POSPLUS
POSPLUS
Trajnim praktik për financën, kontabilitetin dhe menaxhimin e biznesit
Zhvilloni aftësi praktike në përdorimin e POSPlus me Trajnimiim.com. Kursi lidh njohuritë kontabël me punën në program, nga organizimi i të dhënave fillestare deri te regjistrimi i veprimeve dhe kontrolli i raporteve financiare.
Përmes demonstrimeve, ushtrimeve dhe rasteve të simuluara të biznesit, pjesëmarrësit mësojnë të punojnë në mënyrë të organizuar dhe të kuptojnë ndikimin e veprimeve në gjendjen financiare të ndërmarrjes.
Çfarë do të mësoni?
-
Çeljen e të dhënave fillestare: ndërmarrjen, planin kontabël, klientët, furnitorët dhe bilancin fillestar.
-
Artikujt dhe inventarin: organizimin e artikujve, regjistrimin e lëvizjeve dhe kontrollin e gjendjeve.
-
Blerjet dhe shitjet: regjistrimin e faturave dhe ndjekjen e detyrimeve ndaj furnitorëve e të drejtave ndaj klientëve.
-
Arkën dhe bankën: pasqyrimin e arkëtimeve, pagesave dhe kontrollin e gjendjeve monetare.
-
Veprimet kontabël: regjistrimin e të ardhurave, shpenzimeve dhe sistemimeve përkatëse.
-
Raportet financiare: kontrollin e regjistrimeve dhe interpretimin e rezultateve të biznesit.
Kujt i rekomandohet?
Kursi rekomandohet për ekonomistë, kontabilistë, specialistë finance, administratorë biznesesh dhe studentë që kërkojnë përvojë praktike në software kontabiliteti. Njohuritë bazë në kontabilitet dhe Microsoft Excel ndihmojnë në ndjekjen e trajnimit.
Si zhvillohet trajnimi?
Trajnimi ndërthur shpjegimin me demonstrimin në program dhe punën e pavarur. Pjesëmarrësi ndjek një rast praktik, duke regjistruar dokumentet dhe kontrolluar rezultatet në çdo fazë.
Përmbajtja përshtatet sipas nivelit të pjesëmarrësit, moduleve të disponueshme dhe nevojave të biznesit.
Kontaktoni Trajnimiim.com për programin dhe formatin e trajnimit POSPlus.
__________________________________________________________
PROGRAMI I TRAJNIMIT
Kontabilitet Financiar, Menaxhim Biznesi dhe Analizë e të Dhënave
NIVELI I – Implementimi dhe Bilanci Fillestar
- Bazat e sistemeve të informacionit kontabël dhe konfigurimi i ndërmarrjes.
- Hyrje në sistemet e informacionit kontabël dhe Alpha Web Business
- Çelja e ndërmarrjes dhe konfigurimi i parametrave fillestarë
- Plani kontabël dhe organizimi i llogarive
- Çelja e klientëve, furnitorëve dhe gjendjeve fillestare
- Çelja e artikujve, magazinave dhe inventarit fillestar
- Çelja e arkave, bankave dhe monedhave
- Hartimi dhe regjistrimi i bilancit fillestar
- Kontrolli i bilancit fillestar dhe raportet verifikuese
NIVELI II – Niveli Baze
- Regjistrimi dhe administrimi i transaksioneve tregtare dhe financiare.
- Blerjet e mallrave dhe shërbimeve në lekë
- Shitjet, faturimi dhe arkëtimet
- Veprimet me arkën dhe bankën
- Blerjet dhe pagesat në monedha të huaja
- Shitjet dhe arkëtimet në monedha të huaja
- Ofertat, porositë dhe faturat proforma
- Porositë e furnizimit dhe administrimi i blerjeve
- Kthimet, anulimet, stornimet
- Verifikimi i transaksioneve dhe raportet kontabël
NIVELI III – Niveli Mesatar
- Administrimi i proceseve kontabël, inventarëve dhe detyrimeve.
- Veprimet sistemuese për TVSH-në
- Menaxhimi i inventarëve dhe metodat e kostos (FIFO dhe kosto mesatare)
- Lëvizjet e inventarëve ndërmjet magazinave
- Shitjet nga dyqanet dhe makinat në lëvizje
- Lëvizja e mjeteve monetare ndërmjet arkave dhe bankave
- Diferencat e kursit të këmbimit dhe rivlerësimi i zërave monetarë
- Blerjet e tjera dhe klasifikimi i shpenzimeve
- Listëpagesat, kontributet dhe regjistrimet kontabël
- Tatimet, taksat dhe pagesat përkatëse
NIVELI IV – Nivel I Avancuar
- Trajtimi i operacioneve komplekse dhe sektorëve të veçantë.
- Importet e mallrave dhe dokumentacioni doganor
- Importet e shërbimeve, TVSH-ja dhe tatimi në burim
- Eksportet e mallrave dhe regjistrimet përkatëse
- Prodhimi, recepturat dhe llogaritja e kostos së produkteve
- Aktivet afatgjata, amortizimi, përmirësimet dhe shitjet
- Parapagimet dhe regjistrimet përkatëse
- Kreditë bankare, këstet dhe overdrafti
- Veprimet me kapitalin e ortakëve
- Kontabiliteti i sektorit të ndërtimit
- Shpenzimet specifike, gjobat dhe trajtimi tatimor
- Qendrat e Kostos.Regjistrimi dhe shpërndarja e shpenzimeve sipas qendrave të kostos
- Hartimi i pasqyrave financiare
- Fitimi kontabël dhe fitimi fiscal
- Deklarata e tatimit mbi fitimin
- Mbyllja e vitit ushtrimor dhe çelja e vitit pasardhës
NIVELI V – Business Intelligence dhe Analiza e të Dhënave
- Përdorimi i Power BI dhe Inteligjencës Artificiale për analizën financiare.
- Eksportimi dhe strukturimi i të dhënave
- Importimi dhe transformimi i të dhënave në Power BI
- Modelimi i të dhënave financiare dhe kontabël
- Krijimi i treguesve financiarë dhe KPI-ve
- Ndërtimi i raporteve dhe dashboard-eve interaktive
- Analiza e kostove, shitjeve, inventarëve dhe rentabilitetit
NIVELI VI. Përdorimi i Inteligjencës Artificiale (AI)
Përparimet në Inteligjencën Artificiale (AI) mundësojnë një analizë më të thelluar të të dhënave financiare dhe operacionale. Ky modul përfshin:
- Ekstraktimin dhe përpunimin e të dhënave
- Aplikimin e AI për analizë të avancuar të të dhënave dhe nxjerrjen e modeleve financiare
- Përdorimin e algoritmeve të AI për të identifikuar tendenca dhe për të mbështetur vendimmarrjen strategjike
NIVELI VII-Çështje specifike
- Implementim fillestar
- Aktivet afatgjata, shitje, përmirësime, mirëmbajtje
- Listëpagesat. Llogaritjet dhe rregjistrimet përkatëse.
- Prodhimi i produkteve. Skemat kontabël dhe rregjistrimet përkatëse.
- Inventarët e bizneseve.
- Importet e mallrave dhe rregjistrimet e efekteve doganore.
- Veprimet sistemuese për tvsh-në.
- Hartimi i pasqyrave financiare.
- Analiza e raporteve.
- Mbyllja e vitit ushtrimor.
- Deklarata e tatim fitimit.
- Eksportet e mallrave dhe rregjistrimet përkatëse në program.
- Veprimet me kapitalin e ortakëve në program.
- Kostot e inventarëve. Analizat, llogaritjet dhe rregjistrimet në program.
- Tatim taksa. Rregjistrimet dhe pagesat.
- Notë debiti, anullime, kthime, notë krediti
- Kredi bankare. Rregjistrimet e kredisë dhe pagesat e kësteve.
- Overdrafti. Rregjistrimi i overdraftit dhe pagesat e komisioneve.
- Rivlerësim zerash monetar.
- Sektori i ndërtimit
- Importet e shërbimeve. Pagesa e tvsh-së. Tatimi në burim. Rregjistrimet përkatese në kontabilitet, selfcare dhe e-tax.
- Qendrat e kostos.
