QuickBooks – Niveli Bazë | Basic Level
QUICKBOOKS
Niveli Bazë | Basic Level
Trajnim praktik online në shqip dhe anglisht
Practical online training in Albanian and English
QuickBooks – Niveli Bazë
Mësoni hap pas hapi të përdorni QuickBooks për organizimin e kontabilitetit dhe regjistrimin e veprimeve të përditshme të biznesit. Trajnimi fillon me njohjen e programit, vazhdon me gjendjet fillestare dhe përfundon me kontrollin e inventarit dhe raportet bazë.
Kohëzgjatja: 12 orë
Seancat: 10 seanca | 4 javë
Gjuha e trajnimit: Shqip
Formati: Online në kohë reale
Për kë rekomandohet kursi?
Kursi rekomandohet për studentë të ekonomisë, ekonomistë, kontabilistë, administratorë biznesesh dhe individë që nisin punën në QuickBooks. Njohuritë fillestare të kontabilitetit dhe përdorimit të kompjuterit ndihmojnë në ndjekjen e ushtrimeve.
Programi i trajnimit
Pjesa I – Njohja me programin
- Hyrje në QuickBooks dhe njohja me ndërfaqen e programit.
- Plani kontabël – krijimi dhe organizimi i llogarive.
- Çelja dhe konfigurimi i artikujve.
Pjesa II – Gjendjet fillestare
- Regjistrimi i inventarit fillestar.
- Çelja e arkës dhe regjistrimi i gjendjes fillestare.
- Çelja e llogarive bankare dhe regjistrimi i gjendjeve fillestare.
- Çelja e klientëve dhe regjistrimi i gjendjeve fillestare.
- Çelja e furnitorëve dhe regjistrimi i gjendjeve fillestare.
- Konfigurimi dhe sistemimi i bilancit fillestar.
Pjesa III – Veprimet dhe raportimi
- Faturimet – regjistrimi i blerjeve dhe shitjeve.
- Regjistrimi dhe klasifikimi i shpenzimeve.
- Veprimet bankare në monedhën bazë.
- Menaxhimi dhe kontrolli i inventarit.
- Gjenerimi dhe interpretimi i raporteve bazë.
Çfarë do të mund të bëni pas trajnimit?
Do të zhvilloni aftësi për të organizuar të dhënat fillestare në QuickBooks, për të regjistruar blerjet, shitjet dhe shpenzimet, për të ndjekur arkën, bankën dhe inventarin, si edhe për të lexuar raportet bazë.
Si zhvillohet trajnimi?
Seancat online në kohë reale ndërthurin demonstrimet në program me ushtrime të drejtuara dhe raste praktike biznesi. Versioni i QuickBooks dhe kërkesat për akses në program konfirmohen përpara regjistrimit.
Certifikimi
Pas përfundimit të suksesshëm, pjesëmarrësit pajisen me Certifikatë Përfundimi nga Qendra e Trajnimit “Trajnimi Im”, për nivelin dhe programin e ndjekur.
Kërkoni informacion për regjistrimin
Na kontaktoni për oraret, tarifat dhe grupet e reja të kursit QuickBooks – Niveli Bazë në shqip.
Kërkoni informacion në WhatsAppQuickBooks – Basic Level
Learn step by step how to use QuickBooks to organise accounting records and process everyday business transactions. Training starts with an introduction to the software, continues with opening balances, and concludes with inventory control and basic reports.
Duration: 12 hours
Sessions: 8 sessions of 1.5 hours each
Training language: English
Format: Live online training
Who Is This Course For?
This course is recommended for economics students, economists, accountants, business administrators and individuals starting to use QuickBooks. Basic accounting knowledge and computer skills will help participants follow the practical exercises.
Training Programme
Part I – Getting Started
- Introduction to QuickBooks and navigating the software interface.
- Chart of Accounts – creating and organising accounts.
- Creating and configuring items.
Part II – Opening Balances
- Recording opening inventory.
- Setting up the cash account and recording its opening balance.
- Setting up bank accounts and recording opening balances.
- Creating customer records and recording opening balances.
- Creating vendor records and recording opening balances.
- Setting up and adjusting the opening balance sheet.
Part III – Transactions & Reporting
- Invoicing – recording purchases and sales.
- Recording and classifying expenses.
- Banking transactions in the base currency.
- Inventory management and control.
- Generating and interpreting basic reports.
Learning Outcomes
Develop the skills to organise opening records in QuickBooks, record purchases, sales and expenses, monitor cash, bank accounts and inventory, and understand basic reports.
How Is Training Delivered?
Live online sessions combine software demonstrations with guided exercises and practical business examples. The QuickBooks edition and software access requirements are confirmed before enrolment.
Certificate of Completion
Upon successful completion, participants receive a Certificate of Completion issued by the “Trajnimi Im” Training Centre for the programme and level attended.
Enquire About This Course
Contact us for schedules, fees and upcoming QuickBooks Basic Level groups taught in English.
Enquire on WhatsApp← Explore All QuickBooks Levels
