Skip to content

Bits from ICTStore

EASYBOOKS

EASYBOOKS

Trajnim praktik për kontabilitetin dhe menaxhimin financiar

Mësoni të përdorni EasyBooks për të organizuar të dhënat financiare dhe për të ndjekur veprimet e biznesit. EasyBooks është një program kontabiliteti që mund të integrohet me sistemin e fiskalizimit, duke reduktuar rifutjen manuale të të dhënave. 

Në Trajnimiim.com, kursi lidh njohuritë kontabël me punën praktike në program. Përmes demonstrimeve dhe ushtrimeve, pjesëmarrësit mësojnë të regjistrojnë veprimet, të kontrollojnë të dhënat dhe të interpretojnë raportet.

Çfarë do të mësoni?

  • Organizimin fillestar: të dhënat e ndërmarrjes, planin kontabël dhe gjendjet fillestare.
  • Klientët dhe furnitorët: çeljen e kartelave dhe ndjekjen e detyrimeve e të drejtave.
  • Blerjet dhe shitjet: regjistrimin dhe kontrollin e faturave.
  • Arkën dhe bankën: pasqyrimin e arkëtimeve, pagesave dhe lëvizjeve monetare.
  • Regjistrimet kontabël: trajtimin e të ardhurave, shpenzimeve dhe veprimeve të përditshme.
  • Kontrollin dhe raportimin: verifikimin e gjendjeve dhe leximin e raporteve financiare.
  • Lidhjen me fiskalizimin: kontrollin e të dhënave të transferuara, sipas integrimit të disponueshëm.

Kujt i rekomandohet?

Ekonomistëve, kontabilistëve, specialistëve të financës, administratorëve të bizneseve dhe studentëve që kërkojnë aftësi praktike në përdorimin e programeve të kontabilitetit. Rekomandohen njohuri bazë në kontabilitet dhe Microsoft Excel.

Si zhvillohet trajnimi?

Trajnimi ndërthur shpjegimin me demonstrimin në program dhe ushtrime të udhëzuara. Një rast i simuluar biznesi e shoqëron pjesëmarrësin nga çelja e gjendjeve fillestare deri te kontrolli i regjistrimeve dhe raporteve.

Përmbajtja përshtatet sipas nivelit të pjesëmarrësit, funksioneve të aktivizuara dhe nevojave të biznesit.

Kontaktoni Trajnimiim.com për programin dhe formatin e trajnimit EasyBooks.

_______________________________________________________________________________________

Programi i Kursit 

Nga bazat e kontabilitetit të informatizuar te raportimi financiar, Power BI dhe Inteligjenca Artificiale.Programi i trajnimit  është organizuar në 7 module, që përfshijnë njohuritë fillestare, veprimet kontabël, proceset e avancuara dhe analizën e të dhënave financiare. Pjesëmarrësit mund të ndjekin programin sipas nivelit të njohurive dhe nevojave profesionale.

MODULI I – Bilanci Fillestar dhe Konfigurimi i Ndërmarrjes

Qëllimi: Njohja me sistemet e informacionit kontabël dhe përgatitja e të dhënave fillestare të ndërmarrjes.

Programi  i kursit:

  1. Zhvillimi i kontabilitetit dhe sistemeve kontabël të informacionit.
  2. Rëndësia e sistemeve të informacionit për biznesin.
  3. Komponentët e sistemeve të informacionit kontabël.
  4. Hartimi i bilancit fillestar: aktivet, detyrimet dhe kapitali.
  5. Çelja e ndërmarrjes dhe konfigurimi i parametrave fillestarë .
  6. Regjistrimi i bilancit fillestar dhe kursit të këmbimit.
  7. Gjenerimi dhe kontrolli i raporteve fillestare: bilanci, verifikuesit dhe inventarët.

MODULI II – Niveli Bazë

Qëllimi: Përvetësimi i funksionaliteteve kryesore të programit dhe regjistrimi i veprimeve të përditshme ekonomike dhe financiare.

Programi  i kursit:

  1. Administrimi dhe kategorizimi i artikujve.
  2. Regjistrimi i inventarit fillestar.
  3. Administrimi i llogarive bankare dhe arkave.
  4. Regjistrimi i klientëve dhe furnitorëve.
  5. Kursi i këmbimit dhe bilanci fillestar.
  6. Bilanci kontabël dhe raportet financiare.
  7. Regjistrimi i blerjeve në lek.
  8. Regjistrimi i shitjeve në lek.
  9. Arkëtimet dhe pagesat nëpërmjet bankës.
  10. Arkëtimet dhe pagesat nëpërmjet arkës.
  11. Blerjet dhe pagesat në monedha të huaja.
  12. Shitjet dhe arkëtimet në monedha të huaja.
  13. Ofertat, konvertimet, stornimet dhe pagesat.
  14. Porositë, proformat dhe konvertimi i dokumenteve.
  15. Porositë për furnizim, blerjet dhe regjistrimet përkatëse.

 

MODULI III – Niveli Mesatar

Qëllimi: Zhvillimi i aftësive për administrimin e inventarëve, trajtimin e TVSH-së dhe regjistrimin e veprimeve kontabël më të specializuara.

Programi  i kursit:

  1. Veprimet sistemuese të TVSH-së dhe regjistrimet përkatëse.
  2. Menaxhimi dhe vlerësimi i inventarëve: metoda FIFO dhe kostoja mesatare.
  3. Shitjet nga makinat në lëvizje dhe njësitë tregtare.
  4. Lëvizja e fondeve ndërmjet arkave dhe bankave për persona fizikë dhe shoqëri tregtare.
  5. Veprimet në monedha të huaja dhe diferencat nga kursi i këmbimit.
  6. Blerjet e tjera dhe trajtimi i tyre kontabël e tatimor.
  7. Recepturat e produkteve dhe llogaritja e kostos.
  8. Listëpagesat mujore, kontributet dhe regjistrimet kontabël.

 

MODULI IV – Niveli i Avancuar

Qëllimi: Trajtimi i proceseve komplekse kontabël, importeve, prodhimit, aktiveve afatgjata dhe përgatitjes së pasqyrave financiare.

Programi  i kursit:

  1. Blerjet nga importi, fleta doganore dhe regjistrimet kontabël.
  2. Prodhimi i produkteve dhe llogaritja e kostove.
  3. Aktivet afatgjata dhe amortizimi i tyre.
  4. Parapagimet e tatimit në burim dhe regjistrimet përkatëse.
  5. Easybooks, Selfcare dhe proceset e fiskalizimit.
  6. Kodi NACE dhe klasifikimi i aktiviteteve ekonomike.
  7. Regjistrimi dhe trajtimi tatimor i gjobave, shpenzimeve të pritje-përcjelljes dhe shpenzimeve të tjera.
  8. Parapagimet dhe sistemimet kontabël.
  9. Bilanci final, fitimi kontabël dhe fitimi fiskal.

 

MODULI V – Power BI 

Qëllimi: Analiza dhe vizualizimi i të dhënave financiare të eksportuara n, nëpërmjet Microsoft Power BI.

Programi  i kursit:

  1. Eksportimi i raporteve 
  2. Instalimi dhe konfigurimi i Power BI Desktop.
  3. Importimi dhe përpunimi i të dhënave financiare.
  4. Ndërtimi i tabelave, grafikëve dhe raporteve interaktive.
  5. Analiza e shitjeve, blerjeve, inventarëve dhe treguesve financiarë.
  6. Përditësimi i të dhënave dhe monitorimi i performancës së biznesit.

Trajnim plotësues: Power BI ofrohet edhe si kurs i veçantë në tri nivele: fillestar, mesatar dhe i avancuar.

MODULI VI – Inteligjenca Artificiale (AI) dhe Easybooks

Qëllimi: Përdorimi i mjeteve të Inteligjencës Artificiale për analizën e të dhënave kontabël dhe financiare dhe mbështetjen e vendimmarrjes.

Programi  i kursit:

  1. Eksportimi dhe përgatitja e të dhënave 
  2. Përdorimi i AI për analizën e raporteve financiare.
  3. Identifikimi i tendencave dhe modeleve në të dhënat financiare.
  4. Automatizimi i proceseve të analizës dhe raportimit.
  5. Analiza parashikuese e të ardhurave dhe shpenzimeve.
  6. Identifikimi dhe vlerësimi i risqeve financiare.
  7. Përdorimi i AI për përgatitjen e raporteve dhe rekomandimeve për vendimmarrje.

MODULI VII – Çështje Specifike

Qëllimi: Trajtimi praktik i situatave të veçanta kontabël, financiare dhe fiskale, sipas nevojave të profesionistëve dhe bizneseve.

Programi :

  1. Aktivet afatgjata: shitjet, përmirësimet dhe mirëmbajtja.
  2. Listëpagesat: llogaritjet dhe regjistrimet përkatëse.
  3. Prodhimi i produkteve dhe skemat kontabël.
  4. Administrimi dhe vlerësimi i inventarëve.
  5. Importet e mallrave dhe regjistrimi i detyrimeve doganore.
  6. Veprimet sistemuese të TVSH-së.
  7. Hartimi i pasqyrave financiare.
  8. Analiza e raporteve kontabël dhe financiare.
  9. Mbyllja e vitit ushtrimor.
  10. Përgatitja e të dhënave për deklaratën e tatimit mbi fitimin.
  11. Eksportet e mallrave dhe regjistrimet përkatëse.
  12. Veprimet me kapitalin e ortakëve.
  13. Analiza dhe llogaritja e kostove të inventarëve.
  14. Tatimet dhe taksat: regjistrimet dhe pagesat.
  15. Notat e debitit dhe kreditit, anulimet dhe kthimet.
  16. Kreditë bankare: regjistrimi dhe pagesat e kësteve.
  17. Overdrafti: regjistrimet, interesat dhe komisionet.
  18. Rivlerësimi i zërave monetarë në monedha të huaja.
  19. Kontabiliteti i sektorit të ndërtimit 
  20. Importet e shërbimeve: TVSH-ja, tatimi në burim dhe regjistrimet në Easybooks, Selfcare dhe e-Tax.

Regjistrohu në kursin