Skip to content

Trajnimiim.com

PSS ENTERPRISE

PSS ENTERPRISE

PSS Enterprise – Kontabilitet, Financë dhe Menaxhim Biznesi

Kursi PSS Enterprise synon të zhvillojë aftësitë praktike të pjesëmarrësve në përdorimin e software-it për kontabilitetin financiar, administrimin e proceseve të biznesit dhe analizën e të dhënave financiare.

Programi i trajnimit është strukturuar në nivele progresive, duke filluar nga konfigurimi i ndërmarrjes dhe regjistrimi i bilancit fillestar, deri te administrimi i operacioneve komplekse, hartimi i pasqyrave financiare dhe analiza e performancës së biznesit.

Nëpërmjet rasteve dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit do të zhvillojnë aftësi në:

  • Implementimin dhe konfigurimin fillestar të software-it.
  • Regjistrimin e transaksioneve tregtare dhe financiare.
  • Administrimin e klientëve, furnitorëve dhe inventarëve.
  • Trajtimin kontabël të proceseve specifike të biznesit.
  • Hartimin dhe interpretimin e raporteve financiare.
  • Analizën e të dhënave përmes Power BI dhe Inteligjencës Artificiale.

Trajnimi u drejtohet studentëve të ekonomisë, kontabilistëve, financierëve, administratorëve të bizneseve dhe profesionistëve që dëshirojnë të zhvillojnë ose të avancojnë kompetencat e tyre në kontabilitetin e informatizuar.

Pjesëmarrësit mund të përzgjedhin nivelin e trajnimit në përputhje me njohuritë paraprake, përvojën profesionale dhe objektivat individuale.

Trajnimiim.com – Nga regjistrimi i transaksioneve te analiza financiare dhe vendimmarrja.

 

PROGRAMI I TRAJNIMIT 

Kontabilitet Financiar, Menaxhim Biznesi dhe Analizë e të Dhënave

NIVELI I – Implementimi dhe Bilanci Fillestar

  1. Bazat e sistemeve të informacionit kontabël dhe konfigurimi i ndërmarrjes.
  2. Hyrje në sistemet e informacionit kontabël .
  3. Çelja e ndërmarrjes dhe konfigurimi i parametrave fillestarë
  4. Plani kontabël dhe organizimi i llogarive
  5. Çelja e klientëve, furnitorëve dhe gjendjeve fillestare
  6. Çelja e artikujve, magazinave dhe inventarit fillestar
  7. Çelja e arkave, bankave dhe monedhave
  8.  Hartimi dhe regjistrimi i bilancit fillestar
  9. Kontrolli i bilancit fillestar dhe raportet verifikuese

 

NIVELI II – Niveli Baze

  1. Regjistrimi dhe administrimi i transaksioneve tregtare dhe financiare.
  2. Blerjet e mallrave dhe shërbimeve në lekë
  3. Shitjet, faturimi dhe arkëtimet
  4. Veprimet me arkën dhe bankën
  5. Blerjet dhe pagesat në monedha të huaja
  6. Shitjet dhe arkëtimet në monedha të huaja
  7. Ofertat, porositë dhe faturat proforma
  8. Porositë e furnizimit dhe administrimi i blerjeve
  9. Kthimet, anulimet, stornimet
  10. Verifikimi i transaksioneve dhe raportet kontabël

 

NIVELI III – Niveli Mesatar

  1. Administrimi i proceseve kontabël, inventarëve dhe detyrimeve.
  2.  Veprimet sistemuese për TVSH-në
  3. Menaxhimi i inventarëve dhe metodat e kostos (FIFO dhe kosto mesatare)
  4. Lëvizjet e inventarëve ndërmjet magazinave
  5. Shitjet nga dyqanet dhe makinat në lëvizje
  6. Lëvizja e mjeteve monetare ndërmjet arkave dhe bankave
  7. Diferencat e kursit të këmbimit dhe rivlerësimi i zërave monetarë
  8. Blerjet e tjera dhe klasifikimi i shpenzimeve
  9. Listëpagesat, kontributet dhe regjistrimet kontabël
  10. Tatimet, taksat dhe pagesat përkatëse

NIVELI IV – Nivel I Avancuar

  1. Trajtimi i operacioneve komplekse dhe sektorëve të veçantë.
  2. Importet e mallrave dhe dokumentacioni doganor
  3. Importet e shërbimeve, TVSH-ja dhe tatimi në burim
  4. Eksportet e mallrave dhe regjistrimet përkatëse
  5. Prodhimi, recepturat dhe llogaritja e kostos së produkteve
  6. Aktivet afatgjata, amortizimi, përmirësimet dhe shitjet
  7. Parapagimet dhe regjistrimet përkatëse
  8. Kreditë bankare, këstet dhe overdrafti
  9. Veprimet me kapitalin e ortakëve
  10. Kontabiliteti i sektorit të ndërtimit
  11. Shpenzimet specifike, gjobat dhe trajtimi tatimor
  12. Hartimi i pasqyrave financiare
  13. Fitimi kontabël dhe fitimi fiscal
  14. Deklarata e tatimit mbi fitimin
  15. Mbyllja e vitit ushtrimor dhe çelja e vitit pasardhës

 

NIVELI V – Business Intelligence dhe Analiza e të Dhënave

  1. Përdorimi i Power BI dhe Inteligjencës Artificiale për analizën financiare.
  2. Eksportimi dhe strukturimi i të dhënave .
  3. Importimi dhe transformimi i të dhënave në Power BI
  4. Modelimi i të dhënave financiare dhe kontabël
  5. Krijimi i treguesve financiarë dhe KPI-ve
  6. Ndërtimi i raporteve dhe dashboard-eve interaktive
  7. Analiza e kostove, shitjeve, inventarëve dhe rentabilitetit

 

NIVELI VI. Përdorimi i Inteligjencës Artificiale (AI) 

Përparimet në Inteligjencën Artificiale (AI) mundësojnë një analizë më të thelluar të të dhënave financiare dhe operacionale. Ky modul përfshin:

 

  1. Ekstraktimin dhe përpunimin e të dhënave nga Parid SS.
  2. Aplikimin e AI për analizë të avancuar të të dhënave dhe nxjerrjen e modeleve financiare
  3. Përdorimin e algoritmeve të AI për të identifikuar tendenca dhe për të mbështetur vendimmarrjen strategjike

        NIVELI VII-Çështje specifike 

  1. Implementim fillestar në Parid Smart Solution
  2. Aktivet afatgjata, shitje, përmirësime, mirëmbajtje
  3. Listëpagesat. Llogaritjet dhe rregjistrimet përkatëse.
  4. Prodhimi i produkteve. Skemat kontabël dhe rregjistrimet përkatëse.
  5. Inventarët e bizneseve.
  6. Importet e mallrave dhe rregjistrimet e efekteve doganore.
  7. Veprimet sistemuese për tvsh-në.
  8. Hartimi i pasqyrave financiare.
  9. Analiza e raporteve.
  10. Mbyllja e vitit ushtrimor.
  11. Deklarata e tatim fitimit.
  12. Eksportet e mallrave dhe rregjistrimet përkatëse në program.
  13. Veprimet me kapitalin e ortakëve në program.
  14. Kostot e inventarëve. Analizat, llogaritjet dhe rregjistrimet në program.
  15. Tatim taksa. Rregjistrimet dhe pagesat.
  16. Notë debiti, anullime, kthime, notë krediti
  17. Kredi bankare. Rregjistrimet e kredisë dhe pagesat e kësteve.
  18. Overdrafti. Rregjistrimi i overdraftit dhe pagesat e komisioneve.
  19. Rivlerësim zerash monetar.
  20. Sektori i ndërtimit nëpërmjet Parid SS.
  21. Importet e shërbimeve. Pagesa e tvsh-së. Tatimi në burim. Rregjistrimet përkatese në kontabilitet, selfcare dhe e-tax.