Cili do te ishte plani i trajnimit?
Cili është plani i trajnimit?
Përcaktoni objektivin, zgjidhni programin dhe organizoni mënyrën si do të mësoni.
Plani i trajnimit ju ndihmon të kuptoni nga duhet të filloni, cilat tema ju nevojiten dhe si do t’i zbatoni njohuritë në praktikë. Në Trajnimiim.com, orientimi fillon nga qëllimi juaj dhe njohuritë që zotëroni.
1. Na tregoni çfarë dëshironi të arrini
Përpara se të zgjidhni kursin, përcaktoni nevojën tuaj. A dëshironi të përgatiteni për punësim, të përdorni një program të ri apo të përmirësoni një proces në biznes?
Për të kërkuar orientim, na tregoni:
-
Profesionin ose pozicionin ku synoni të punoni.
-
Njohuritë dhe përvojën që keni.
-
Programin ose procesin që dëshironi të mësoni.
-
Vështirësitë që hasni në praktikë.
Sa më konkret të jetë objektivi, aq më lehtë përcaktohet përmbajtja e nevojshme.
2. Njihuni me programin e kursit
Lexoni programin për të parë temat, nivelin dhe njohuritë paraprake që kërkohen. Kontrolloni nëse kursi përfshin aftësitë që ju nevojiten.
Nëse jeni fillestar, filloni me bazat. Nëse keni përvojë, mund të orientoheni drejt një niveli më të lartë ose një teme të specializuar.
Për shembull, për të përdorur një program kontabël duhet të kuptoni edhe dokumentet dhe veprimet që do të regjistroni në të.
3. Zgjidhni formën e trajnimit
Trajnim individual — Private Training
Për një pjesëmarrës që kërkon program dhe ritëm të përshtatur me nevojat e veta.
Trajnim me 2–3 pjesëmarrës — Semi-Private Training
Për pjesëmarrës me nivel dhe objektiva të përafërt, që dëshirojnë të mësojnë së bashku.
Trajnim në grup
Për ata që dëshirojnë të ndjekin programin sipas kalendarit dhe ritmit të grupit.
Kurs me ritëm individual — Self-Paced Course
Për ata që preferojnë të mësojnë përmes materialeve të regjistruara dhe të organizojnë vetë kohën, brenda kushteve të aksesit.
Format e disponueshme përcaktohen në përshkrimin e secilit kurs.
4. Planifikoni kohën për mësim dhe praktikë
Përcaktoni oraret që mund të ndiqni rregullisht. Përveç seancave, lini kohë për ushtrime, përsëritje dhe punë të pavarur.
Në trajnimet në kohë reale, njihuni paraprakisht me kalendarin. Në kurset me ritëm individual, kontrolloni afatin e aksesit dhe krijoni një plan javor studimi.
5. Sqaroni kushtet përpara regjistrimit
Përpara se të konfirmoni pjesëmarrjen, sigurohuni që keni informacion për:
-
Programin dhe nivelin e kursit.
-
Formën e zhvillimit dhe kohëzgjatjen.
-
Tarifën dhe mënyrën e pagesës.
-
Materialet dhe afatin e aksesit.
-
Pajisjet ose programet që ju nevojiten.
-
Kushtet e përfundimit dhe të certifikimit, kur parashikohet.
Pas sqarimit të këtyre pikave, mund të vazhdoni me regjistrimin sipas udhëzimeve të kursit.
6. Ndiqni programin dhe vlerësoni përparimin
Gjatë trajnimit, kryeni ushtrimet dhe mbani shënim pyetjet. Pas çdo teme, provoni nëse mund ta realizoni vetë procesin e shpjeguar.
Nëse hasni vështirësi, identifikoni hapin ku ngecni dhe rikthehuni te konceptet përkatëse. Praktika e vazhdueshme ju ndihmon të kaloni nga njohja e një procedure te përdorimi i saj në punë.
Filloni me objektivin tuaj
Na shkruani çfarë dëshironi të mësoni dhe cilat njohuri keni aktualisht. Këto të dhëna na ndihmojnë t’ju orientojmë drejt programit dhe formës së përshtatshme të trajnimit.
