Skip to content

Bits from ICTStore

Blog

News

EasyBooks për fillestarë – Si të nisni punën me një program kontabiliteti

EasyBooks për fillestarë – Si të nisni punën me një program kontabiliteti

Nëse studioni ekonomi, financë apo kontabilitet dhe ende nuk keni punuar në profesion, mund ta njihni teorinë e faturave dhe të pagesave, por të mos dini si regjistrohen ato në një program kontabiliteti. 

Kursi EasyBooks – Niveli bazë në Trajnimiim.com ju ndihmon ta bëni këtë lidhje përmes ushtrimeve praktike.

Çfarë mësoni në kursin EasyBooks për fillestarë?

Trajnimi nis me orientimin në program dhe vazhdon me veprimet e përditshme të një biznesi. Gjatë kursit do të mësoni të:

  • Orientoheni në menutë e EasyBooks dhe të gjeni funksionet që ju duhen.
  • Regjistroni klientë dhe furnitorë.
  • Regjistroni fatura blerjeje dhe shitjeje.
  • Pasqyroni arkëtime nga klientët dhe pagesa ndaj furnitorëve.
  • Kontrolloni gjendjen e klientëve dhe furnitorëve në raportet e programit.

Për shembull, nëse një klient blen me faturë dhe paguan vetëm një pjesë të saj, do të regjistroni fillimisht shitjen, më pas arkëtimin dhe në fund do të kontrolloni në raport sa mbetet për t’u arkëtuar. Kështu kuptoni si lidhen veprimet që kryeni në program me situatën financiare të biznesit.

Për kë është kursi?

Kursi është për studentët e ekonomisë, financës dhe kontabilitetit, të sapodiplomuarit që po përgatiten për praktikën ose punën e parë, si edhe për këdo që dëshiron të mësojë EasyBooks nga fillimi. Njohuritë bazë të kontabilitetit ju ndihmojnë të ndiqni ushtrimet, ndërsa përvoja e mëparshme me EasyBooks nuk kërkohet. Ofertë e personalizuar për cdo klient.

 

Kurs falas për studentët e Universitetit të Vlorës

Trajnimiim.com ofron falas kursin EasyBooks – Niveli bazë për studentët e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, nga 1 nëntori 2026 deri më 31 janar 2027. Në përfundim të kursit, studentët marrin Certifikim për EasyBooks.

Dëshironi të nisni nga bazat? Shihni programin dhe informacionin për regjistrim në faqen e kursit.

Shiko kursin EasyBooks – Niveli bazë