QUICKBOOKS, NIVEL MESATAR
QUICKBOOKS, NIVELI – MESATAR
Ky trajnim ofrohet ne shqip
Kohëzgjatja e kursit: 9 orë
Sesionet e trajnimit: 6 sesione (nga 1,5 orë secili)
Gjuha e trajnimit: Shqip
Formati i trajnimit: Trajnim online drejtpërdrejt
Kujt i rekomandohet?
Ky nivel rekomandohet për ekonomistë, kontabilistë dhe profesionistë që zotërojnë njohuritë bazë të QuickBooks dhe dëshirojnë të përdorin programin për menaxhimin e transaksioneve financiare të bizneseve që operojnë në Shqipëri, përfshirë aktivitetet e importit dhe transaksionet në valuta të huaja.
Programi mësimor
- Blerjet dhe pagesat në monedha të huaja.
- Blerjet nga jashtë dhe regjistrimi kontabël i importeve.
- Konfigurimi dhe përshtatja e planit kontabël shqiptar.
- TVSH-ja dhe veprimet sistemuese sipas planit kontabël shqiptar.
- Administrimi i klientëve dhe furnitorëve – Accounts Receivable (AR) dhe Accounts Payable (AP).
- Përgatitja dhe personalizimi i raporteve të avancuara.
Rezultati i trajnimit:
Pjesëmarrësit zhvillojnë aftësi për trajtimin e transaksioneve ndërkombëtare, konfigurimin e TVSH-së, administrimin e kërkesave për arkëtim dhe detyrimeve, si dhe përgatitjen e raporteve financiare më të detajuara.
