Skip to content

Bits from ICTStore

Blog

International

Konfigurimi i Klasës Dixhitale – Si të hyni në LAB

Konfigurimi i Klasës Dixhitale – Si të hyni në LAB

Pasi të regjistroheni në një kurs në Klasën Dixhitale, ne ju dërgojmë emrin e përdoruesit (Username) dhe fjalëkalimin (Password). Me të njëjtat të dhëna mund të hyni në LAB nga aplikacioni Moodle ose nga faqja Trajnimiim.com.

Mënyra 1 – Hyrja nga aplikacioni Moodle

  1. Instaloni aplikacionin Moodle në telefon ose tablet nga Google Play ose App Store.

  2. Lidhni aplikacionin me LAB. Hapni Moodle dhe, kur t’ju kërkojë adresën e platformës, shkruani https://qendertrajnimi.trajnimiim.com.

  3. Hyni në llogarinë tuaj. Vendosni Username dhe Password që ju kemi dërguar dhe shtypni Log in.

  4. Hapni kursin tuaj dhe zgjidhni mësimin e parë.

Mënyra 2 – Hyrja nga Trajnimiim.com

  1. Hapni faqen Trajnimiim.com në shfletuesin e telefonit ose të kompjuterit.

  2. Klikoni te LAB në menunë e faqes.

  3. Vendosni Username dhe Password sipas udhëzimeve që keni marrë dhe klikoni Log in.

  4. Hapni kursin ku jeni regjistruar dhe nisni mësimin e parë.

Çfarë të bëni nëse kursi nuk shfaqet?

Nëse hyni në LAB, por kursi nuk ju shfaqet, na shkruani duke treguar emrin e kursit dhe adresën e emailit që përdorët për regjistrim. Kontaktoni Trajnimi Im