatimit në burim dhe regjistrimet përkatëse.
  5. Financa 5 Standard, Selfcare dhe proceset e fiskalizimit.
  6. Kodi NACE dhe klasifikimi i aktiviteteve ekonomike.
  7. Regjistrimi dhe trajtimi tatimor i gjobave, shpenzimeve të pritje-përcjelljes dhe shpenzimeve të tjera.
  8. Parapagimet dhe sistemimet kontabël.
  9. Bilanci final, fitimi kontabël dhe fitimi fiskal.

 

MODULI V – Power BI 

Qëllimi: Analiza dhe vizualizimi i të dhënave financiare të eksportuara nëpërmjet Microsoft Power BI.

Temat kryesore:

  1. Eksportimi i raporteve 
  2. Instalimi dhe konfigurimi i Power BI Desktop.
  3. Importimi dhe përpunimi i të dhënave financiare.
  4. Ndërtimi i tabelave, grafikëve dhe raporteve interaktive.
  5. Analiza e shitjeve, blerjeve, inventarëve dhe treguesve financiarë.
  6. Përditësimi i të dhënave dhe monitorimi i performancës së biznesit.

Trajnim plotësues: Power BI ofrohet edhe si kurs i veçantë në tri nivele: fillestar, mesatar dhe i avancuar.

 

MODULI VI – Inteligjenca Artificiale (AI) 

Qëllimi: Përdorimi i mjeteve të Inteligjencës Artificiale për analizën e të dhënave kontabël dhe financiare dhe mbështetjen e vendimmarrjes.

Temat kryesore:

  1. Eksportimi dhe përgatitja e të dhënave .
  2. Përdorimi i AI për analizën e raporteve financiare.
  3. Identifikimi i tendencave dhe modeleve në të dhënat financiare.
  4. Automatizimi i proceseve të analizës dhe raportimit.
  5. Analiza parashikuese e të ardhurave dhe shpenzimeve.
  6. Identifikimi dhe vlerësimi i risqeve financiare.
  7. Përdorimi i AI për përgatitjen e raporteve dhe rekomandimeve për vendimmarrje.

 

MODULI VII – Çështje Specifike 

Qëllimi: Trajtimi praktik i situatave të veçanta kontabël, financiare dhe fiskale, sipas nevojave të profesionistëve dhe bizneseve.

Temat kryesore:

  1. Implementimi fillestar 
  2. Aktivet afatgjata: shitjet, përmirësimet dhe mirëmbajtja.
  3. Listëpagesat: llogaritjet dhe regjistrimet përkatëse.
  4. Prodhimi i produkteve dhe skemat kontabël.
  5. Administrimi dhe vlerësimi i inventarëve.
  6. Importet e mallrave dhe regjistrimi i detyrimeve doganore.
  7. Veprimet sistemuese të TVSH-së.
  8. Hartimi i pasqyrave financiare.
  9. Analiza e raporteve kontabël dhe financiare.
  10. Mbyllja e vitit ushtrimor.
  11. Përgatitja e të dhënave për deklaratën e tatimit mbi fitimin.
  12. Eksportet e mallrave dhe regjistrimet përkatëse.
  13. Veprimet me kapitalin e ortakëve.
  14. Analiza dhe llogaritja e kostove të inventarëve.
  15. Tatimet dhe taksat: regjistrimet dhe pagesat.
  16. Notat e debitit dhe kreditit, anulimet dhe kthimet.
  17. Kreditë bankare: regjistrimi dhe pagesat e kësteve.
  18. Overdrafti: regjistrimet, interesat dhe komisionet.
  19. Rivlerësimi i zërave monetarë në monedha të huaja.
  20. Kontabiliteti i sektorit të ndërtimit 
  21. Importet e shërbimeve: TVSH-ja, tatimi në burim dhe regjistrimet  Selfcare dhe e-Tax.